Maqedoni e Veriut, Zaev tani edhe ministër i financave

J L

Kryeministri Zoran Zaev, sot nga Vallandova vulosi përbërjen e re qeveritare, ku 6 ministri do të pësojnë ndryshime:

Për një kohë të caktuar, Kryeministri Zoran Zaev do të udhëheqë personalisht Ministrinë e Financave pas shkarkimit të Dragan Tevdovski.

Zaev tha se gjatë ditë së sotme do të dorëzojë në Parlament listën me emrat e rinj dhe se pret që e njëjta të futet si pikë e rendit të ditës javën e ardhshme.

Për ministër të bujqësisë do të propozohet Trajan Dimkovski, për ministër të kulturës Hysni Ismaili, për ambient jetësor Naser Nuredini, për vetëqeverisje lokale Goran Milevski dhe ministër për sistem politik Sadulla Duraku.

Pas ndryshimeve të formacionit qeveritar, Zaev ka paralajmëruar edhe ndryshime të zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të ndërmarjeve publike dhe të tjera, ku ka nevojë për ndryshime.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *