Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherazi kandidati i PS-së për një mandat të dytë në krye të kësaj bashkie, Erion Veliaj ka deklaruar se 30 qershori është vendosur për të zhvilluar zgjedhjet lokale si nga Kolegji Zgjedhor ashtu edhe ndërkombëtarët.
Në një interviste televizive, ndër të tjera, Veliaj theksoi: “Ka vendimmarrje politike, vendimmarrje juridike dhe vendimmarrje diplomatike. Gjithçka është e vendosur tashmë dhe vendimi i Kolegjit e vendosi, vendimi i ndërkombëtarëve e stërvendosi. Siç luftojmë bullizmin, që në mënyrë të dhunshme bllokojnë shumicën, ashtu ndodh edhe me zgjedhjet: ka një shumicë të heshtur që duan të votojnë. Ata luajnë me datat si lojë fëmijësh, por datat janë përgjegjësi”.
Gjithashtu, Veliaj shtoi se kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka pasur mundësi që të punonte më shumë për Tiranën kur ishte kryebashkiak me fjalët: “Kryetari i opozitës ka pasur mundësinë të bëjë më shumë se ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës dhe nuk ka lënë gjurmë”.
e.ll./dita
