Shkëndija elektrike djeg banesën në Mallakastër

Bora Basholli

Një banesë në fshatin Aranitas në bashkinë e Mallakastrës është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.

Shtëpia e shtetasit, Mersin  Bregasi,  rreth 100 m2 është shkrumbuar nga flakët.

Në momentin e ngjarjes brenda në banesë ndodhej vetëm një e moshuar e cila është nxjerrë pa dëmtime.

Forcat zjarrfikëse të Mallakastrës kanë hasur vështirësi për shkak  të terrenit të vështirë, por  kanë arritur të shuajnë flakët.

Dëmet materiale kanë qenë të mëdha, ndërsa shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *