Fushata e kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot në takim me banorët e Njësisë 11 në zonën e Laprakës, ku ai bëri një bilanc të punëve të kryera në këto 4 vite, si dhe prezantoi disa nga punët e mira që e presin këtë zonë edhe në mandatin tjetër.
Veliaj u shpreh se vinte sot në këtë Njësi me kokën lart pasi, jo vetëm që ajo kishte përfituar buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë, por me punë është prekur çdo lagje e saj. “Vijmë sot me kokën lart, vijmë duke i parë njerëzit në sy, vijmë sot të mbushur me krenari se po thuajse në çdo cep të njësisë 11 kemi prekur diçka me dorë, kemi përmirësuar diçka, kanë marrë gjerat për mirë”, tha Veliaj.
Por ai theksoi se ndërsa bashkia ka punuar çdo ditë, opozita është përpjekur me çdo mënyrë për të bllokuar çdo projekt që sjell më shumë mirëqenie dhe lehtësira për qytetarët. E tillë tha ishte edhe përpjekja dhe angazhimi i opozitës për të penguar projektin kësaj shkolle në Kodër Kamzës.
“Jo të gjithë e donin shkollën në Kodër-Kamëz, i patë helmet e Saliut për shkollën në Kodër Kamzës. E patë si çoi dhëndrin që të bllokonte shkollën në Kodër-Kamzëz. Ndaj Saliu, Luli, llondri, kunati, Mona, Likja nuk vijnë dot me kokën lart në Kodër- Kamzë. Erdhi llondri dhe tha nuk dum shkollë se kemi inat kalamajte. Unë kam parë 9 vjeçare të frikësohen nga universitet, por s’kisha parë ndonjëherë universitet që të frikësohet nga 9 vjeçarja.
Pasi llondri nuk e çau dot bllokimin e shkollës, doli baba Likja dhe tha të respektohet autonomia e universiteteve, të respektohen distancat. Likja, ky që bllokon çdo punë në këtë qytet, çdo progres në këtë vend, çdo avancim me dekret. Në fakt këta funksionojnë si bandë kudo, njëra që bën krimin në rrugë dhe njëra që bën krimin me letra.
Për çdo punë të mirë nëse është një shkollë, nëse është një kënd lojërash apo nëse janë zgjedhjet, rrugaçët në rrugë dhe Likja me dekret. Kush mendon që zjarrvënia e shkollave filloi pardje me Voltanën e ka gabim, këta kanë bllokuar çdo projekt tonin për hapur një shkollë”, u shpreh Veliaj.
b.b/dita

SI I LEN TE GJALL AI POPULL KTO SHKERDHATA
ANTISHQIPTARE E VAZHDON I BEN SEHIR !!!!!
PRANDAJ S#JA BO ZOTI MBAR JETEN SHQIPTARIT HEJ !!!!!!!!!!!!!!!
Z. Veliaj ! Kam muaj e vite,mbase, qe m’u tha gerrmazi
duke i quajtur kete katershe si gjemen me te madhe te
Shqiperise pergjate ketyre afro 30 vjeteve gjoja te de-
mokracise qe faktikisht ka sunduar nje anarkizem spe-
cifik te “amalgamuar” me doza te theksuara bajraktariz-
mit, te Kanunit dhe primitivizmit shpellar . Berisha- Meta,
perbejne binomin me pervers te shoqerise shqiptare, te
cilet permes marrjes se pushtetit arriten te shtrijne kthe-
trat e tyre ne pasurine e shqiptareve ,e vodhen dhe e
plackiten Shqiperine duke perdorur metoda dhe rruge te
ndyra makiaveliste, sipas te cilave “Qellimi justifikon mje-
tin” dhe per Berishen dhe Meten kjo “sentence” eshte be-
re natyre e dyte gjate ketyre tri dekadave. Slloganet e
tyre: “Zgjedhje te lira dhe te ndershme” nuk kane fare li-
dhje me kete. Quintesenca e gjithe kesaj katraure qe po
ben opozita sot eshte e lidhur ngushte vetem dhe eks-
kluvisht jo me me Reformen ne Drejtesi por me dy orga-
nizma qe jane ne prag te konstituimit te SPAK-ut dhe
BHK- s , te cilat do te testojne te gjithe kupolen politike
shqiptare dhe ketu perfshihen jo vetem Berisha- Meta-
Basha, po se po por edhe vete kryeministri aktual. Pra,
Vettingu nuk do te kurseje askend,asnje politikan majtas
dhe djathtas.