10 filma italianë që gozhduan shqiptarët për vite me radhë

Bora Basholli

Teksa shihja si dukej sot Xhulia e “Përgjithmonë Xhulja”, u ktheva shumë vite pas. Krejt papritur më erdhën ndër mend gjithë filmat, serialet dhe aktorët italianë që më mbanin gozhduar para televizorit mua, familjen time dhe gjithë shqiptarët dekada më parë.

Ndonëse isha fare e vogël asokohe, shumë personazhe dhe histori janë ngulitur në kujtesën time, aq sa sot më lindi dëshira për ta përcjellë tek ju gjithë nostalgjinë time.

Përgjithmonë Xhulja (1989)

Duke qenë se Xhulja ishte personazhi që më ngacmoi për të nisur këtë listë, po e nis me të. Gjithçka zhvillohet në Italinë e viteve ’40-të. Carmen de Blasco, e martuar me një fashist, bie në dashuri me një mik të babait, partizanin e ri Armando Zani. Në fund të luftës, Carmen sjell në jetë vajzën e tyre, Xhulia, e kthehet sërish tek bashkëshorti.

Dy dekada më vonë, Xhulia bie në dashuri me studentin Ermes Corsini e pavarësisht kësaj, ai vendos të martohet me trashëgimtaren e pasur e egoiste, Marta Montini. Vite  dhe një martesë e dështuar më vonë, Xhulia ribashkohet me dashurinë e jetës. Ermes është i lodhur nga Marta, kështu që nis një lidhje jashtëmartësore me Xhulian.

Një ditë, ajo diagnostikohet me një sëmundje të tmerrshme… Aq i dashur u bë personazhi i saj, sa sot e kësaj dite, çdo mama mallëngjehet kur krejt papritur në ekran shfaqet “Përgjithmonë Xhulja”.

 

Nëse një ditë do të  trokasësh në portën time. (1986)

Për herë të parë, titullin e këtij seriali e dëgjova nga im atë kur isha ende adolëshente. E dëgjoja të ma tregonte dramën e Livia-s dhe Claudia-s. E intriguar nga titulli, e pashë dhe aty kuptova pse shqiptarët u dashuruan kaq shumë pas Virna Lisi-it.

Një nënë (aktore në karrierë) përballet krejt papritur me realitetin e hidhur. E bija,  e varur nga dr oga braktis shtëpinë. E gjendur para një fakti tronditës, e ëma i thotë se nëse një ditë përpiqet të kthehet, dera e shtëpisë nuk do të jetë më e hapur për të…

 

Oktapodi ( La Piovra 1984)

Mini-seriali më i famshëm i mafies në Shqipëri asokohe. Aq shumë i dashur u bë për shqiptarët ky film, sa Komisar Katani (Michele Placido ) ende perceptohet si heroi më i famshëm që është përballur me krimin e organizuar italian.

 

Miku im (Amico mio 1993)

Mjafton të shihni këtë foto, për t’ju kujtuar aventurat e Spilo-s, vogëlushit që jetonte në spital dhe historisë së dashurisë mes doktor Magri-it dhe koleges së tij Angela.

 

Carabinieri (2002-2008)

Pas Katanit, seriali më i famshëm investigativ ishte padyshim Carabinieri.

 

Aty u dashuruam me policen më seksi që kemi parë ndonjëherë Paola Vitali (Manuela Arcuri), por ata që me shumë gjasa s’do t’i harrojmë kurrë ishin djemtë me sy hipnotizues që u bënë heronjtë tanë për vite me radhë..

 

Ah, ç’kohë!

 

Çmendurisht i dashuruar! (Innamorato pazzo 1981)

Mund të krijon histori pafund me princesha që bien në dashuri me njerëz të zakonshëm, por vendin e princeshë Cristina-s (Ornella Muti) dhe shoferit karizmatik të quajtur Barnaba (Adriano Celentano) nuk do ta zërë asnjë dyshe tjetër.

 

 

 

Shoferi i autobuzit, çmendurisht i dashuruar pas princeshës delikate na dhuroi kaq shumë skena dhe batuta sa sot e kësaj dite i shohim edhe të përdoren në Instagram nga të rinjtë që ndoshta s’e kanë idenë ç’film kanë humbur!

 

Grindavec i zbutur (Il Bisbetico Domato 1980)

Meqë jemi tek Adriano dhe Ornella, nuk mund të mos jua kujtoja këtë film. Elia, fermeri me personalitet të veçantë që bëri për vete Lisa-n na bën t’i rikthemi këtij filmi sa herë që shohim këtë foto…

 

E madhja,  dashuria ime e vogël (Piccolo grande amore 1993)

 

Shumica e vajzave, ranë në dashuri kokë e këmbë me Raul Bova-n, bukuroshin të cilin fati e bashkoi me princeshë Sofinë. E lodhur nga burokracitë e familjes mbretërore, princesha ishte gati të niste aventurat me instruktorin seksit të sërfit.

 

Ngjyrat e jetës (2005)

Ndonëse gjithë filmat e Nancy Brilli-it ishin shumë të dashur për shqiptarët, ai që na mbajti gozhduar më gjatë se të tjerët ishte padyshim Ngjyrat e jetës. Historia e dy shoqeve të ngushta, Adua-s, aspirante për aktore dhe Gulia-s, pianiste brilante, shkruan Anabel.

 

Ngjarjet mes tyre marrin tjetër rrjedhë për shkak të nënës së njërës prej të dyjave dhe një mashkulli, Luca, që s’mund të ishte askush tjetër përveç Gabriel Garko-s.

 

Katerina dhe të bijat (Caterina e le sue figlie, 2004)

Katerina, (Virna Lisi) u bë zëri i pothuajse të gjithë nënave shqiptare. E braktisur nga i shoqi, asaj ju desh të rriste e vetme 3 vajza me gjithë problemet që mosha dhe jeta sillte ditë pas dite…

 

Bukuria e grave (Il Bello delle donne)

Jam e sigurt kur them se kasti i aktoreve në këtë serial është i preferuari i grave shqiptare dhe jo vetëm.

Historitë e ndryshme të Anna-s, Vicky-it, Miranda-s, Francesca-s e shumë të tjerave, në një moment bashkohen me njëra tjetrën duke e bërë këtë një nga filmat e preferuar që kujtohet edhe sot gjithë nostalgji!

 

b.b/dita

 

Share This Article
8 Comments
  • E vertete qe gjith ato filma qe pershkruhen me siper na kane mbajtur per nate ( serialet ) te ulur perballe televizionit qe dhe pse kanalet e huaja ishin te ndaluara ne gjejnim menyren t”i shifnim me ane te aparateve ( kanaceve u quajten nje tranzistor me disa lidhje telash qe vetem tekniket e URT -tes se Durrsit i sajuan ) ; Por nje pyetje me lind per adolishenten e atyreve viteve qe shkruan kete kujtim nostalgjik se kur ben nje pyetje “”Cfare kohe “” c”don te tregoje ??? Adhurimin apo nostalgjine ???? Dhe ne se ajo ne ate kohe ishte e parritur sot eshte me teper se e rritur e per respekt te babit te saj qe i shikonte ilegal ato filma te shprehet ndryshe . “”CFARE KOHE “” Te kuptoj kohe te arta apo ,,,,,,,,,, Paralel me nostalgjine e jetes qe iken ,viteve qe kaluam asnjehere nuk duhet te leme ne harrese dhe censuren ,friken e izolimin qe na beri shteti diktatorjal . !!! Keni pershkruar shume filma te asaj kohe e shume mire e keni bere por ne se doni te mjaftoheni vetem si nje ndodhi te perjetuar ,,,ju lutem mos shkruani frazen ” Cfare kohe “” se nje i ri i lindur pas 90 -tes do te kujtoje se shijonim ato filma ne liri te plote e jo mfshehtas ! “”CFARE KOHE !!!!!<"""

  • Moj RITA ,moj RITA…….qe po shet GORRICA… .!!!
    ……..
    — Me fal pak , moj ” CUPA PLAKE” ….. Te them cupa plak se nga sa shkruan , …kuptohet sikur ke qene nje e vuajtur e asaj kohe qe ke ti ne mendje . …
    — Qe duhet te jeshe ”KOHES se QEPES”, e tregon edhe deformimi qe te ka lene ajo ” kohe e mallkuar” , ku megjithe se kemi 3 dekada qe e kemi lene pas , ju Akoma ,SI ”VIGJELENTJA E PARTISE DIKUR ” vazhdon tu diktosh njerzve ” BOTKUPTIMIN E NJERIUT TE RI” vigjelencen e ” Lufes se klases ,”’, ”shikimin e gjerave me syrin politik” apo , apo , venien e ”POLITIKES KUDO E PER CDO GJE NE PLAN TE PARE ” e te tjera si ato …;”pordhi kali ne dere te hani”’ ….
    ………
    —- MBASE E KAM GABIM , por une shof disa data qe fillojne mbas viteve 80, PRA, … ne ate kohe ”sa do me pikatore”, kish filluar hapja e shume gjerave.Pjesa me e madhe daton MBAS VITEVE 1990 , ……PRA , moj RITA ME DUKET SE PO NA SHET GORRICAAAAaaaaaaaaaa …!!!!!
    …. E po kjo pune..!!! KUR DO GDHENDET , PASTROHET KY LLOJE MILETI NGA SKORJET E TE KALUARES….
    — Kur do te mesohen keta lloje njerezish qe t lene te lire TE TJERET te thone lirshem ndjenjat dhe mendimet e tyre…!!!
    —- JO CDO GJE E BUKUR, OSE E KEQE QE ESHTE PER TY, ESHTE EDHE PER MUA..

  • Cfe thua ti B.B nga te rinjte qe s` kane idene c`filma kane humbur! Ti ose je ndonje fshatareshe e pangopur me telenovela bajate,qe i rekomandon rinise Vetellastimet perverse te nje magalomani bosh si Celentano,masturbime para pasqyres si jane ato filmat me bukuroshen Muti,pa asnje vlere.
    Kinematografia italiane ka c`tu tregoje brezave,filmat e DeSikes,CarmineGallone,Rosselinit,Fellinit,Damianit,,aktore te paperseritshem si Loren,Vallone,Lualdi,Lupo,Sordi..
    Filmat qe i kushtojne vetes kengetaret italiane,celentano,bobi solo,giani morandi etj,jane ca pordhe me rigon,qe edhe ata vete do te turpoeroheshin sot..Ti ja rekomandon rinise qe s`i ka pare..!!!!
    Kurre mos i pafshin,Me mire rekomandoi Big Brother.

  • dakort me @demon , mos i pafshin rinia e sotme…shumica e ketyre nuk jane filma por telefilma ose seriale televizive. Nga keto te dhjete shpetoj vetem Oktapodin me Michele Placido…sidomos dy serialet e pare me regjizor Damiano Damiani

    • o lekë,në atë kohë kemi parë këta filma,por asnjëri nuk thotë “Ah, ç’kohë!” si b.b/dita!
      i jap të drejtë demës ndoshta për të gjitha që shkruan!!
      po të kishim mbetur me po ato filma,pra po të mos kishim parë të tjerë nga kinematografia botërore!?atëherë do të kishim thënë dhe ne “Ah, ç’kohë!”,por kemi parë shumë e më shumë dhe me të vërtetë themi”Ah, ç’kohë!”por me shtesën “muti”!!
      lali mikele plaçido që në atë kohë ka qënë i dobët!!filmi ka qënë i bukur por loja e dobët!!falë damiano damianit,ka qënë në një farë niveli!!aty në një nivel më të lartë kanë qënë rremo xhirone,dhe një tjetër me mustaqe,kurse nga femrat barbara de’rosi!!
      sa për filmat e tjerë sidomos me manuela arkurin!?pirdhi në të!!
      nuk e di nëse e njeh historinë e trikekut,elefantit të detit??
      nëqs rri i mbyllur në një stallë një vit rresht pa parë gjë tjetër përveçse një femre trikeku,dhe ajo të duket mis bota!!
      filmat italianë dhe francezë kanë qënë ata të viteve 50,60 dhe pak të 70ës!ashtu si muzika!!më pas janë këthyer në katastrofë!për këtë punë iua kalojnë dhe gjermanëve!!

  • Mos e ngaterroni kekun me byrekun

    Keto filma i ka dhene Tirana te gjithe. Po dhjasni shume me jo diktature e jo censure se i keni pare rehat rehat te Tirana.
    Filma nga me te zakonshmit kane qene, asgje e vecante. Ato gjeten me lire, dhe ato blene shoket e partise e te TVSH qe shkonin e tallnin bithen neper festivale filmi. . Shto edhe ndonje Skllavja izaura, Shigjeta e zeze a ndonje tjeter e kaq.

    • plotësisht e drejtë!
      kishte dy limite!
      censura dhe vlera!!
      këta filma i plotësonin!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *