Fqinjit tim i bën vizitë përdite një maçok i plakur, i murrmë, i vetmuar, sa të këputet shpirti kur e shikon. Maçoku kapërcen disa gardhe me tela, ca të lartë, ca të ulët deri sa arrin në kopshtin e z.Lu. Maçoku zbret aty dhe pret qe z.Lu, t’i sjellë ushqim, blerë në raftet e supemarketit. Hapet dera dhe maçoku nis adhurimin, më pas fërkohet me z.Lu para duke parë me bisht të syrit sahanin e mbushur me ushqim. Ata kënaqen me njëri-tjetrin. Pasi e mbush mullën mirë e mirë dhe shkëmben ca biseda te ëmbla, maçoku bie pak në mendime dhe vendos të largohet. Patjetër, me kujdesin e z.Lu, ai do t’i rezistojë këtij dimri të ftohtë. Nuk dihet se i kujt është ky maçok po z.Lu e ushqen rregullisht. Kjo, do të bënte vaki në vendin tim, Shqipëri?
– Pesëdhjetë metra larg shtëpisë sime, jeton z.Albert. Burrë me pamje fisnike, tani në pension. Ai mban dy qen, nje xebo të madh të zi, dhe një tjetër më të vogël me qime të përziera. Edhe këtij zotërie i bën vizitë gati çdo mëngjes një kone i vogël ngjyrë kafe të cilin ai e thërret Toto. Totua eshte i patredhur, një qenush i shkathët, të cilit nuk ia mëson dot axhendën ditore, ngaqë është i vetemuar, pa pronar, pa ligje. Kështu i lirë, ai u vërsulet qytetarëve me vend dhe pa vend. Totua pret çdo mëngjes para shtëpisë të zotit Albert. Z.Albert hap derën dhe i ofron ushqim, megjithëse nuk ka të bëjë me atë qen të huaj, të humbur. Kjo, do të bënte vaki në vendin tim?
– Rreth 300 metra nga shtëpia ime, është një zyrë e një përfaqësuesi qeverie. Një zyrë e thjeshtë, pa roje, pa protokolle, zyrë konsultimesh. Ti futesh brenda dhe qëndron në këmbë pa bërë tutje. Një nëpunëse që të ka parë, të thërret t’i shkosh pranë. Ti drejtohesh ngadalë, arrin në tavolinën e tij, ai të përshëndet dhe të pyet, çfarë halli ke. Kjo, do të bënte vaki në vendin tim?
– Diku në një rrugë pranë një shtëpie janë hedhur copra letra. Një grua e moshuar mbështetur në një shkop, përulet me kujdes dhe me mundim i mbledh ato fletë, dhe më pas shkon i hedh një kosh aty pranë. Kjo, do të bënte vaki në vendin tim?
– Në stacionin e autobuzit pret një i verbër. Vjen autobuzi, të gjithë i hapin rrugë, ai ngjitet me ndihmën e një qeni të shkolluar. Pasi sigurohet mirë dhe ulet në sedile, nuk harron t’i zgjatë shoferit biletën e udhëtimt. Kjo, do të bënte vaki në vendin tim?
– Kjo lulishte këtu pranë rrugës ‘Allegheny’, është gjithmonë e gjelbërt dhe i fton njerëzit për t’u shlodhur, pranë pemëve, luleve dhe barit të gjelbër. Diku, në një cep të lulishtes një grua polake veshur thjesht, shëtit një qen të murrmë të edukuar, i cili
të gjithë njerëzit për rreth i shikon me dashamirësi. Më pas qeni qëndron diku, dhe pasi nuhat mirë e mirë, bën nevojën. E zonja e tij, e cila ka ndjekur me kujdes këtë ceremoni, me një dorashkë plastike, ulet mbledh nevojën e qenit mirë e mirë dhe e fut në një qese. Kjo, do të bënte vaki në vendin tim?

Një shkrim edukativ por qe nuk do të bënte ndonje efekt ne vendin tim. Ato “vaki” humanizmi qe tregon z. Ahmet jane produkt i njerezve te qyteteruar ! Shqiptaret jane ende nje popull fshatar pa ndjesite e njeriut te civilizuar. Madje dhe atje ku ka pasur sadopak nje tradite civilizimi eshte shkaterruar nga paedukata dhe pamorali i politikes e politikaneve me se shumti katundare safi. Z. Ahmet ,pergezime. Jeni nje qytetar. Neve na duhet shume kohe te mesohemi me “vakitë” qe numeroni! Fatkeqésisht shoh se jemi larg. Ika se po me hedhin plehrat nga ballkóni i katit te peste. T’ju ulerij njehere,si thoni?
O Ahmet, ne cilin vend te planetin jeton o burre, se nuk e morem vesh nga flet per gjithe keto bema macokesh, qenesh race, kone pa zot dhe zonja qe mbledhin ne lulishte te permjerat e qenusheve. Shqetesimi jot eshte i drejte per ate qe e kupton, por e ke sperdredhe kaq shume sa edhe une qe jam nje lexues i thekur e kam veshtire ti nxjerr kuptimin.
Zt AHMET ,mos jeni gje rracist per vendin tim dhe tuajin ??
Mos keni dyshimin se ktu nuk ndodhin mrekullira ??
Nuk besoj se jetoni ketu ,prandaj na beni gjith kta shembuj …revizionist
Ktu te vendi im dhe i juaji …ka qene e mace plot .Neper ato pak vende jeshile qe kane ngelur ,neper rruge ,nuk ju them kosha plehrash sepse ktu cdo cep eshte kosh plehrash .Ja une sa here vij ,sigurohem mos te parkoj poshte ndonje pallati ,sepse zonja e katit te peste ,ngaqe perton te zbresi shkallet e hedh qesen e plehrave nga ballkoni …ka merak per qenin e braktisur
Ktu nuk ka zt Lu …ka Lulushe dhe Nafije idiote sa te duash !
Zyra qeverie ?? Uh mor zoteri sa te duash .Ja mjafton te ishe ktu ne qershor .Si kerpudhat helmuese gjeje vetem shtabe elektorale ,flamuj ,parrulla …dhe debatikas ops sot jane militant …po njesoj kane ngelur …vriten per partine …vrasin shqiptarin !
Cfare do qe tu kerkoje do e benin …sidoqe ti te kesh hallin …do ta zgjidhin .Kto ndodhnin vetem ne qershor .Tani zyrtari …do lek ,do te kesh nje mik te ‘forte” …mundesisht miku ben pune po te jete nje nga ata pistoleret qe ka ekzekutuar me kallashnikov …jo qen jo …njerez
Kte punen e plehrave jua spjegova njeher ,po ti nuk kuptoke .Ne kemi ca 30 vjecare …o nene alamet rinie…hane fara gjithe diten …peshtyjne ne trotuar ,ne lokal ,opo peshtyjne kudo .Mua me ka lindur ideja qe te ngrem ca parrulla …vdes une per parrullat
NDALOHET PESHTYMA NE AMBJENT !
KA NJEREZ QE E DUAN NE FYTYRE !
Ja nuk besoj se aty ku jetoni ka parrulla keshtu !
Atje jane budallenj mor zoteri …ata i bejne pa parrulle gjerat
Gjithmone per kto letrat …ne kemi ca teto obeze ,qe me buzet e kuqe …me te kuqe se semafori , mbllacitin byrek ne cdo vend ,zyre ,banak …dhe oh te shkretat …po pse letren ne xhep do e mbajne ..Ne shesh do e hedhin …UAAAAAA KTU KESHTU BEJNE TE GJITHE !
Jemi kolektiv ne mor zoteriiii ,ne jemi te kolektivizuar qysh nga 3 breza .Jemi riprodhuar me aksion vullnetar …
I verbri ne autobus …uh sa per te qare ..qeshur …me gjithe qenin ne autobus …ne i ngulim thiken 17 vjecarit sepse guxoi te kerkonte bileten e autobuzit ,pse mor dhe bilete do pagujme.. kamunistat e dreqit ,tash jena demon krate ..ska tallon demon kracia …ti do dhe qenin me autobuz .Po te rrij te shtepia i verbri ,ku don me shkue ?/ As shtepi nuk ka ..eshte toke e xanun .
Lulishte nuk kemi ne ktu ,qenit i vjen ndot te ndyje …nejse ky shembulli i fundit nuk qendron fare .Pastaj ktu ne lulishte rrine ata qe flasin me vete ,rrine dashurite 5 mij lekeshe …5 mij leke te vjetra ,Rrine Lulat e vegjel ,qe hane levozhga bananeje …mire qe nuk jeton me Migjeni …
Keshtu pra Zt Ahmet …
ktu te vendi i juaj dhe imi …ndodh cdo gje …qe neper bote nuk ndodh !
Te gjitha keto do te ndodhin ne vendin tone:
Kur te fuksionoje pushteti lokal
Kur te kete kazane plehrash ne cdo kthese rrugice,para cdo dyqani shitje apo restoranti,para zyrave te biznesit apo shteterorore.
Kur kompanite e pastrimit te paguajne gjobe per cdo neglizhence
do te ushqehen qente e macet e rruges kur pensionet te jene me te medha.Sa per kuriozitet macja ime kerkon mesatarish 40 dollar ne muaj.Nje pensionist ne shqiperi duhet te shpenzoje per muajin sa per dy mace!
Eshte e lehte te besh moral por po te kish halla dy kokra te vogla do ta quanin daje.
Zt Kristaq ktu ka kosha plehrash ..askush nuk i perdor
Ktu ka puntor te pastrim gjelberimit dhe bejne me te miren e mundeshme .Po te dalesh heret ne mengjes duket qarte dhe puna e tyre …por pas 2 oresh nuk merr vesh me cfare behet .Epo bashkia nuk mund te veri nje qytetar ,nje pastrues ,nje polic …per kta .
Nqs aty kushton 40 $ ktu kushton 5 mij lek …kaq i kemi te gjithe …nqs i marrin kafshet duhet ti mbajne …nje cop buk tepron gjithmone …joqe ktu jane te gjithe obeze …do i ndihmonte dhe per veten e tyre sikur te pakesojne ca racionin .
Ne e kemi legalizuar LGBT per hallen dhe per dajen …thjesht duhet te legalizojm kulturen ….dhe kultura nuk legalizohet me …cfare ben vendi per mua ….por une cfare bej per vendin !
Z. Collaku, ne BE nga vij dhe une ka zona te qytetit ku nuk shkel kemba e policit.