Toka, pre e një “aparteidi” klimatik

Edona Llukacaj
Floodwaters from Tropical Storm Harvey surround homes in Port Arthur, Texas, Thursday, Aug. 31, 2017. (AP Photo/Gerald Herbert)

Një ekspert i OKB-së ka paralajmëruar se bota mund të përballet me një “aparteid”, të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

“Të pasurit do të paguajnë për të shpëtuar nga uria, ndërsa pjesa tjetër e botës do të lihet të vuajë”, tha Philip Alston, raportues i posaçëm i OKB-së mbi varfërinë ekstreme.

Sipas tij edhe pse disa objektiva për të adresuar këtë çështje aktualisht janë arritur, megjithatë miliona njerëz do të varfërohen në botë pikërisht nga ndryshimet klimatike që rezultojnë në mungesa jetike.

Në raportin e tij, Alston thekson se të varfërit në botë, ka gjasa të goditen më së shumti nga temperaturat në rritje, mungesat e mundshme të ushqimit, si dhe konfliktet që mund të shoqërojnë një ndryshim klimatik, raporton Dita, duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Sido qe te vije ndryshimet jetesore nga ndryshimet klimaterike.Njerzit te mos e vrassin mendjen mbasi asnjeri nuk ka ardhur ne kete bote me kerkese porosi.Keshtu edhe nese vjen dekiku per tu largue nga bota ta presin pa frige.
    Ishim nga s’ishim.
    Shkojme nga ishim tek s’ishim.

  • Bota vuan nga grykesia e çmendur per pasuri e fuqi, pra nga sistemi ekzistues I zhvillimit shoqeror. Ne koke te njerzve eshte fiksuar vetem nje mendim, si te fitojme, pavaresisht pasojave.
    Kjo rruge po na çon ne greminen klimatike dhe sidomos shoqerore.
    Njeriu nuk eshte ujk per njeriun por perbindesh me 100 koka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *