Juncker: Nuk është e lehtë për të më zëvendësuar

Edona Llukacaj

Ashtu si Dita ka raportuar këtë të premte, liderët europianë nuk kanë rënë dakort për emrat që do të marrin pozicionet më të larta të BE-së për 5 vitet e ardhshme. Për këtë arsye kanë kërkuar më shumë kohë për këtë për bisedime.

Presidenti aktual i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker komentoi këtë shtyrje, pasi 28 krerët e shteteve të BE-së nuk arritën një dakordësi mbi emërimet kryesore gjatë një samiti në Bruksel.

Duke vënë në dukje se po zbavitej me situatën, Juncker me shaka tha: “Duket se nuk është e lehtë për të më zëvendësuar mua”.

Batuta e Juncker erdhi pasi mandati i tij ashtu si ai i Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk janë duke përfunduar.

Juncker dhe Tusk deklaruan se një samit për zgjidhjen e krizës do të mbahet më 30 qershor, kur ata shpresojnë se mund të arrihet në një marrëveshje efikase.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *