Protesta kundër Ramës edhe në Gjirokastër

Edona Llukacaj

Në vazhdën e takimeve elektorale, pasditen e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama viziton edhe Gjirokastrën.

Por edhe në këtë qytet, kryeministri është pritur me protesta nga mbështëtësit e opozitës.

Mësohet se një numër qytetarësh kanë dalë në rrugën nacionale, për ta bllokuar atë, që të mos lejojnë kalimin e kryeministrit dhe, si rrjedhojë takimin e tij elektoral në Gjirokastër.

Policia është vënë në gatishmëri dhe i ka bllokuar protestuesit në anë të rrugës, në mënyrë që aksi rrugor të jetë i lirë. Ndërsda protestuesit kanë tentuar të bllokojnë aksin, apërplasjet me policinë nuk kanë munguar.

e.ll./dita

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *