Fushatë elektorale edhe në kishë: Fjala e lënë në vend të shenjtë duhet të marrë udhë

J L

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili kandidon për një mandat tjetër këtë bashki, ka habitur me veprimin e rradhës.

Ai ka zhvilluar një takim elektoral brenda ambienteve të kishës së fshatit Lekël mbrëmjen e së shtunës.

Në një postim në rrjetet sociale, Peçi flet gjerë e gjatë për kontributin e këtij fshati gjatë historisë, ndërsa në fund bën edhe premtimet për katërt vitet e ardhshme.

Megjithatë, ai ka një shpjegim për këtë, duke e cilësuar traditë këtë veprim.

“E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekëliotve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet. Në kishë, edhe pse në orë tepër të vonë, aty gjeta mikpritjen si rrallëkund, të burrave dhe grave të këtij fshati, që dikur ka qene një qendër e rëndësishme me ndikim në rrëzë. Të flasësh me Lekëliot për historinë, traditën, njerëzit, me siguri do duheshin ditë të tëra sepse padyshim është fshati më historik në ish- rrethin e Tepelenës”, deklaroi Peçi.

Në postimin e tij mbi këtë takim, kryebashkiaku i Tepelenës tha se u fol edhe për premtimet elektorale.

“Biseduam e folëm gjatë, megjithatë besimi dhe shpresa për t’i kthyer Leklit vëmendjen është e madhe. Projekti i rrugës dhe qendrës së fshatit janë gati dhe kemi kërkuar realizim e tyre. Premtimi im është që do bëj të pamundurën për ta bërë pjesë të Programit Qeveritar 100+ Fshatrat, pasi kostot për ta realizuar me buxhet të bashkisë, do të bëjnë të mundur vetëm rivitalizimin e qendrës së fshatit. Lekli duhet të jetë patjetër në hartën turstike, pasi përfaqëson Rrëzën dhe duke e lidhur me Kurveleshin që tashmë ka marrë udhë, do mund të kemi në të ardhmen, një Tepelenë me vlera të vërteta turistike”, tha Peçi.

j.l./ dita

Share This Article
15 Comments
  • Skllever dhe bije sklleverish, servila dhe bij servilash, inferiora dhe bij inferiorash, te neveritshem dhe bij te te neveritshmeve , lavira dhe bij lavirash. says:

    Nje Pec i kendonte Zogut, tjetri Pec i kendon zogistit Enver

    • Turkoshaku debil qe ha m..ne komente se do pjaten e supes nga mongolet me kafka inferjore aziatike. says:

      Turkoshaku cuditet pse shqiptaret duan Europen!

  • Ti komentuesi I pare qe fshihesh mbas compiuterit, dhe ironizon pecajt, se te kam ven re edhe ne nje post tjeter, por mos haro mor bir bushtre , se dasht ai I madhi Zot, e te marim vesh se kush je, mor rrop qire

    • Doli ne renje HARBUTI.

  • Po ckadine keta horra cka eshte kisha a xhamija : jane bijte e atyre qe prishin kisha e xhamija prandaj edhe keta kerkojne si te perdhunojne vendet e shenjte!

  • Ty FIDEL duket ai miku brenda te ka ngel prandaj kendon si gjel Shqiptari o idiot kishe e fe ka shqiptarine sepse ajo na ka mbajtur gjalle ne shekuj e perseri do na mbaj gjalle e do na prosperoj Jo si ju grekmutet qe po t’u heqesh kishen ngordhni si gomeret ne shkretetire.Po mos kini dert se fundi shpejt ju pret…………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *