Tre ditë afat nga mbyllja e aplikimeve në portalin “Mësues për Shqipërinë”

Leda Hysa

 

Regjistrimi në portalin “Mësues për Shqipërinë” ka nisur për të gjithë ata që kanë dorëzuar dosjet pranë drejtorive rajonale në Lezhë, Durrës, Fier e Korçë dhe si afat i fundit aplikimi mbetet 28 qershori.

Çdo aplikant është i detyruar që të bëjë regjistrimin në portal në mënyrë që të bëhet pjesë e fazës së dytë, atë të testimit të informatizuar.

Ministria e Arsimit ka ndarë një video-udhëheqëse ku nënvizohet se në rast aplikimi për herë të parë në portal, duhet patur kujdes që të vendoset numri personal/numri i pasaportës që aplikanti ka deklaruar në formularin e pranimit dhe një e-mail i vlefshëm.

Për sa i përket mbartjes së pikëve të portalit 2018-të, aplikanti duhet gjithsesi të logohet me kredencialet e mëparshme për të hedhur preferencat e 2019-tës. Njëkohësisht, nëse aplikimi është bërë në vitin 2018-të dhe dëshiron të mbart pikët, aplikanti duhet të informojë DRAP-in në mënyrë që të pasqyrojë mbartjen e pikëve gjatë vlerësimit.

Në rast të modifikimit të aplikimit, aplikanti ka të drejtë të modifikojë zgjedhjet e tij/saj deri në datën e mbylljes së regjistrimeve.

Pas datës së mbylljes së regjistrimeve, është e pamundur që  të modifikohen preferencat e zgjedhura.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *