Ministria e Jashtme e Italisë ka reaguar në lidhje me situatën politike në Shqipëri nëpërmjet një deklarate. Në deklaratë theksohet se ministri i jashtëm i Italisë Enzo Moavero ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e javëve të fundit në Shqipëri. Ai, ashtu si shumë përfaqësues nderkombëtar i kërkon partive politike të respektojnë me rigorozitet rregullat themelore te demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Në deklaratë thuhet: “Ministria e Jashtme italiane ka ndjekur me vëmendjen më të madhe dhe në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën në Tiranë, evulimin e situatës politike në Shqipëri, përgjatë javëve të fundit. Në vecanti, ministri Moavero i rekomandon forcave politike shqiptare, respektimin sa më rigoroz të rregullave themelore te demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Përmbajtja rigoroze ndaj këtyre parimeve, përban në fakt, parakushtin bazë për pranimin e Shqipërisë, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian”.
e.ll./dita

Zgjedhjet Jane pune ue brendshme shqiperiseeueropabska asnje mushy per asnje shtertt