Në protestën e fundit kombëtare të 21 qershorit, Lulzim Basha tha se dyert e kancelarive perëndimore janë mbyllur për Edi Ramën, ndërkohë që Edi Rama këmbëngul për të kundërtën dhe se opozita është e izoluar në aksionin e saj ekstrem për të bllokuar të drejtën e qytetarëve për të votuar.
Qysh prej djegies së mandateve më 21 shkurt dhe nisjes së aksionit të saj në rrugë e sheshe ku nuk kanë munguar episodet e dhunës, opozita asnjëherë, të paktën publikisht nuk e ka patur mbështetjen e ndërkombëtarëve, si në Tiranë, ashtu edhe në Bruksel, apo Uashington. Megjithatë, ky qëndrim i ndërkombëtarëve, një pjesë e mirë e të cilëve edhe të së djathtës europiane, shkruan SI.
“Mesazhi i sotëm është i qartë dhe i prerë ndaj miqve dhe aleatëve tanë dhe armiqve të demokracisë, se ne jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë! Se ne jemi populli i Europës dhe nuk e duam despotizmin antieuropian të qeverisë së banditëve dhe kriminelëve që kanë asgjësuar demokracinë, kanë kapur drejtësinë dhe kanë bllokuar rrugëtimin tonë drejt Europës”, u shpreh Basha në fjalën e mbajtur gjatë protestës së 21 qershorit.
Çfarë ndodhi, që sipas Bashës, u ndryshoi mendjen ndërkombëtarëve? Kreu i PD-së thotë se radiografia që Bild-i i bëri procesit zgjedhor në Shqipëri tregoi se nuk kemi të bëjmë më thjesht me një shtet të kapur nga krimi, por me një shtet të shkrirë me krimin e organizuar. “Ndaj, asgjë nuk do ta zgjidhë këtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave, kriminelë apo politikanë”, thotë ai.
A mjaftojnë këto përgjime për të legjitimuar aksionin ekstrem të opozitës në sytë e ndërkombëtarëve? Për Bashën, po.
“Europa nuk është kundër shqiptarëve. Europa është kundër drogës, kundër qeveritarëve të korruptuar. Nuk shkohet në Europë pa vlerat europiane të zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa drejtësi me një standard për të gjithë, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve”, thotë ai.
b.b/dita

Ketu deklarohen se Shqiperia eshte KOLONI dhe jo KOLONI RUSE.
Nderkombetaret ju kane lene te thyeni kokat,pastaj do vendosin.