DY

redaktor

1-

dua t’i nxjerr fjalët nga buzët
deri sa të rrjedh heshtja
si një ujëvarë
që derdhet mbi duart e mia
të hapura
dhe ta ndal edhe të fundit zjarr.

dua të shtrihem në tokën e thatë
tek këmbët e tua të zbathura
të më prek lëkura e trupit në dheun e puthur nga dielli
dhe të ndjej që jam

2-

po mendoja si do ishte
po u martua vera me erën
akulli me harresën

a lind prej tyre shpresa, zhgënjimi?

si një fëmijë i lënduar
qan shiu i gushtit
si zemër e thyer qindra herë
ai muzgu i fundit i nëntorit

as vjeshtë, as dimër

por është ftohtë
bëhen gishtat akull
nëse nuk i bashkon të hapur ndërsa i fërkon
me shpresën që do vijë dikush
të t’i puth

*****

Jetë Zhitia

Share This Article
2 Comments
  • Për këtë poete që DITA na solli befasisht, si për çdo poet të mirë, i vetmi realitet është ligjërimi, ku, ashtu siç do të thoshte Elioti, nuk duhet të kërkojmë personalitetin e poetit-njeri, pasi ligjërimi është vetëdija e tij, por pa të.

    Në këtë ligjërim që poetit i kushton jetën, fjala gjithnjë e më shumë vjen e vepron si një fuqi e fshehtë, i bën sendet të pranishme jashtë ekzistencës së tyre reale, të njohur.

    Ligjërimi formëson lojën e vet pa njeriun që e ngriti atë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *