Parlamenti italian sot, më 26 qershor, do të mbajë një seancë dëgjimore për krimet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kështu ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali.
Delegacioni i Kosovës përbëhet nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, bashkë me deputetet Mexhide Mjaku-Topalli dhe Saranda Bugujevci.
Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila do të dëshmojë në Parlamentin Italian, sipas njoftimit të Ambasadës.
“Komisioni për Punët e Jashtme i Dhomës së Deputetëve dhe Komisioni Parlamentar i Hetimeve mbi Feminicidin (vrasje e grave) si dhe mbi të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, në Senatin Italian do të zhvillojnë seanca dëgjimore për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë. Seancat do të kryesohen nga Senatorja Valeria Valente, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Hetimeve mbi Femicidin, dhe të gjitha format e dhunës me bazë gjinore dhe nga znj. Marta Grande, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme e Dhomës së Deputetëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
e.t./dita

20,000 femra te dhunuara, as edhe nje akuze e ngritur
per keto krime te krimineleve serb.
flas as edhe nje akuze e ngritur, se per denime, as
qe behet fjale.
drejtesia do te vendoset ne vend.