Pasditen e kësaj të diele, policia e Durrësit është njoftuar se një 30-vjeçar është zhdukur prej më shumë se tre orësh.
Sipas BW, bëhet fjalë për Doland Mollën nga Skrapari, i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij, pasi hyri në det më shumë se tre orë më parë.
Molla raportohet të kishte shkuar për të bërë plazh në një prej plazheve të Currilave, por pasi ka hyrë në det, sipas dy miqve të tij, nuk ka dalë më prej andej.
Ngjarja ka alarmuar dy miqtë e tij, të cilët kanë lajmëruar Policinë Kufitare. Kjo e fundit ka nisur kërkimin në tokë dhe në det, por, deri më tani, nuk ka qenë e mundur gjetja e Mollës.
e.ll./dita

Keqardhje per viktimen dhe ngushellime per familjen. Kete fat do ti uroja ciftit meta qe ti hiqen qafe keti populli se mjaft me, jane te padurushem dhe te peshtire. Nqs do te kete ndonje levizje popullore, duhet filluar nga lalezi, se atje jane grumbulluar shushunjat e ketij vendi.