23 qershor 2019

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Nga nesër, e hënë, vendi hyn në njërën nga javët më të nxehta politike të tij. Pas njëzet viteve duket sikur shumë gjëra do të radikalizohen dhe se një ndërlikim i madh është para njerëzve.

Opozita zgjodhi, pas mbrëmjes së premte, rrugën më të keqe të mundshme, ajo do të “voltanizohet”, përmes protestave kudo që ka qeverisjen lokale, si një shenjë se ajo që ndodhi të premten ishte nga frika e ndërkombëtarëve, se sa një ndërrim sjellje e saj.

Shumica qeverisëse është e vendosur në zgjedhjet e 30 qershorit dhe duket se ka marrë edhe më shumë zemër, qoftë nga përkrahja gjysëm e shfaqur e gjysëm e heshtur e ndërkombëtarëve, qoftë se KQZ-ja, ku është rikthyer Zguri, i ka dhënë të drejtë asaj. Nuk dihet se çfarë do të vendosë nesër Kolegji Zgjedhor , por horizonti politik është mbarsur rëndë me ngjarje që nuk do të dihen se si do të venë.

“Rubinetin” e hapi presidenti i vendit, ndoshta mendoi se duke u derdhur sasia e tepërt e zemërimit, do të kishte shkarkime të panevojshme të mëtejshme, por në fakt , duke menduar se po hedh ujë, ose, duke bërë sikur po hedh ujë, hodhi benzinë të nivelit të lartë presidencial dhe gjërat u ndezën edhe më tej.

Opozita e bashkuar, në fakt është një opozitë dyshe dhe e disa njerëzve që bredhin pas “qofteve” të politikës, sepse në 30 vite janë mësuar të kenë, ende nuk ka ndër mend të gjejë një rrugë normale të komunikimit dhe dy kushteve të saj, ndërsa po shkonte të flinte, shefi juridik i opozitës, i shtoi edhe kushtin e tretë dhe zgjedhjet, sipas tij, nuk do të mund të bëhen edhe pas dy viteve.

Është herë e parë që zgjedhjet kushtëzohen me arrestime, sikur zyra e prokurorit të përgjithshëm të jetë transferuar në Shqup-in politik dhe sikur, poshtë zyrës së shefave të jenë instaluar një grup prokurorësh të tipit llallian, që më parë se të hapin përgatiten për gjykatë, niseshin drejt zyrave të PD-së, si dëshmi e besnikërisë së tyre politike.

Protesta e së premtes, më e rrudhur dhe me humbje shprese të mitingashëve dhe disa krerëve politikë që deri të enjten mbrëma kërcënonin se do të bëhej hataja dhe të premten në drekë u bënë qingja, dëshmoi se rrëmuja, gazepi, dhuna, molotovët e dashur të “voltanëve”, përleshjet, nuk janë brendësi e protestantëve, por porosi e liderëve. Nëse liderët duan, atëherë ka dhunë dhe përplasje; nëse liderët nuk duan, njerëzit janë të qetë, ose si do të kishte thënë Paskal Milo, bëhen si delet!!!

Në anën tjetër, më e rënda e mundshme për një forcë politike në qeverisje, po mbisundon mendimi se “e keqja më e vogël janë të majtët”  dhe se, nisur nga parimi i së keqes më të vogël, ata do të shkojnë e të votojnë pro saj. Është gjëja më e hidhur që mund t’i afrohet njerëzve pas 30 viteve pluralizëm, është rëndesa më e papërballueshme për një brez të ri, i cili, edhe pse mund të jetojë i qetë në vendin e tij, gjen rrugën e largimit si shenjë mërie ndaj shtetit të tij. Nga mosbesimi tek liderët, është kaluar tek mosbesimi ndaj shtetit. Nga rënie e staturës së liderëve, fillon e bie besimi ndaj shtetit. Sepse, mjerisht, në të gjithë këto vite ne e kemi lidhur fushëpamjen për shtetin me besimin ose mërinë ndaj liderëve.

Do të jenë zgjedhjet më të habitshme. Më shumë se gjysma do të shkojë me këngë, të sigurtë se fitojnë, më pak se gjysma do të jenë të prirur për sherre. “Molotovi” politik do të jetë në lëvizje, por nuk do të mund të ndryshojë gjë.

Pra, java më përvëluese e pas shtatorit 1998, erdhi. Pas saj do të jetë rishtas një korrik përvëlues, pasi, të dyja palët, secili në skajin e tij, janë të vendosur të përplasen deri në fund.

Çfarë do të ndodhë?

Liderët janë të hasmëruar. Secili i përmend burgun tjetrit dhe të gjithë shohin qelitë për njëri-tjetrin.

Ne jemi ende vendi i liderëve. Ata e bënë kushtetutën copë e fije, ata e vendosën veten të mbretërojnë dhe të alternohen në fronin e veçantë sipas një cikli hënor tetëvjeçar; ata nxjerrin njerëzit në protestë dhe i heqin nga protesta, ata i mbledhin në mitingje dhe u flasin pa e ditur as vetë nëse u shkon fjala apo jo; bëjnë thirrje për tërheqje zvarrë dhe kokë të këputura, hedhje në Lanë dhe burgosje; ata flasin si rrugaçët më ordinierë dhe nuk kuqen për këtë, bëjnë pazare dhe pasurohen e mburren se na vodhën; ata kanë ngritur vilat e tyre të stërmëdha, fëmijët nëpër botë – të gjithë njëjtë; kanë bizneset e fshehta në emër të kunatit, dhëndrit, vjehrrës; ata kanë vendosur për gjyqet dhe pronat, kanë zhvatur sa kanë mundur dhe kanë dhënë benifite për ata që u kanë shërbyer…

Pra, “ata”.

Tani, kur vendi është në ethet e një zjarri politik, i cili, si duket do të shuhet vetëm nga jashtë Shqipërisë, si ndodh përherë, të vetmen punë që bëjnë, krejtësisht të vetmen, është të mbledhin drurë dhe shkarpa, për të ushqyer një zjarr edhe më të madh përplasës, megjithëse të gjithë e dinë se janë futur në një lojë të pistë pazaresh dhe marrëveshjesh të prapshta.

Shqipëria nuk gjen prehje me mendtë e Voltana Ademit e as me djemtë problematik të Gjiknurit! Ajo nuk gjen veten përmes dekreteve alla president, me mburrjet se nuk ka frikë as Amerikën apo me turfullimet e shefit të qeverisë që për 6 vite vetëm turfulloi dhe askënd nuk dërgoi para drejtësisë. Në vend të asaj që kishte premtuar i dërgoi në Bankën e Shqipërisë, në ministri, në poste bashkiake, i bëri drejtorë të rëndësishëm.

Vrasësit dhe hajdutët e djeshëm u bënë burra të mirë se kështu ia desh qejfi shefit të qeverisë, të njëjtët që u kishte treguar burgun.

Në Shkodrën e mendjes del një grua pa mend dhe bën thirrje për djegie shkollash dhe linçim kryeministror, duke i lënë përkohësisht qytetit një barrë të rëndë mbi memorjen e tij!

Këto janë liderët? Pas tyre po shkojmë?

“Ata” i kanë bërë të gjitha. Kur kanë dashur e kanë bërë kushtetutën, kanë shpallur mbretërimin e tyre, kanë lëvizur njerëz, kanë pasuruar e kanë rrjepur pasuri.

Tani kanë nxjerrë shpatat, megjithëse janë të kartonizuara. Nxjerrin njerëzit në rrugë që të përplasen me si vëllezërit e tyre, ndërsa vetë bëjnë deklarata të mëdha, të shpejtuara, sepse po u ikën koha e fluturimeve, e vajtjes në resortet e luksit, e marrëveshjeve të fshehta, e gjobave ndaj bizneseve.

Tani, ka ardhur një kohë që të zgjedhin mes dy rrugëve: ose të gjejnë zgjidhjen e duhur, ose të shporren!

Ky vend është lodhur me to. Ky vend nuk po nxiton të gjejë më të mirin, por më pak të keqin e mundshëm. Ky vend sheh vrasësit që kërcënojnë rishtas për vrasje dhe këto i quan liderë dhe thërret emrin e tyre; njerëzit shohin se si mashtruesit e djeshëm shiten si të ndershmit e sotëm; se si politika ka mbetur në duart e njerëzve që normalisht duhet të rrinin në rradhën e fundit, si Mediu, Ndoka, Vasili (oh,zot, ku e kanë gjetur), Shehi, Gjiknuri, Balla…Idrizi, të krahasosh këto me elitën e dikurshme të socialistëve është të vësh kujën; shikon se si një njeri i lidhur me lobet serbe shitet atdhetar dhe këndon himnin kombëtar me mendjen tek gjobat e vëna nga kunati; të shkosh pas një lideri që të joshte me karizmën e tij dhe tani e sheh si të keqen më të vogël.

Jeni vetëm një grusht oligarkësh politikë. Një grusht që keni nën sundimin tuaj këtë vend. Askënd tjetër nuk keni mbi krye. As Zotin, për të cilin nuk keni pyetur kurrë, se jeni të gjithë ateistë të dorës së parë dhe besimtarë të dorës së fundit!

Për fat të keq, ky vend, ka mbetur në dorën tuaj, në mërinë tuaj, në vendimin tuaj.

Nëse nuk jeni në gjendje të zgjidhni një krizë, pa pazare politike, pa allishverishe të njohura në stilin tuaj, atëherë, largohuni. Më saktë, shporruni. Ky vend nuk ua ka borxh agoninë e tranzicionit e as të qenurit gjithnjë i fundit në jetesën e tij. Hienat e politikës ka 30 vite që e kanë mbërthyer këtë vend në putrat e errëta. Në shërbimin e tyre janë vënë, deri më tash, gjithçka. U duhen hequr të gjitha. U duhet vënë një kusht: zgjidhni krizën dhe ikni. Dita kur njerëzit do të protestojnë vetë, kundër elitës politike, do të jetë dita e parë e lirisë.

****

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
10 Comments
  • ’30 QËRSHORI’? DITA E PARE NE DEMOKRACI!
    ”Ne populli nuk jemi per te permbysur kushtetuten ,por ata qe e kane shkelur me kembe,e kane perdhunuar ate kushtetuten’A.Linkoln
    ——–
    Ne vend te paraDhenjes
    Per te ardhur keq qe edhe pena qe nuk u jane thyer majat e as shtermberuar keto 30 vjet si puna e penes se Bedri Islamit nuk u shkeputen dot ‘dogmave’ kur tere shkrimet i mbushin me fjalet,’vendi’,’Shqiperija dhe pikerisht harrohet qellimisht i ZOTI i ketij vendi e kesaj Shqiperije qe quhet POPULL apo SHQIPETARE!

    Demokracija eshte :Popull-ligj-shumice-perfaqesim!
    ———
    1.-Populli!
    Populli shqipetar pas 30 vjetesh qe bashke me pasurite kombetare pronen punen dhe BUKEN i kane hequr edhe SOVRANITETIN dhe as VOTON dhe aqe me teper VOTOHET,as ZGJEDH e aqe me teper ZGJIDHET diten e ‘shenjte te ’30 Qershorit’ per here te pare pas 30 vjetesh i jepet mundesija te vendose i LIRE per fatet e tija duke e perdorur te veteme ‘ARME’ ne demokraci si te doje!
    -Te shkoje 100 perqind ne kutite e votimit dhe ti hedhe te gjitha fletet te bardha e ti distancohet 10 perqind nga kjo ‘politike’ e inkriminuar 100 perqind!?
    -Te vendose 10 perqind te abandonoje te ashtuquajturat ‘zgjedhje’ vendore kur ketu 30 vjet anuk perfaqesohet se ‘perfaqesuesit’ emerohen nga kreret e bandave!?
    -Te shkojne me pak se sa zgjedhjet e fundit vendore dhe parlamentare!
    Apo ,ajo qe do deshiroja ‘une’ E çDO SHQIPETAR VDEMOKRAT, ne disa qytete si Shkodra Kavaja,kAMEZA qe deri sot jane konsideruar ‘demokratike’ e ‘antikAmuniste’ apo çifliqe te bandes se hajdareve PD,prone e serbit Sali do te shfrytezoje me ZGJUARSI shkuarjen 100 perqind ne kutite e votimit dhe mbas numurimit te arrijne objektivin:

    Shembull:Ne 100 pjesemares ne Shkoder,Kavaje,Kameze,49 votuan kandidatin socialSSalist dhe 51 ne shenje proteste e dorrezuan fleten te bardhe!
    Kandidati per kryetar bashkije bashke me keshillin bashkiak nuk e ka as SHUMICEN dhe as te drejten morale te qeverrise.Perseriten zgjedhjet!Kjo quhet demokraci kur qeverrite si ato vendore dhe qendrore hiqen me VOTE vbetem tullat e godinave te bashkive dhe kryeministrise hiqen me force nga IDJOTE!

    2.-lIGJI!
    Deemokracija eshte zbatim i ligjit dhe zbatimi i ligjit behen ne emer te POPULLIT apo sovranit qe eshte ZOT ne shtet e ne tere pushtetet!
    Nje nga ligjet themelore apo ‘bibla’ e shtetit eshte kushtetuta dhqe vendos edhe daten edhe kohen e Zgjedhjeve dhe modalitetet se kush i organizon kush i administron e kush i numuron qe eshte gjithmon POPULLI si ne gjithe Boten nepermjet strukturave te tij te pushtetit vendor dhe ministrise se brendeshme dhe policise se SHTETIT qe nuk eshte as e flamur Nokes e as e as e Edvinit si deri me sot e Salise dhe Like florise!

    Nuk e kane ne dore as daten e as diten e votimeve as 128 kreret e bandave parti kur nepermjet gojes se nje Pianeci te peshtire Dash Shehi thone me paturpersi krriminale:
    ”Tek ne asnjehere nuk jane zbatuar kushtetuta po marveshjet politike”(Kupto marveshje banditesh e krriminelesh)!

    Diten e zgjedhjeve e aqe me teper anullimin e ben vetem populli nepermjet kushtetutes qe eshte shkruar me GJAKUN e mijera te reneve per LIRI e nuk e ben nje ‘president’ aqe me teper i ‘koke palareve’ qe ska te beje fare po ‘fare fare me simbolin e unitetit por te KORRUPSIONIT qe me nje IDJOTESI krriminale flet si IDJOT per ‘shkelje te pluralizmit’!

    Pluralizmi eshte nje teresi idesh parimesh vlerash ALTERNATIVASH kulturore filozofike politike ekonomike shkencore ne demokraci e nuk eshte ‘Nje shumice kryetare bandash te quajtura ‘parti’ qe duhet pa tjeter te jene dakort te ‘LEJOJNE’ apo jo POPULLIN te shkoje te votoje pa prezencen e SHKZT-Shkelqesise se Tij Zotit ‘MUTI’sepse duhet pa tjeter te jene per te VJEDHUR sejcilin pjesen e tij si 30 vjet me pare e deri sot!?

    ’30 Qershori’ nuk varet as nga socialSSalistet e as nga nje mender ish kryeminister simbol i INJORANCES me emerin Pandeli qe sa here fet nxjer BAJGA nga goja e tij kur thote:
    ”Pas Zotit,ne Shqiperi vjen gjykate kushtetuese’!!

    A ka burre nene ta kuptoje kete idjot qe 30 vjet me kushtetuten e Imamit kane fshire Bythen e kalifit Sali ,qe ( ‘Ashu si zemren ka dhe surratin/na qiu dhite e na dogji fshatin) dogji nje Shqiperi dhe e di qe ky vend ka ngelur pa Zot pa shtet pa kushtetute ndersa ky IDJOT ‘harron’ ashtu si tere zagaret e dizinformacionit se ZOTI eshte Populli dhe i ZOTI i ketij vendi dhe jo ‘Te derguarit e Allahut’ si thote nje krriminele trushpelare me mbiemer ‘Kryemadhi’!

    Me daten dhe diten e zgjedhjeve nuk ka pune fare as nje fare EDVINI qe duket sikur ‘pas pilafit’ ka marre flamurin e perkrahjes se ’30 Qershorit’ e i kujton shqiptaret ‘koke palare’ si shoku i tij i ngjalave pas pazareve 30 vjeçare!?
    Edvinit ashtu si tere krereve te kesaj politike te KRIMIT nuk i injteresonin e nuk i interesojne ZGJEDHJET aqe me teper te lira e pa varura sepse nuk duan te kene GJYKATES-POPULLIN.,VOTEN !
    Pupulizmi provincial i Edvinit duke dale ne vijen e pare per zgjedhje eshte si puna e lepurit qe rrinte ne rreshtin e pare sepse kish vjedhur faturen e ‘hallatit’ te gAmorit dhe mburrej si Rama me ‘hallatin’ e SHBA-ve dhe BE-se qe jane te vendosur per daten ’30 Qershor’ se eshte e vetemja alternative per te lindur demokracine permes LIGJIT!

    3.-Shumica-Perfaqesimi!
    Ne gjithe Boten demokracija e sidomos ‘demokracite parlamentare’ si tregues kryesore kane shkallen e PERFAQESIMIT dhe mbi kete baze vleresohet edhe shkalla e demokracise!
    Tek ne qe nuk lindi kurre as pluralizem e as demokraci aqe me teper parlamentare si ne nje vend komunitet primitiv nuk egziston as Reforma apo ligj zgjedhjesh si tregues kryesor.
    Zgjedhjet ose me mire ’emerimit’ behen me ‘Rregullin e treshit’ ku 128 kreret e bandave ‘parti’ nuk u intereson fare POPULLI qe ska vlere as si bageti ,tashme ne arrati e as fjala SHUMICE absolute kushtetuese,relative por thjesht Numerike:
    Me rregullin e treshit edhe sikur nga 3 MILION zsgjedhes e votime te marin pjese vetem 3 MIJE ose 1 /1000 e zgjedhesve nuk e rruajne trapin as kalif Salija as Edvini e as Like florija e imagjino pijanecet e pijetaret Dash Shejleret e Milot!

    Rregulli i treshit funksionon njesoj edhe me 3 Milion edhe me 3Mije pse jo edhe me 300 ,30 apo edhe vetem 3-TRE!
    Mjafton qe DY votojne Edvinin dhe NJE Lylzimin dhe rezultati eshte 66,666666% dhe 33,333333333 perqind PO POPULLI ?
    Nese tere keto vite si tregues kryesor ne tere analizat e zgjedhjeve qe nuk jane bere KURRE si parameter kryesor do ish shkalla e PERFAQESIMIT dhe PJESEMARJA swi ne gjithe Boten kjo GLASE politike nuk do ti kish mbetur as fare as nishan e jo vetem Salija e Like Florija bashke me 128 kryetare Orgjia por edhe Edvini po qe se do analizohej pjesemarja si element baze ne demokracite perfaqesuese do kish dhene DOREHEQJE ne 2017-TEN SEPSE 1 milion Shuplakat ju kthyen mbrapesht dhe shguplaka apo grushti i vertete ish qe 54 perqind e Zgjedhesve nuk VOTOI por e ABANDONOI kete politike krriminale!

    P.S Si do qe ta paragjykosh apo parainterpretosh ’30 Qershorin’ nje gje eshte e pa diskutueshme:Per here te pare pas 30 vjetesh GJYKATESI do jete SOVRANI!
    Populli do beje gjykimin dhe mbi bazen e ketij gjykimi do vuajne ‘denimet’ edhe ata qe kerkuan ti shmangen ketij gjykimi pse jo edhe vete qeverrija dhe EDVINI!

    SHBA-te dhe BE-ja nepermjet OSBE-se dhe ODIR e tere organizmave nderkombetare qofte edhe per vrasje ndergjegje do te dine pas 30 vjetesh jo vetem ta ‘LEXOJNE’ por dhe ‘INTERPRETOJNE’ vullnetin e popullit shqipetar ne rilindjen e LIGJIT qe do te thote lindjen e demoikracise qe nga keto ane 30 vjet nuk u pa gjekundi!

  • ’30 QËRSHORI’? DITA E PARE NE DEMOKRACI!
    ”Ne populli nuk jemi per te permbysur kushtetuten ,por ata qe e kane shkelur me kembe,e kane perdhunuar ate kushtetuten’A.Linkoln
    ——–
    Ne vend te paraDhenjes
    Per te ardhur keq qe edhe pena qe nuk u jane thyer majat e as shtermberuar keto 30 vjet si puna e penes se Bedri Islamit nuk u shkeputen dot ‘dogmave’ kur tere shkrimet i mbushin me fjalet,’vendi’,’Shqiperija dhe pikerisht harrohet qellimisht i ZOTI i ketij vendi e kesaj Shqiperije qe quhet POPULL apo SHQIPETARE!

    Demokracija eshte :Popull-ligj-shumice-perfaqesim!
    ———
    1.-Populli!
    Populli shqipetar pas 30 vjetesh qe bashke me pasurite kombetare pronen punen dhe BUKEN i kane hequr edhe SOVRANITETIN dhe as VOTON dhe aqe me teper VOTOHET,as ZGJEDH e aqe me teper ZGJIDHET diten e ‘shenjte te ’30 Qershorit’ per here te pare pas 30 vjetesh i jepet mundesija te vendose i LIRE per fatet e tija duke e perdorur te veteme ‘ARME’ ne demokraci si te doje!
    -Te shkoje 100 perqind ne kutite e votimit dhe ti hedhe te gjitha fletet te bardha e ti distancohet 10 perqind nga kjo ‘politike’ e inkriminuar 100 perqind!?
    -Te vendose 100 perqind te abandonoje te ashtuquajturat ‘zgjedhje’ vendore kur ketu 30 vjet anuk perfaqesohet se ‘perfaqesuesit’ emerohen nga kreret e bandave!?
    -Te shkojne me pak se sa zgjedhjet e fundit vendore dhe parlamentare!?
    Apo ,ajo qe do deshiroja ‘une’ E ÇDO SHQIPETAR DEMOKRAT, ne disa qytete si Shkodra Kavaja,Kameza qe deri sot jane konsideruar ‘demokratike’ e ‘antikAmuniste’ apo çifliqe te bandes se hajdareve PD,prone e serbit Sali do te shfrytezoje me ZGJUARSI shkuarjen 100 perqind ne kutite e votimit dhe mbas numurimit te arrijne objektivin:

    Shembull:Ne 100 pjesemares ne Shkoder,Kavaje,Kameze,49 votuan kandidatin socialSSalist dhe 51 ne shenje proteste e dorrezuan fleten te bardhe!
    Kandidati per kryetar bashkije bashke me keshillin bashkiak nuk e ka as SHUMICEN dhe as te drejten morale te qeverrise.Perseriten zgjedhjet!Kjo quhet demokraci kur qeverrite si ato vendore dhe qendrore hiqen me VOTE Vetem tullat e godinave te bashkive dhe kryeministrise hiqen me force nga IDJOTE!

    2.-lIGJI!
    Deemokracija eshte zbatim i ligjit dhe zbatimi i ligjit behen ne emer te POPULLIT apo sovranit qe eshte ZOT ne shtet e ne tere pushtetet!
    Nje nga ligjet themelore apo ‘bibla’ e shtetit eshte kushtetuta dhqe vendos edhe daten edhe kohen e Zgjedhjeve dhe modalitetet se kush i organizon kush i administron e kush i numuron qe eshte gjithmon POPULLI si ne gjithe Boten nepermjet strukturave te tij te pushtetit vendor dhe ministrise se brendeshme dhe policise se SHTETIT qe nuk eshte as e flamur Nokes e as e as e Edvinit si deri me sot e Salise dhe Like florise!

    Nuk e kane ne dore as daten e as diten e votimeve as 128 kreret e bandave parti kur nepermjet gojes se nje Pianeci te peshtire Dash Shehi thone me paturpersi krriminale:
    ”Tek ne asnjehere nuk jane zbatuar kushtetuta po marveshjet politike”(Kupto marveshje banditesh e krriminelesh)!

    Diten e zgjedhjeve e aqe me teper anullimin e ben vetem populli nepermjet kushtetutes qe eshte shkruar me GJAKUN e mijera te reneve per LIRI e nuk e ben nje ‘president’ aqe me teper i ‘koke palareve’ qe ska te beje fare po ‘fare fare me simbolin e unitetit por te KORRUPSIONIT qe me nje IDJOTESI krriminale flet si IDJOT per ‘shkelje te pluralizmit’!

    Pluralizmi eshte nje teresi idesh parimesh vlerash ALTERNATIVASH kulturore filozofike politike ekonomike shkencore ne demokraci e nuk eshte ‘Nje shumice kryetare bandash te quajtura ‘parti’ qe duhet pa tjeter te jene dakort te ‘LEJOJNE’ apo jo POPULLIN te shkoje te votoje pa prezencen e SHKZT-Shkelqesise se Tij Zotit ‘MUTI’sepse duhet pa tjeter te jene per te VJEDHUR sejcilin pjesen e tij si 30 vjet me pare e deri sot!?

    ’30 Qershori’ nuk varet as nga socialSSalistet e as nga nje mender ish kryeminister simbol i INJORANCES me emerin Pandeli qe sa here fet nxjer BAJGA nga goja e tij kur thote:
    ”Pas Zotit,ne Shqiperi vjen gjykate kushtetuese’!!

    A ka burre nene ta kuptoje kete idjot qe 30 vjet me kushtetuten e Imamit kane fshire Bythen e kalifit Sali ,qe ( ‘Ashu si zemren ka dhe surratin/na qiu dhite e na dogji fshatin) dogji nje Shqiperi dhe e di qe ky vend ka ngelur pa Zot pa shtet pa kushtetute ndersa ky IDJOT ‘harron’ ashtu si tere zagaret e dizinformacionit se ZOTI eshte Populli dhe i ZOTI i ketij vendi dhe jo ‘Te derguarit e Allahut’ si thote nje krriminele trushpelare me mbiemer ‘Kryemadhi’!

    Me daten dhe diten e zgjedhjeve nuk ka pune fare as nje fare EDVINI qe duket sikur ‘pas pilafit’ ka marre flamurin e perkrahjes se ’30 Qershorit’ e i kujton shqiptaret ‘koke palare’ si shoku i tij i ngjalave pas pazareve 30 vjeçare!?
    Edvinit ashtu si tere krereve te kesaj politike te KRIMIT nuk i injteresonin e nuk i interesojne ZGJEDHJET aqe me teper te lira e pa varura sepse nuk duan te kene GJYKATES-POPULLIN.,VOTEN !
    Pupulizmi provincial i Edvinit duke dale ne vijen e pare per zgjedhje eshte si puna e lepurit qe rrinte ne rreshtin e pare sepse kish vjedhur faturen e ‘hallatit’ te gAmorit dhe mburrej si Rama me ‘hallatin’ e SHBA-ve dhe BE-se qe jane te vendosur per daten ’30 Qershor’ se eshte e vetemja alternative per te lindur demokracine permes LIGJIT!

    3.-Shumica-Perfaqesimi!
    Ne gjithe Boten demokracija e sidomos ‘demokracite parlamentare’ si tregues kryesore kane shkallen e PERFAQESIMIT dhe mbi kete baze vleresohet edhe shkalla e demokracise!
    Tek ne qe nuk lindi kurre as pluralizem e as demokraci aqe me teper parlamentare si ne nje vend komunitet primitiv nuk egziston as Reforma apo ligj zgjedhjesh si tregues kryesor.
    Zgjedhjet ose me mire ’emerimit’ behen me ‘Rregullin e treshit’ ku 128 kreret e bandave ‘parti’ nuk u intereson fare POPULLI qe ska vlere as si bageti ,tashme ne arrati e as fjala SHUMICE absolute kushtetuese,relative por thjesht Numerike:
    Me rregullin e treshit edhe sikur nga 3 MILION zsgjedhes e votime te marin pjese vetem 3 MIJE ose 1 /1000 e zgjedhesve nuk e rruajne trapin as kalif Salija as Edvini e as Like florija e imagjino pijanecet e pijetaret Dash Shejleret e Milot!

    Rregulli i treshit funksionon njesoj edhe me 3 Milion edhe me 3Mije pse jo edhe me 300 ,30 apo edhe vetem 3-TRE!
    Mjafton qe DY votojne Edvinin dhe NJE Lylzimin dhe rezultati eshte 66,666666% dhe 33,333333333 perqind PO POPULLI ?
    Nese tere keto vite si tregues kryesor ne tere analizat e zgjedhjeve qe nuk jane bere KURRE si parameter kryesor do ish shkalla e PERFAQESIMIT dhe PJESEMARJA si ne gjithe Boten kjo GLASE politike nuk do ti kish mbetur as fare as nishan e jo vetem Salija e Like Florija bashke me 128 kryetare Orgjia por edhe Edvini po qe se do analizohej pjesemarja si element baze ne demokracite perfaqesuese do kish dhene DOREHEQJE ne 2017-TEN SEPSE 1 milion Shuplakat ju kthyen mbrapesht dhe shguplaka apo grushti i vertete ish qe 54 perqind e Zgjedhesve nuk VOTOI por e ABANDONOI kete politike krriminale!

    P.S Si do qe ta paragjykosh apo parainterpretosh ’30 Qershorin’ nje gje eshte e pa diskutueshme:Per here te pare pas 30 vjetesh GJYKATESI do jete SOVRANI!
    Populli do beje gjykimin dhe mbi bazen e ketij gjykimi do vuajne ‘denimet’ edhe ata qe kerkuan ti shmangen ketij gjykimi pse jo edhe vete qeverrija dhe EDVINI!

    SHBA-te dhe BE-ja nepermjet OSBE-se dhe ODIR e tere organizmave nderkombetare qofte edhe per vrasje ndergjegje do te dine pas 30 vjetesh jo vetem ta ‘LEXOJNE’ por dhe ‘INTERPRETOJNE’ vullnetin e popullit shqipetar ne rilindjen e LIGJIT qe do te thote lindjen e demoikracise qe nga keto ane 30 vjet nuk u pa gjekundi!

  • Kur thua shporruni, ti do te thuash se fatet tona mund ti marresh edhe ti persiper. Beje pra. Ne do te mbeshtesim. Ndryshe je nje hajvan i madh. Zhgarravit ca rreshta qe jane thene me mijra here, thjesht per te mbushur faqen e gazetes per te marre rrogen mujore. Se po te ishte kaq e thjeshte sa i ben ti gjerat, atehere gjithkush mund te marre persiper t’u jape drejtim gjerave. Shteti ka nevoje per burra shteti qe, jo vetem te shikojne nga e ardhmja, te degjojne c’ka thone mendjet e iluminuara dhe racionale, por mbi te gjitha, ata veprojne pa hezitim kur e kerkon interesi i vendit. Dhe interesi i vendit tani kerkon te votohet ! Sofizmat e tjera dhe retorika boshe nuk i hyjne ne pune askujt.

  • Bravoooooo gramsh,
    Njeren prej ideve te tua apo alternativat po e shtroj si pyetje:
    Pse ‘shkodranet porej Puke’,kavajsit dhe ‘òeòenet’ po qe se vertet ndihen ‘Djepi i demokracise’ kerkojne ta permbysin kete djep me urdsher te krrimineleve Berisha,Meta,Mona dhe Basha si te ishin pupoace ne duar te tyre vetem e vetem qe te shpetojne menderen dhe ..Nuk bejne thirrje te shkojne 100 per qind te votojne dhe ta kene te sikurt shumicen ne keto qytete si 30 vjet biles edhe me shume edhe pse ta dorrezojne fleten te bardhe dhe te jene te sigurty se nderkombetaret por edhe istitucionet do ti anullojne zgjedhjet ne keto qytete se edhe pse fleta e bardhe eshte e ‘pa vlefeshme’ perben SHUMICE dhe keshtu ja ngrijne buzeqeshjen Edvin Rames e nuk ja lene fitoren 100 perqind ne tavoline si duan krriminelet!!!!!

  • PO KUR NUK KANE NGELUR ME SHQIPTARE SI MUND TE FLITET PER SHKODRANE KAVAJS QE JANE ZEVENDESUAR NGA HAJDARE ,MUXHAHEDINE E KOQEVARE….

  • Hesapet5 pa hanxhine!!!!!!!!!!!
    Skenaret ne zbatim te regjise se Biberaj-Beograd-Berishes kane qene po ato te 30 vjeteve..Bejme sikur zihemi bejme sikur bejme zgjedhje dhe ne emer te ‘pluralizmit’ te gjithe te bashkuar rreth tepsise me nje deshir me nje qellim ti hame edhe kockat Shqiperise…
    KLesaj radhe u bene hesapet pa Hanxhine sepse u xzgjua nga gjumi elektorati socialist pasardhes te luftes dhe punes ,gjakuit dhe djerses dhe i tha NDAL Mit’had Mutit allias Edvin!
    Ndal veprimet mafjoze e te fshehura ne birucat e krimit e gjirizeve te Lalesit ku ndajne parate hajdutet….
    Shqiperine mund dhe duhet ta shpetojne shqipetaret!
    A kane ngelur me pas 30 vjetesh shqipetare qe te shpien ne sater e hanxhare Saline,Medine,Monat,Mutrat dhe Like florine?Ky eshte problemi!!!!!!!!!!!

  • PO SIKUR TE NA NDERROJNE EDHE EMRIN SI MAQEDONISE E TE NA QUAJNE ‘SERBIJA E JUGUT’ APO GREQIJA E VERIUT ATA HAJDARET AQPO KOQEVARET NE MES TE TIRONES KUNDER KUJT DO DEMOSTROJNE??????

  • Dita,ketu ne kopertine nuk ben me informacion shkrime nga njerez me alzajmer qe kane humbur edhe memorjen dhe nuhatjen…Lereni gramsh te beje informacion,e kerkoini ndjese Bedriut qe nuk eshte koha te kerkojme ish varrmihesit e vjeter Nano,Pellumbi Broka,Doklet Dadet e Dokrrat qe jo vetem ishin varrmihesit e PS por dhe Shqiperise e jane te inkriminuar !!!!!!!!!!!!!!

  • Analiza, si me siper, konkludon: ti Edi Rama dhe ti Luul Basha ose zgjidheni ose shporruni !
    Nje thirrje qe bie ndesh me mendimin e shumices se qytetareve, shumice e cila nuk mbeshtet lojen e felliqur te “opozites” se Bashes dhe Mones e Co. te cilet pas humbjes qe pesuan ne 2017, nuk kane bere sikur nje dite opozite, perkundrazi vetem bojkot dhe me se fundi braktisje te qellimeshme te Parlamentit, ndersa deklarojne hapur se nuk duan te futen ne Zgjedhjet Lokale, pa u larguar Rama (!). Pra me deshire te qellimte dhe dashakeqe kreret e “Opozites” braktisen edhe te gjithe punonjesit e Bashkive ne krye te te cilave qendrojne kryetare me teser te PD-se apo LSI. Pikerisht keta krere: te komanduar nga Berisha jane fajtoret e vetem te cenimit te vendit te tyre te punes menjehere pas dt.30 Qershor. Jane keta krere qe vet-vendosen te mos hyjne ne zgjedhje, ndersa cirren qe nuk lejohet te behen votimet sepse jane mono-partiake dhe nuk mund te quhen zgjedhje pasi mungon alternativa konkuruese. Pra edhe krijuan nje situate idjote edhe perpiqen t’ imponojne qe ta perhapin kete idjotizem dhe anormalitet ne te gjithe Shqiperine.
    Si pasoje, del konkluzioni qe Shkaktaret Pd+ LSI dhe Co. le te shkojne ne “Hale te Gomereve” – vend te cilin e zgjodhen vete, duke u shtyrre me dt.30 Qershor nga qindra mijra votues, te cilet mendojne se e mbushen kupen ndaj nuk ka meshire asfare per Ta.
    Pra, Politikanet fajtore te likujdohen pjese-pjese, pra te largohet Berisha me Meten dhe bashkepuntoret e tyre bashke-fajtore, ndersa nuk ka per te vonuar terheqja drejt Hales se Gomereve edhe te Rames se bashku me bashkepuntoret e Tij bashke-fajtore ( Damian Gjiknuri e Co.)
    Ndaj, nuk mbeshtes arsyetimin e autorit te shkrimit, si me siper, por jam plotesisht dakort me A.Gramshin I cili konkludon : Lerjani Sovranit te vendose ne dt.30 Qershor, respektoni rregullin nr.1 : Qetesi elektorale per Sovranin , qe te vendose me mendje te ftohte mbi Fleten e Votimit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *