Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konfirmuar në detyre gjyqtaren Regleta Panajoti. Panajoti ka shpallur kandidaturën për Gjykatën Kushtetuese. Në seancën dëgjimore, të zhvilluar dy ditë më parë, gjyqtarja u paraqit pa shoqërinë e një avokati mbrojtës, ku rezultoi se s’kishte probleme me pasurinë, anën profesionale dhe integritetin moral.
Për Panajotin, në seancë trupa relatoi edhe 11 denoncime nga publiku por sipas tyre nuk ishin gjetur element për riçelje hetimi.
Ndërkohë, prokurori i Krimeve të Rënda, Luan Hazneziri, edhe ky kandidat për Kushtetuese, nuk e ka kaluar Vettingun.
Në seancën dëgjimore, gjyqtari u përball me dyshimet mbi blerjen e një apartamenti dhe mosdeklarimin e refuzimit të një vize amerikane nga ana e Ambasadës Amerikane në vitin 2014.
Ndërkohë, “ngec” në Vetting edhe Eugen Beci, prokuror i Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
e.t./dita
