Lulëzojnë objektet e luksit në Tiranë, kullat arrijnë 4.000 euro/m2

Ori

Në qendër të Tiranës kanë nisur punën shumë projekte luksoze apo kulla, çmimet e të cilave arrijnë deri në 4000 mijë euro/m².

Invest Society, aksionerët e të cilës kanë pasur aktivitete të lojërave të fatit dhe kanë interesa në kompani të tjera ndërtimi e projektimi, po zhvillon në Tiranë 4 projekte luksoze, Rainbow Center, West Residences, Book Building, Green Terrace.

Book Building, që ka filluar të ndërtohet pas Sahatit, sipas lejes zhvillimore është Godinë polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë. WEST Residence 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 kate, te ish Blloku është godinë polifunksionale në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Rainbow Center, po tek Blloku, është godinë me 7 kate (nga të cilat dy kate janë qendra tregtare). Burime nga agjencitë pohojnë se për këto projekte, çmimet zyrtare variojnë nga 3,500 euro/m2 në këtë fazë ndërtimi deri në 4,000 euro/m2 kur të ketë përfunduar karabinaja. Në 4,000 euro/m2 kanë arritur çmimet edhe në apartamentin që po ndërtohet pranë Presidencës.

Në projektin Down Town (ish këndi i Lojërave 7 Xhuxhat te Rruga e Elbasanit), një kullë me 40 kate, me funksione të ndryshme të ndara sipas kateve, ku 2912 m² të kateve të para do të shërbejnë si hapësira komerciale, apartamentet variojnë nga 2600-3500 euro/m2, në varësi të katit, metrave, mënyrës së pagesave etj. Down Town është investim 100% i grupit Kastrati, pas tërheqjes së grupit Balfin nga ky projekt.

MET Building Tirana do të jetë një kullë 12-katëshe, fasada dhe tarracat e së cilës do të jenë të gjelbëruara dhe po ndërtohet pranë Hotel Dajtit. Për këtë projekt është më e vështirë të gjesh informacion. Mësohet se çmimet e rreth 300 apartamenteve janë të negociushme dhe variojnë nga 2500 euro/m2 (nëse paguan njëherësh) deri në 3500 euro/2.

Më pak të shtrenjta janë rezidencat që po ndërtohen pranë Liqenit Artificial. Për shembull, në Lakeview Rezidencës që po ndërtohet nga firma Gener2 në afërsi të Parkut të Madh të Tiranës, në Rrugën e Kosovarëve, oferta varion nga 1600 euro/m² deri në 2500 euro. Në total, ky kompleks do ta shtojë ofertën me 600 apartamente.

Blerësit kryesorë të këtyre apartamenteve, që minimumi kushtojnë 250-300 mijë euro, janë sipërmarrës, bankierët etj. Aktorët e tregut pohojnë nën zë se të larta janë dhe shitjet me para në dorë, teksa bankat përgjithësisht janë të përqendruara në dhënien e huave mesatare dhe i qëndrojnë larg këtij segmenti.

o.p. /dita

 

Share This Article
10 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *