Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në Berat i është drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, këtë të martë, me një deklaratë. Në të i kërkohet presidentit që të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë që ka në dispozicion për të shpallur sa më parë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të parakohshme.
Aleanca, gjithashtu, i kërkon forcave të rendit dhe administratës publike që të vendosin përpara Shqipërinë, duke mos u bërë pjesë e mbështetjes së shkeljes së Kushtetutës dhe Ligjit.
Në deklaratë, qytetarëve i bëhet thirrje të ngrihen në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të demokracisë, të refuzojnë të bëhen pjesë e farsës elektorale që qeveria dhe Edi Rama po përgatit”.
Deklarata e plotë:
Deklaratë e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë Berat:
Ne, qytetarët e Beratit, të bashkuar në një Aleancë për Mbrojtjen e Demokracisë dhe vlerave të saj,
Me dëshirën dhe qëllimin madhor për t`i shërbyer Shqipërisë dhe interesave të saj;
Të shqetësuar për konfliktin social dhe politik në vend, konflikt i cili po precipiton me pasoja të rënda për të ardhmen e Shqipërisë, shqipëtarëve dhe integrimin evropian të tyre si aspiratë madhore e popullit shqiptar në shekuj,
Duke patur parasysh rrethanat e sotme, kur:
– Vendi drejtohet nga një maxhorancë politike e cila është faktuar se ka fituar zgjedhjet nëpërmjet blerjes dhe manipulimit të votës si dhe përdorimit të eksponentëve të krimit të organizuar;
– Kuvendi i Shqipërisë nuk plotëson detyrimin kushtetues të përfaqësimit me 140 deputetë, duke mos përfaqësuar kështu numerikisht elektoratin;
– Sistemi i drejtësisë është tërësisht i paralizuar, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë, ndërsa organet e tjera të këtij sistemi kontrollohen politikisht nga maxhoranca;
– Korrupsioni galopant që po gërryen ekonominë dhe të ardhmen tonë është faktuar të ketë mbështetje të hapur qeveritare;
– Opozita ka braktisur përfundimisht Kuvendin e Shqipërisë, në shenjë protëste përsa më sipër;
-Maxhoranca, për herë të parë pas përmbysjes së regjimit komunist, tenton të shkojë e vetme në zgjedhje moniste, pa asnjë alternativë, duke kontrolluar kështu efektivisht të gjithë pushtetin vendor dhe qëndror në Shqipëri;
-Dekreti i Presidentit i ka anulluar këto zgjedhje pikërtisht për dëmin e pallogaritshëm që do t`i shkaktojë vëndit;
I bën thirrje:
– Presidentit te Republikës,
Të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë që ka në dispozicion për të shpallur sa më parë zgjedhjet përgjithshme parlamentare, të parakohëshme, të drejta dhe të ndershme, si i vetmi instrument politik që i jep zgjidhje kësaj situate të paprecedentë!
– Administratës Publike dhe Zgjedhore, Forcave te Rendit dhe të Sigurisë
Të vendosin Shqipërinë përpara partisë, duke mos u bërë pjesë dhe mbështetje e shkeljes së Kushtetutës dhe Ligjit;
– Qytetarëve të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë
Të ngrihen në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të demokracisë, të refuzojnë të bëhën pjesë e farsës elektorale që qeveria dhe Edi Rama po përgatit, të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë dhe jopolike në interes të vetëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve!”.
e.ll./dita

Bravo Berati,
Sa i zgjut Lirua e Monika doojn sebeb me bë ndonjë procke tjeter.Skenare te lecushem keto Ilir Metaaaa.Janë filma te djegur nga përpëlitur fundit.Ki parasysh Shteti Shqiptar nuk është kooperativë qe ti mund te sillesh si te te doje bytha.Mbahesh edhe për kokë e madhe,kur shifesh ne paqyre vec.Turp per Shqiptaret te kene ne krye fytyren tate.Tallje ne pakufi.
SA per dijeni kryetari bashkise Berat eshte burri I vajzes halles ILIR Metes
Bile meqë eshtë të shpallë vetveten fitues.
Une Beratsit i kame ditur per njrez te zgjuar.dhe i zgjuari eshte edhe trim.por me mend dhe jo badihava.Mire qe fo te luftoni.do te pengoni zgjelljet.Por mundoheni te me spjegoni kete lufte me ke do ta beni dhe per ke do ta beni.
Ju cfare interesi keni.Fitimet i marrin ato qe ju nerzejne
Rrini rehat se po mundoheni te sillni 97 por gaboheni.
Jane të gjithë skrardhi që kanë zbritur né Berat ne vitet 70-të. Skrapardhiu nuk njef mij e shoqeri. Skrapardhiu nëse ke nje mij skrapardhi dhe even rruges së bashku. Dhe nëse takon një tjeter skrardhi të thote ky eshte skrapardhi Ti para skrapardhiut nuk je asgje. Dhe të le né mes të rruges e iken me skrapardhiun që takoi per here të pare né rruge. Edhe kriminel edhe hajdut të jete skrapardhiu I sapo njohur me ate do shkoj. Skrapardhi jte kanë nje zili gjenetike per beratsit. Keshtu Ata dje ishin skrapardhinj
Ne Berat duhet te shkoje e te beje nje miting Osmen Gazepi dhe beratasit e kthejne pllaken menjehere. (Dihet se cfare u tha Osman Gazepi popullit te Beratit).
Po cfar zgjdhjesh doni more debila??? Ju nuk po pranoni keto zgjedhjet normale, e doni zgjedhje te parakoheshme!!! Po perse more shoku ennnnnno keshtu??? Nuk ben te besh propogande kunder demokracise keshtu more ennnnnnno, tekstilisti.
Petrit Sina, kryetari i bashkise Berat i LSI-se eshte nje superhajdut. Verefikojeni. Nuk ka lene gje pa “blere”. Platancione te tera me peme frutore. Eshte bere nje prej bejlereve te LSI, si e gjithe LSI hajdute…
Nxjerrja e ushtrise per te monopolizuar zgjedhjet, i del per detyre Presidentit Meta si komandat i Pergjithshme i F.A. ti fuse ne gazerma ushtaret dhe urdheruesit ti denoncoje per shkelje kopetencash e ligjesh te saksionuara ne Kushtetuten e Shqiperise. C’do vonese, vetem se ja shton pergjegjesite dhe e ben bashkefajtore. Dhe se fundi, askush te mos mendoje se do te mund te imitoje nje rregjim ushtarak e diktatorial si Moduro i Venezueles, se GABON, ai apo ata qofshin do te marrin ndeshkimin e merituar nga populli e bashkesia nderkombetare, duke os harruar se Shqiperia eshte antare e NATO-s. Populli i Shkodres ka nje thenje te urte; TE HYPTE VETJA NE QEFE, se pastaj te vjen rrenimi, pra nje fund i turpshem, i shpejte dhe pa kthim.
Kohes se abuzmit me ushtrine e policine per te gllaberuar pushtetet i mbaroje vaji kanidilit.