Ekonomia, Cani: Gjendja e vështirë, por jo pashpresë

anazapta

Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të ekonomisë është shoqëruar me debate mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës. Pas rikthimit në mbledhjet e komisioneve parlamentare, deputetët demokratë kanë akuzuar qeverinë se në kushtet e  një situate të vështirë ekonomike, “vendi po groposet duke rritur borxhin”.

Gjatë shqyrtimit të aktit normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013″, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se situata ekonomike është e vështirë, por jo e pashpresë.

“Akti normativ vjen me ulje të të ardhurave, me rritje deficiti dhe për pasojë edhe rritje borxhi. Buxheti reflekton një situatë të pakëndshme, shkurtohen me 38.8 miliardë lekë të ardhurat e këtij viti. Kemi më pak se të ardhurat nominale të vitit 2010. Gjendja në thesar është keq dhe 9 miliardë lekë në pritje për t’u bërë pagesat”, tha ai.

Cani ftoi opozitën në bashkëpunim, duke theksuar se nëse nuk shkurtohen shpenzimet, defiçiti dhe borxhi do të rriten.

 

Share This Article
8 Comments
  • Rritja e borxhit një gabim i rëndë i parë i Rilindjes!Situata e vështirë kërkon së pari trasparencën e “arkës” shtet dhe ndëshkimin e fajtorëve duke u sekuestruar gjithë pasurinë e fituar me të padrejtë! Nëse BE ka lëshuar kushtrim të baklancohen bilancet,Rilindja bën të kundërtën gjë që dikton opozitë prej Sovranit pasi është ai dhe vetëm ai që do paguajë borxhet!PD bën mirë ti kërkojë Rilindjes dhe drejtësisë shqiptare të cojë para drejtësisë ata ish shtetarë që boshatisën arkën e shtetit,nêse do të ketë ende njerz atdhetarë,pasi vet PD dhe liderët e saj kriminalë janë për tu prangosur,për këtë situatë të jashtzakonshme!

    • 5 yjet …ndal pak ,ndal .
      Ktu kemi …opozitare vellezer .Kto dite asetet ekonomike po kalojne ne duar te pushtetareve te rinj ,me paktin qe askush te mos veje ne burg .
      Rilindja e humbi te drejten e kerkeses se llogarise …qysh kur kerkoi haleancen
      A ishit dakort qe politika nuk ka moral ????
      Mos na cani kaptinen me kerkimin e drejtesise !

      Alooooo Cimi ,Fullani si po ja kalon ???
      Alooooo Tahiri ,kur te mbarosh ato aksionet prej debatikasi ,bej nje apel dhe Nasipit per znj FULLANI … eshte gjykatese e {SH} nderuar ….
      Burre e grua e kane dosjen penale me te gjate se te ILIR XHAKJES …{i njohur i vjeter i znj Fullani }

  • Kam frikë vetëm nje gjë,atë që të mos ketë ndonjë lojë nga ana e pozites e cila per t’u justifikuar për mospërmbushjen e kërkesave te elektoratit i tund atij para syve gjithnjë “gropën e zeze të vjedhjeve të saliut”. Ne këtë rast do t’i kërkoja-meqënëse puna qënkërka kështu atëhere paratë gjënden. Si gjënden ? Fare thjesht? Merjuani atyre që kanë vjedhur dhe jepjani popullit! N.q.s nuk e bëni këtë mos llapni kot ose me keq akoma,jini bashkëpuntorë me saliun! Kaq!

  • VR!!! Kam frikë vetëm nje gjë,-atë që të mos ketë ndonjë lojë nga ana e pozites e cila per t’u justifikuar për mospërmbushjen e kërkesave te elektoratit i tund atij para syve gjithnjë “gropën e zeze të vjedhjeve të saliut”. Ne këtë rast do t’i kërkoja: -meqënëse puna qënkërka kështu atëhere paratë gjënden. Si gjënden ? Fare thjesht? Merjuani atyre që kanë vjedhur dhe jepjani popullit! N.q.s nuk e bëni këtë mos llapni kot ose me keq akoma,jini bashkëpuntorë me saliun! Kaq!

  • Lajmi eshte teresisht i pamjaftushem ;pres vetem shifrat e bilancit financiar te gjendjes ku jemi.
    Nga ky lajm nuk e kuptova se pse Cani e fton opoziten ne bashkepunim..Cudi,si mund te bashkepunohet me ate qe ke nje muaj qe na e tregon si eksplozusen e financave te shtetit!!!

  • Ne nje ndermarrje ne Shkoder ne kohen e monizmit nuk po shkonte puna mire.Ateher komiteti i partis vendosi te coj nje person qe mendohej se do punonte.Duke bere dorzimet drejtori ne ikje i la tre zarfa te mbydhur,duke e porositur qe ne fund te vitit te pare te hapte zarfin e pare ku shkruhej: Thuaj fajin e ka drejtori i pare.Te dytin ta hapesh kur te mbydhesh vitin e dyte hape dhe bej autokritik.Kur te vij rralla e zarfit te tret jep dorheqje.Ju borxhin e dinit,nuk keni lene gja pa thene.Tani votat i keni aq sa u duhen,punoni coni ne prokorori ata qe jan fajtor ose ju e keni bere per politik.Bile mendoj se keni rene dakort,nje here ju nje here ata te vjedhni sa te mundeni se ne burk nuk ju con njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *