Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është shprehur i zhgënjyer me vendimin e BE për shtyrjen e çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në tetor. Në një intervistë me Skype për Euronews, Bushati I cili ka qenë edhe një nga kryenegociatorët kyç për kërkesën e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian ka akuzuar shtetet anëtare për mosmbajtjen e premtimeve mbi kalendarin e pranimit.
“Unë do të doja të shprehja zhgënjimin tim ndaj vendeve anëtare të BE, të cilat nuk iu përmbajtën konkluzioneve te qershorit të vitit 2018, ku u përcaktua rruga për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në bazë të këtyre konkluzioneve, qershori i vitit 2019 do të ishte momenti kur do vendosej data për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Është e qartë që pozicioni i disa vendeve anëtare po bëhet më i ftohtë, për të mos thënë armiqësor, për arsye të tyre të brendshme, në lidhje me politikën e zgjerimit.”
I pyetur edhe për krizën politike në vend dhe protestat e opozitës, Bushati është shprehur se palët duhet t’i japin përparësi agjendës kombëtare të integrimit, përmes kompromisit.
“Unë besoj se protestat janë shprehje e demokracisë. Në disa raste ne shohim protesta dhe në vende tjera të BE. Nga ana tjetër, dhuna është dënuar dhe ka nevojë të dënohet. Mbi të gjitha, nga ata politikanë e forca politike që e kanë mbështetur atë si instrument. Mendoj se ka rëndësi të madhe që të gjitha forcat politike të tregojnë pëegjegjshmëri, sepse kur flasim për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kjo është një çështje kombëtare dhe prioritet kombëtar.”
Ish-ministri nënvizoi se pavarësisht shtyrjes së negociatave, Shqipëria do të vijojë me reformat konsoliduese dhe luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.
b.b/dita

Flet per premtim antari i bandes se “rilindjes”,qe mashtrimin e kan si baze te ideologjise se tyre!Çfar premtimi ka mbajtur deri tani
banda e”rilindjes” dhe kryemafiozi Edvin Escobar D’Rama?”Mashtro BE-n,mashtro popullin shqiptare.Me 25.10.2013:”Do te ndalen
edhe bastet online,700 milion USD shkojne jasht vendit”.Tetor 2013 “Rilindja”premtoi legalizimin atyre qe kishin ndertuar pa leje,
por nuk legalizuan as ata qe kane tapi qindra vjeçare,duke i nxjerr dhjetra probleme,duke sjelle probleme me rinovimin e tapive te
vjetra te shtepive.”Rilindja”premtoi,se do te reduktonte dhe zhdukte krimin vetem ne 100 ditet e para te qeverisjes.Po ndodhi e kunderta,kriminaliteti u shtua,dhe droga u shumfishua.Dhe jo vetem kjo,por edhe vete Ministri i Brendeshem u implikua me
bandat e droges.Rama premtoi 300 mije vende te reja pune per mandatin pare,Ahmetaj premtoi 250 mije vende pune ne mandatin
e dyte!”Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende pune në harkun kohor 2010-2017,konfirmon Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC).
Dhe keto vende pune “jan hapur”ne sektorin publik(pak ne bujqesi),qe ne fakt ishin ndrrim vendesh te milianteve te PD-s me ata
te PS-s.Pese(5) miliard Dollare investim,dhe 70 mije te punesuar do te premtonte(mashtronte)per Portin e Karpenit Ministrja Milva
Ekonomi ne Korrik 2016.Pra ,”Rilindja”ka premtuar afro 600 mije vende te reja pune,por ne te vertete ka ndodhur e kunderta.
Prandaj edhe emigrimi i shqiptareve ne kohen e Rames,ka qene me i madhi mbas emigrimit masiv 1990-1991.Dhe ky trapi,qe
Edvin D’Rama e flaku si leter higjenike,flet per premtime,I pabesi e konsumon me shumice fjalen BESE.
Shqiperia uropiane