Aksident në Korçë-Pogradec, humb jetën 21-vjeçarja

J L

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Korçë-Pogradec.

Viktimë ka mbetur një vajzë 21-vjeçare, e identifikuar si Silva Xhuti.

Aksidenti është shënuar në afërsi të fshatit Vloçisht, ndërsa policia raporton se e reja është përplasur nga një mjet i tipit “Toyota”, që drejtohej nga një 73-vjeçar, shtetas grek.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • KAFSHE

    QE NGELET DUKE KAFSHUAR JETET

    NE ATE VEND KU POLICAT BARKDEERRA

    DIJNE VETEM TI KNAQEN PERIMETRIT TE BARKUT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *