Zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat, si duket, janë vendosur të mbahen edhe me përkrahjen e heshtur apo të zëshme të ndërkombëtarëve, kanë sjellë një dukje më të afërt të pushtetarëve dhe të opozitës, në të gjithë hapësirën e tyre:
Sheksipiri, në njërën nga poemat e tij, që gjendet tek përmbledhja SODITJE thotë “kali i zi i natës, makthi”.
Të jetë futur pikërisht kali i zi i natës tek liderët politikë?
Makthi është i pranishëm tek Ilir Meta dhe e gjithë shfaqja e tij dje, e martë, para mediave nuk ishte asgjë tjetër, veçse një shfaqje e saj.
Makthi i udhëkryqit në të cilën është futur dhe nga i cili as ai vetë nuk e di se si mund të dalë.
Një gjendje e panjohur më herët për njeriun e dorës së fortë dhe prakticizmin politik, që luhatej nga mbajtja fort pas një çdekretimi, të cilin nuk e kishte menduar më herët, e deri tek heqja dorë nga mandati i tij si shefi i presidencës.
I premtuar bujshëm nga ai se, për hir të së mirës së vendit, ai është i gatshëm të heqë dorë nga Presidenca, të martën ai iu largua fjalës së tij, duke dhënë datën e fundit të mundshme të largimit të tij.
Sot, për herë të parë pas shumë viteve që ndjek lojën e tij politike, ai ishte si në mesin e një shkretëtire dhe, kur je në shkretëtirë, të duket sikur je përherë në qendër.
30 qershori është sfida e tij, por edhe fillimi i rënies së tij. Ai, ose do të bëjë çdo lëvizje të mundshme për të nisur një revolucion të ri politik nga zyra e tij në katin e dytë, ose do të fillojë të ulë shkallët për të dalë jashtë.
Makthi vërehej edhe tek fjalimet e sotme të Edi Ramës. I lodhur në artikulimet e tij të stërthëna, me një fjalor të pagjetur nga ai që normalisht e artikulon si pak kush fjalën shqipe, me shembuj të përsëritur deri në detaje, i lodhur, por edhe përballë enigmës, ai ka në vete jo thjeshtë makthin e 30 qershorit, por atë që do të vijë pas kësaj dite.
Mos po ngarkohet më shumë nga sa mban me pushtet? Pushteti i tepërt, që nga a-ja deri tek zh-ja mos është ajo që nuk do të mund të kapërdihet dhe të bëhet mjerimi i tij?
Ndërsa ia kanë ndaluar fishekzjarret dhe festat, ai do të duhet të gjejë një rrugë të mesme, që, nga njëra anë të mbajë me gajret përkrahësit e tij që do të thërrasin fitore, dhe nga ana tjetër ta ketë mirë me ndërkombëtarët, të cilët , edhe pse nuk duan dhunë, nuk duan as fanfara politike.
E nesërmja e 30 qershorit nuk do të jetë festë për të, do të jetë dita e parë e makthit se çfarë mund të bëjë për të përtypur këtë pushtet të stërmadh, të cilin e ka pasur vetëm Enver Hoxha, vullnetarët e të cilit ia lakon përditë, por pushtetin ia përngjan.
Makth është tek Basha, në fakt ky është njeriu që bart makthin më të madh në këtë vorbull politike.
Përballë vetes ka tri gremina ku mund të rrokulliset fati i tij dhe vetëm një shkallare nga mund të ngjitet.
Gremina e parë e makthit të tij është Berisha. Njeriu që e hipi në fron, mund ta zbresë rrufeshëm. Basha ka pas qafës presionin ndërkombëtar dhe drojën se ata, kur të nxjerrin jashtëloje, vështirë të të pranojnë më. Ndërkombëtarët nuk duan dhunë. Përballë tyre Berisha, që e kërkon dhunën dhe që e ka vënë në pushtetin e partisë për të bërë si i thotë ai dhe jo i thonë të huajt.
Të injorojë Berishën, e di se bën vetëvrasje politike. Ta dëgjojë atë, është i njëjti rrezik.
Gremina e dytë është Meta. Ai dha shembullin sot, e martë, se nuk do të pyesë për ndërkombëtarët. Tingëllon pak si enveriste, por, meqë është nga Skrapari, mund të jetë reminishencë e vendlindjes së tij.
Meta i thotë të ndjekë shembullin e kundërshtimit ironik dhe me forcë të ndërkombëtarëve, por ai deri tani nuk ka rrezikuar asnjëherë kaq fort.
Në të vërtetë ai nuk jeton në realitetin që vetë e krijoi. Pushteti është për të një ëndërr, por kësaj here ëndrra e tij është shumë më e vogël se sa realiteti.
Gremina e tretë janë mitingashët që ngriti peshë, duke kënduar fitoren, edhe pse e dinte se ishte në humbje.
A mund t’i rikthejë ata në gjendje qetësie? E vështirë, për të mos thënë e pamundur! Ai hapi një derë që nuk mbyllet lehtë.
E vetmja shkallare e tij është mendimi politik ndërkombëtar, sidomos i BE dhe SHBA. Nëse i dëgjon ata, mund të ketë një shpresë që, edhe mishi të piqet, pra të ketë lëvizje të vogla dhune, por që në fund të rezultojnë paqësore.
Lëvizja e pamenduar e opozitës, në fakt e Bashës sipas mendjes së Berishës, ishte më e dëmshmja dhe një enigmë që nuk do të zbardhet kaq shpejt.
Ai, me një lëvizje të vetme rehabilitoi Ramën dhe e ribëri faktor.
Ai i mori sheshet,por i la pushtetin. Ky është makthi i tij më i keq.
Nga të gjitha veprimet mendore, arsyetimi është ai që shfaqet më rrallë!
Kjo ndodhi edhe me Bashën.
Kjo ndodh shpesh herë me liderët tanë?
***
Bedri Islami / Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Analize reale
Nuk e di kush e ka shkruar kete Editorial por Makthin e ka vetem njeri ,Edi Rama , sepse po pret me tmerr goditjen perfundimtare qe do ti jape Like Floriri .
Ne PS ja kane bere gati litaret dhe vete PS-ja po e shtyn ne Aventure per tia lene atij gjithe pergjegjsine.
Qe te shkruash per te Ardhmen e Shkuar duhet te kesh Intuite por me shume duhet te kesh Prakticitet .
SI GJITNJI MBETESH BEDRI !
Pirdh pirdh se lerohesh,ne ate krah fli se do denohen.Nga kush do denohen ? Do denojne njeri tjetrin ! Pse c’fare interesi kane ? Ta hane per vete tju bejne qefin ju ?! Atyre ju ka zene rrota bishtin,duan te ikin po s’ikin dot se ju mungon garancia qe si prek njeri po te leshojne pushtetin.Me aq lek qe kane vene jetojne nga pese breza.Meqe permend Shekspirin,ka nje te vertete universale simbas tije,ruga e krimit te detyron pa zgjidhje bashke jetesen deri ne fund me krimin.
Kerkese me nje kusht te vetem…
A NUK E KUPTONI SE PO E ZERONI OPOZITEN E VETRRENUAR?
– Instuktore rrenues te nje opozite
vetvrasese
– Analiste apo Anusliste?
– Kazan apo oturak mediatik?
– Nga Alban Dega, Nju Jork
A nuk e dine “ yjet “ e oturako-medias Blendi Koran Toptani, Artur Zheleznov Zhelja, Ylli Gazidede Rakipi, Ardian Asskisser Krasta… Sonila Fece MECKA, Basir Gebels Cullaku, Klodiana Kukumjacka Llalla, Andi Bushat Rusogate… e anuslistet e SaLike Lulush Mona … Molototovit pergjigjen e pyetjes se tyre klishe:
– Si do te merrnin pjese ne zgjedhjet e 30 qershorit perballe pergjimeve te vjedhjes se votave ne 2-3 zgjedhje rajonale te 2016, kryesisht ne Diber !?
Po pse a nuk ishte kjo opozite e sotshme ne pozite e pushtet absolut me 26 maj 1996 qe vodhi me thase votat cep me cep te Shqiperise, gjakosi deputete e opozites e deri gszetareve
te huaj ne detyre ne mes te dites ne Sheshin Skenderbej te Tiranes!?
A nuk ishte kjo opozite e sotme ne pozite me 28 qershor 2009 qe jo vetem vodhi e bleu vota, por edhe “ i numeroi keq ose shume keq nje te treten e tyre”, sipas Raportit Perfundimtar te OSBE/ ODHIR-it kur diferenca ishte vetem dy deputet…
Jo vetem kaq, por edhe dogji kutite e tyre per te zhdukur provat e vjedhjes dhe numerimit te sterkeq te tyre ndersa opozita kembengulte ne rinumerimin e tyre!?
A nuk ishte po kjo opozite qe vodhi ashiqare votat e Bashkise se Kryeqytetit me 8 maj 2011 ne syte e shqiptareve dhe nderkombetareve !?
A nuk ishte kjo opozite ne pozite me 23 qershor 2013 qe nuk la gure e drure pa levizur per ti vjedhur votat dhe vetem nderhyrja e fuqishme e SHBA-se ua ndali dhe kerdine kishin planifikuar te.benin!?
A nuk ishte po kjo opozite dhe
7 ministrat e saj qe paten totalisht kontrollin e plote te cedo hallke te zgjefhjeve parlamentare te 25 qershorit 2017, Kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Avokaten e Popullit, te dhuruara nga Edi Rama dhe u kujtuan pas gati dy vjetesh se edhe ato u vodhen!?
A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje opozite te tille qe nuk eshte ne gjendje te manaxhoje as nje proces elektoral normal te certifikuar jo vetem nga ata vete por edhe OSBE/ ODHIR-i !?
A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje lideri opozite si Lulezim Basha qe vodhi me ze e me figure, me kamikaze qe votuan deri edhe 4 a 6 here secili, jo nje por 2 here me 23 korrik 2017 dhe me 18 Nentor te vitit 2018 votat ne vet gjirin e familjes se tij politike, PDSH-se, pra nje hajni me cizme qe vodhi e vjedh shtepine e vet!?
Me gjeni nje pale zgjedhje demokratike ne vete gjirin e Partise Demokratike te Shqiperise qysh ne zgjedhjen e Sali Berishes si kryetar i saj me revolen e Azem Hajdarit mbi tavoline ne janar 1991 e deri sot, vetem nje pale te vetme dhe une i bashkohem qysh sot asaj partie dhe behem ushtar e saj deri diten qe Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putanini te shkoje e te takohet me Marksin, sic thone kinezet e mencur dhe punetore si ata !
Zot ruajna mendte e krese!!!
Pelazgu i njujorkut i shqetesuar per opoziten?
Dmth njerin e kap makthi me shume tjetrin me pak. Njerin e mate me ate me xham, tjetrin me ate pa xham. O ty te lumte jo. Keshtu te do partia !
Shume e drejte analiza e Bedriut.Tashme Ramen nuk e konsideroj me si te keqen me te vogel, por si shpresen me te madhe te riberjes se ketij vendi. Kjo bindje me forcohet fuqishem kur verej terbimin e fashisto malokeve te PD-se kunder tij nga njera ane dhe enveristeve te “Dites” nga ana tjeter. Rama eshte i vetmi qe mund te beje nje Shqiperi europiane dhe demokratike.