PD: Rama të ndal revanshin mbi administratën

redaktor

Partia Demokratike i ka bër thirrje Kryeministri Edi Rama të ndalë revanshin mbi administratën dhe spastrimin e saj.

Zëdhënësia e kësaj partie Laura Vorpsi deklaroi se PD do të vazhdojë betejën për aktin nënligjor për shtyrjen e statusit të nëpunësit civil në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo theksoi se PD do të marrë të gjitha masat për të çuar para drejtësisë ata që përdorin pushtetin për të cënuar shtetin ligjor.

Në fundë të deklaratës për shtyp Vorpsi u bëri thirrje të gjithë atyre që ndihen të kërcënuar, apo nën presion të bëjnë denoncimet e tyre, duke u garantuar mbrojtjen ligjore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *