“30 qershori ka rënë, më besoni mua jam esëll gjithë ditën”

J L

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk ka lënë pas edhe batutat, gjatë konferencës urgjente, pas vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Nga Presidenca, Kreu i Shtetit deklaroi se ai duhet besuar se 30 qershori ka rënë dhe nuk ekziston si datë zgjedhjesh, pasi është esëll jo vetëm në mëngjes, por gjithë ditën.

Ai e lidhi deklaratën e tij edhe me ndërkombëtarët, teksa u shpreh se as ndërkombëtarët nuk e kanë thënë atë që thotë ai: Pa zgjedhje gjithëpërfshirëse e me standarde më të mira se ato të kaluarat, nuk ka çelje negociatash.

“Ua kam thënë dhe do t’ju them edhe një gjë që nuk ua kanë thënë ndërkombëtarët, pa zgjedhje gjithëpërfshirëse e me standarde më të mira se ato të kaluara nuk ka çelje negociatash. Më besoni jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes”, përfundoi Meta.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • nga pamja mjerane duket se nuk eshte mire nga ekuilibri mendor, duhet derguar per ta vizituar njehere se ka nje pamje te frikeshme , ,,,,

  • Patjeter ky injorant politik duhet izoluar.Ky hajdut i veshur me petkun presidintit eshte tashme rreziku yne.Me ligj Krimineli Meta po e fut popullin ne vella vrasje.Te izolohet me urgjence dhe ti jipet organeve te drejtesise Ky “NORIEGE “

  • sma mer mendja te jet esull se ky esht baftjari nga skrapari qe ate mikun ne 30 qezhor do mari baftjar baftjar je ber gjynaf per te par hopa baftjari me raki skrapari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *