Gjyqi i 1977-s: Shteti komunist akuzon grupin e Abdyl Këllezit për shkatërrimin e NB Vorë

anazapta
Vasil Kati e Kico Ngjela ne gjyq

Vazhdim i seancës, prokurori Rrapi Mino lexon:

(Bazuar ne dosjen origjinale gjyqesore të gjyqit, maj 1977)

Prokurori Rrapo Mino, i akuzon Abdyl Këllezin, Koço Theodhosin, Kiço Ngjelën dhe Vasil Katin për “Sabotimin me dashje në ekonomi nëpërmjet decentralizimit, shtimin e organikave të aparateve, krijimin e shumë ndërmarrjeve të panevojshme me objekt rënien e prodhimit dhe bashkërendimin në konspiracion të plotë të veprimtarisë së tyre me grupin e kulturës të kryesuar nga Fadil Paçrami dhe grupin e gjeneralëve në ushtri, të kryesuar nga Beqir Balluku. Prokurori Mini, krahas deklaratave të dëshmitarëve, në vlerën e provës për fajësinë e pretenduar të të akuzuarve, sjellë dhe dëshmitë e Këllezit, Theodhosit, Ngjelës e Katit, dhënë gjatë procesit të hetimit të çështjes. Duke renditur shifra e fakte të sabotimit ekonomik si pasojë e veprimtarisë armiqësore të të akuzuarve në Ndërmarrjen Bujqësore të Vorës, akuza thekson para trupit gjykues se “provat që sjellim, janë pranuar dhe nga të akuzuarit”. Pjesë të pretencës në vazhdim janë lexuar në seancën gjyqësore të datës 3 maj 1977, në një proces me dyer të mbyllura… 

 

SHKATËRRIMI I NDËRMARRJEVE

Sipas Kryeprokurorit Rrapi Mino, “Mbështetur në provat dhe dëshmitë e administruara, përfshi dhe pohimet e të pandehurve, bashkëpunëtori më i afërt dhe njeri më besnik i Abdyl Këllezit, kreut të grupit armiqësor, ishte Koço Theodhosi”, të cilët hartonin planet e sabotimit dhe udhëhiqnin konkretisht me njerëzit e tyre realizimin e sabotimeve në ekonomi, kryesisht në fushën e industrisë.

Vasil Kati e Kico Ngjela ne gjyq
Vasil Kati e Kico Ngjela ne gjyq

Prokurori Rrapi Mino: Veprimet e të pandehurve Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil Kati, janë qëndrime të hapura armiqësore, që kanë cenuar rëndë udhëheqjen e decentralizuar, ndërtimin e organeve dhe organizmave të drejtimit ekonomik në sistemin e diktaturës së proletariatit”. Në funksion të kësaj akuze të rëndë mbi të pandehurit, Prokurori sjellë si provë dëshmitë e Këllezit e Theodhosit, dhënë (pranuar) gjatë hetimit. “Duke pohuar këtë veprimtari kriminale dhe duke vënë në dukje qëllimet e vërteta të sajë, i pandehuri Abdyl Këllezi pranoi: ‘Më kujtohet se nga muajt e fundit të vitit 1970, si në zyrën time, dhe në zyrën e Koço Theodhosit kemi biseduar si të manovronim për të mos vënë në jetë vendimet e Partisë e të Qeverisë për shkurtimin e aparateve. Koço ka qenë i pari që më ka thënë se ishte i mendimit që goditjen e drejtimit të centralizuar ta bënte direkt në ministrinë që drejtonte. E biseduam me Koçon që nën pretekstin e shkurtimit të hallkave të tepërta në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave të përgatisnim një projekt për krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës… Koço ngulte këmbë që kuota e valutës ti jepej e veçantë naftës direkt nga Qeveria, duke i dhënë në këtë fushë plotësisht një decentralizim vetë administrues. Me insistimin, gjithmonë të Koços, munda të fus formulimin që kjo drejtori të lidhej direkt vetë nëpërmjet ndërmarrjeve të Tregtisë së Jashtme me firmat e huaja… Pas krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës, unë së bashku me Koçon propozuam për krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të kromit, bakrit dhe mekanikës bujqësore’”.

 

“THEODHOSI E KATI PRANOJNË FAJËSINE”

Në vazhdim, akuza konfirmon se nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes u vërtetua se e gjithë kjo veprimtari sabotimi në shkallë të gjerë, të gjithë të pandehurit i bashkonte vetëm një qëllim i vetëm, që ishte puna armiqësore. Për këtë, Akuza sjell para trupit gjykues pohimet e të pandehurve Koço Theodhosi e Vasil Kati:

 Koço Theodhosi: “Realizimi i pikëpamjes armiqësore për decentralizimin e ekonomisë dhe futjen e saj në rrugën e vetë administrimit revizionist, unë dhe Abdyl Këllezi e kemi intensifikuar pas vitit 1969… Bashkërisht hoqëm nga Ministria e Industrisë dhe Minierave mjaft drejtori, krijuam drejtori qendrore me cikël të mbyllur, të cilat në kundërshtim me direktivat u dhamë kompetenca që të vepronin vetë duke krijuar kështu ‘ministri të vogla’ që ‘nuk vareshin e kontrolloheshin fare nga Ministria’”.

Vasil Kati: “Duke u nisur nga qëllimet antiparti të decentralizimit, ne lamë në kompetencën e Ndërmarrjeve të Tregtisë së Jashtme realizimin e  kuotave të importit të aprovuara nga Qeveria për çdo dikaster…. Unë, Kiço Ngjela dhe Ahmet Jegeni, ju kundërvumë ligjeve të shtetit, futëm metoda të vetë administrimit revizionist, duke sjellë dëm të madh”.

 

SHKATËRRUAN INDUSTRINË

Akuza në vazhdim thekson se provat e mbledhura për të pandehurit, vërtetuan se kjo veprimtari kriminale e të pandehurve, u realizua si në disa ndërmarrje ekonomike që lidheshin direkt me prodhimin, ashtu edhe në disa organe qendrore që armiqtë drejtonin. Fryt i punës së tyre armiqësore -vazhdon akuza- ishte shkëputja nga disa uzina në emër të gjoja specializimit të disa reparteve e linjave dhe ngritja e tyre në uzina të veçanta, ndërsa në drejtimin e dytë, shtimi pranë dikastereve i hallkave, degëve dhe sektorëve të veçantë, jashtë strukturave të aprovuara. Ja si deponojnë të pandehurit për këtë:

Abdyl Këllezi, lidhur me këtë deklaroi në hetuesi: Me pretekstin e hapjes së fronteve të reja të punës kam ecur në rrugën e copëzimit të ekonomisë, si gjatë viteve kur kam qenë në Tiranë dhe akoma më shumë kur kam drejtuar Komisionin e Planit të Shtetit. Unë kam orientuar për krijimin e shumë ndërmarrjeve, reparteve e linjave të panevojshme, paralele e jo stabile për të decentralizuar prodhimin’.

Koço Theodhosi deponoi: ‘Sabotimin e luftës kundër burokratizmit e kam realizuar nëpërmjet shtimit të hallkave dhe personelit jo prodhues në Ministrinë e Industrisë e të Minierave dhe më shumë se sa brenda ministrisë, këtë sabotim e kam kryer në shtimin e numrit të disa ndërmarrjeve që ishin jashtë ministrisë, në shtimin e byrove teknologjike, etj… Në këto sabotime kam qenë i përbashkët me Abdyl Këllezin, sepse shpesh herë kemi biseduar dhe kemi pasur mendim të njëjtë’”.

 

SABOTIMI NË NB VORË

Në vazhdim, akuza rendit prova konkrete për fajësinë e katër të pandehurve nëpërmjet sabotimit ekonomik, në rastin konkret, në Ndërmarrjen Bujqësore të Vorës në Tiranë.

Prokurori Mino akuzon para trupit gjykues: “Si hetimi paraprak, ashtu edhe ai gjyqësor vërtetoi se krijimi i ndërmarrjeve të pavarura në hozrashot të plotë, jashtë centralizimit të tyre, dhe kritereve socialiste të drejtimit të ndërmarrjeve, ka qenë gjithmonë i lidhur me pasoja të rënda për ekonominë. Se çfarë rezultatesh pati kjo veprimtari do të mjaftonte të vinim në dukje dëmet që i erdhën ekonomisë bujqësore NB Vorë, ku si pasojë e marrjes në administrim nga ndërmarrje të rrjetit të shitjes, të frutave, perimeve, mënxave, të përpunimit të frutave, përpunimit të produkteve, vendosjes së çmimeve etj, ndërmarrja në fjalë doli brenda një viti me një humbje prej 14.000.000 lekë. Po këto pasoja të punës armiqësore sabotuese patën edhe Ndërmarrja ‘Gjergj Dimitrov’, kooperativa bujqësore Vorë, etj, ku në mënyrë të ndjeshme ra vlera e ditës së punës, u dëmtua prodhimi i drithërave të bukës, pasi krahët e punës u përqendruan kryesisht në sektorët jo prodhues”.

 

FRYRJE E ORGANIKAVE

Në vazhdim, akuza rendit prova për veprimtarinë armiqësore nëpërmjet fryrjes së organikave të institucioneve shtetërore, shtimin e pamotivuar në të gjithë sektorët prodhues e jo prodhues, duke dëmtuar rëndë ekonominë e vendit, nëpërmjet uljes së të ardhurave. Referuar statistikave, njëkohësisht dhe prova për veprimtarinë armiqësore të katër të akuzuarve, sillet shtimi i organikave në harkun kohor të katër viteve(1970-1974) deri në 22 për qind….

Prokurori Rrapi Mino:”Provat e administruara në ç’është argumentuan se për të krijuar kudo një administratë të fryrë dhe të rënduar, këta armiq, bënë me ndërgjegje të plotë, çdo përpjekje që personeli nëpunës, jo prodhues, të rritet në mënyrë të rrezikshme. Se çfarë për pjesëtimesh mori kjo rritje, do të mjaftonte të vihej në dukje fakti se ndërsa në vitin 1974 ndaj vitit 1970, numri i punonjësve prodhues u rrit në total 22.5 %. Përkundrazi, ai i personelit drejtues tekniko-ekonomik dhe administrativ shënonte një rritje prej 37.5%.  Duke fryrë aparatet administrative dhe ato ekonomike, të pandehurit Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela dhe Vasil kati kanë synuar që këto aparate ti vinin mbi masat punonjëse, ti burokratizonin, me qëllim që të përhapnin liberalizëm dhe konfuzion në veprimtarinë e organeve shtetërore dhe ekonomike, të krijonin shthurje dhe anomali për dëmtimin e drejtpërdrejtë të ekonomisë së vendit tonë.

Ja si deponon i pandehuri Koço Theodhosi për këtë: ‘Unë në sektorët ku kam drejtuar, ngrita aparate të fryra, si byro teknologjike apo institucione shkencore e studimore, të cilat në vend që të bëheshin ndihmuese të klasës punëtore, u bënë pengesë. Në këto Byro e institute jo vetëm që grumbulluam numër të madh specialistësh, por ata ishin nga më të mirët që hoqëm nga prodhimi. Për këto fryrje burokratike që unë kam bërë në sektorin e Industrisë e Minierave, kam biseduar edhe me Abdyl Këllezin, i cili ka aprovuar mendimet e mia’.

Abdyl Këllezi, për këtë problem deponoi: ‘Koço Theodhosi, në biseda me mua, jo vetëm që përkrahte fryrjen e byrove teknologjike, por kërkonte që të fusnim sa më shumë në këto inxhinierë e specialistë të tjerë me synime armiqësore për të copëtuar prodhimin e për të fryrë ndërmarrjet me personel administrativ të panevojshëm’… Pikërisht, në këto pasoja duhet shikuar rrezikshmëria e madhe shoqërore e armiqve Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil kati dhe është që për këto arsye, që ndaj veprës sabotuese të kryer, ndëshkimi sipas ligjit duhet të jetë më i rreptë”.

 

URDHËRAT ARMIQËSOR

Prokurori Rrapi Mino, në vazhdim të akt-akuzës që lexon para të akuzuarve dhe trupit gjykues në datën 3 prill 1977, rendit dhe disa urdhra të firmosura nga Abdyl Këllezi(midis tyre ai i vitit 1972 “Mbi numrin mesatar të punonjësve, fondin e pagave dhe normat e punës” dhe ai Nr 133/1 datë 15.3.1974  për ‘Identifikimin nga pikëpamja të gjendjes shoqërore të punonjësit me punëtorin’), në kundërshtim të hapur me ligjet e shtetit e në përputhje të plotë me vijën revizioniste armiqësore të Kongresit të 20-të të PBKBS, të cilën ata kishin për synim ta realizonin dhe në vendin tonë.

Prokurori Mino akuzon: “Në kundërshtim të hapur me vendimin e Qeverisë Nr. 28 datë 11/2/1974, armiku Abdyl Këllezi nxori udhëzimin Nr 133/1 datë 15/3/1974 në të cilin identifikoi nga pikëpamja e gjendjes shoqërore nëpunësin me punëtorin. Në përmbajtje, ky identifikim ishte në fakt zbatimi i qëndrimeve të tij armiqësore antimarksiste për goditjen e rolit homogjen të klasës punëtore dhe Partisë së saj, në mbështetje të tezave revizioniste të Kongresit të 20-të të Bashkimit Sovjetik.

Armiku Abdyl Këllezi, duke pohuar këtë fakt deklaron: “Në këto dy dokumente kam zbatuar pikëpamjen time armiqësore për të goditur nocionin e klasës punëtore dhe udhëheqjen e saj, Partinë. Kjo është armiqësore dhe është marrë nga Kongresi i 20-të i Rusisë”.

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Vazhdimin e akuzes së Prokurorit të Përgjithshëm Rrapi Mino për te arrestuarit Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela e Vasil Kati: Si u zhvillua sipas shtetit komunist te kohes veprimtaria armiqësore e përbashkët nga të pandehurit dhe abuzimet financiare me buxhetin e shtetit. -Cilat ishin abuzimet sipas prokurorit për veprimtari armiqësore në fushën e Ligjshmërisë, të Planifikimit dhe  me Rezervat e Shtetit. Ne versionin print gjeni edhe faksimilet e dokumenteve origjinale te gjyqit

Share This Article
6 Comments
  • Mesazhi i artikullit

    KUR KLLASA PUNETORE ,E LINDUR IDIOTE ,E USHQYER NGA PARTIA TE NGELET IDIOTE
    VISHET ME PUSHTET ,PJELL
    KRIMINEL !

    PRA ,KLLASE PUNETORE , FUTUNI TE BUNKERI DHE ATY RRINI DERISA TU SKADOJE ORA BIOLOGJIKE !

  • Koment idiot. Idiotët dinë gjithnje me shume se te mençurit ,më shume se historia,me shume se providenca. A ja vlen te meresh me ta? Eshte punë e kotë!

  • Te kater te pandehurit kane dashur t’i japin frymemarrje ekonomise shqiptare te futur ne bunker nga demoni injorant Enver Hoxha. Gabimi i tyre qe e paguan me koke dhe burg ishte se, kur e pane humneren se ku po shkone ekonomia e centralizuar shqiptare, nuk u larguan me zgjuarsi nga postet qe mbanin, sic beri p.sh. Harilla Papajorgji nga Kryetar i Komisionit te Planit te Shtetit.

  • Cma kujtove Harilla Papajorgjin or Marin ! Burr i rall ,i mencur, i dashur,qe veshtir se gjen te dyt si ky! Ruaj konsideraten dhe respektin me te lart per kte njeri te mrekullushem qe jam i sigurt qe kush e ka njohur nuk mendon ndryshe nga un ! Uroj te jet mir e te ket pleqeri te bukur sic ka dhe shpirtin se mjaft “dallg” ju desh te kaloj ne jeten e tij private !

  • Marin, Harilla Papajorgji nuk u largua me deshiren e tij nga Kryetar i Komisionite te Planit te Shtetit, per kontributin e dhene ne forcimine diktatures Pordhetarjatit, ai u be Zevendisi i Nexhmie Hoxhes ne Institutin e Studimeve Markesite-Leniniste, me zyra ne godinen e Selise se KQPPSH. Nga ky Institut (Gebelsiane), cdo 6 muaj botohej nje Veper, pa vepra dhe pa vlere e Diktatorit Enver. Ne ate kohe ne I.S.M-L u terhoqen dhe punonin Fatos Nano, Ylli Vejsiu, Leontjev Cuci dhe shume rrangullina ta tjera ne moshe te re, qe pas vitit ’90 moren ne dore flamurin e Demokracise, gje te cilen pupulli shqipetar po e vuan edhe sot, pas 23 vite “pluralizem”, te gjitha Partite= Nje PARTI. Burra te mire ka pasur, por c’e do se zbatonin programin dhe vijen e kuqe te Partise , me shpaten e mprehte ne dore qe ishte Diktatura e Proletariatit dhe i prenin kaken cdo “armiku” te tjerat kuptojini vete e nuk ka vend per koment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *