Policia e Shtetit, ja struktura e re e gradave

redaktor

Pas datës 4 tetor 2013 në Policinë e Shtetit do të aplikohet një strukturë e re gradash dhe funksionesh. Në Fletoren Zyrtare u botua një ditë më parë vendimi i Këshillit të Ministrave, me titull ”Për përcaktimin e funksioneve korresponduese me gradat në Policinë e Shtetit dhe ekuivalentimin e tyre”.

Pika e parë e Vendimit të Këshillit të Ministrave sanksionon ndryshimin e strukturës së gradave dhe më pas i hap rrugë ripranimit në Polici të punonjësve të larguar para vitit 2007. Gradat e tyre kanë pasur emërime të tjera dhe ky vendim qeverie, si dhe tabela bashkëlidhur, parashikon pikërisht mënyrën se si gradat e vjetra të punonjësve të larguar nga policia para 2007-s do të përshtaten (ekuivalentohen) në sistemin e ri të gradave që Policia e Shtetit ka sot.

Nga ballafaqimi i tabelave vërehet se disa grada ”nuk preken”, pasi do të korrespondojnë me të njëjtat funksione si më parë. Por mbajtësit e disa gradave të kufizuara në numër do të preken pasi me sistemin e ri, ”spaletat” në fjalë janë vendosur në përputhje me funksione të reja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *