Nga Moikom Zeqo
Të dhënat artistike e kulturore për shqiptarët në shekullin XV kanë pësuar Apokalipsin.
Ky shekull i madh i Skënderbeiadës, i martirizimit për liri të kombit tonë mbrojti portat e artit dhe të kulturës së Rilindjes Evropiane.
Janë ruajtur shumnë fakte që lidhen me gjeninë e shqiptarëve, me konceptet e tyre kulturore, krenarinë, etnicitetin e tyre.
Në katedralen e fameshme gotike të Milanos të quajtur “Duomo” në një nga interierët është dhe një altar i mbiquajtur “Altare albanese”.
Është fjala për një lloj kapele mortore, një varr monumental i porositur dhe i ngritur nga shqiptari Aleks tarketa.
Ky altar ka mbaruar më 13 gusht 1480.
Sipas gojëdhënës,- të dëshmuar nga prifti studiues e historiuan i artit Marin Sirdari- ky altar është gdhendur deri në gjysmë nga vetë Aleks Tarketa, kurse gjysmën tjetër e bëri një mjeshtër i dytë.
Altari është 4m i lartë, 2.5 i gjerë. i realizuar krejt në mermer.
Ka tri kupola e në secilën është nga një statujë. Statujat prezantojnë Gjon Pagëzorin, një hyjneshë të quajtur Zonja e ilirëve si dhe një hyjneshë tjetër me penë dhe me një tubim letrash në duar – një lloj Sibile (e ngjashme me Sibilat e afreskuara nga Mikelanxhelo në Kapelën Sikstina).
Pa dyshim brenda altarit duhet të jetë varrosur vetë Aleks Tarketa.
Në altar është skalitur një poezi epitafike në italisht prej 25 vargjesh në hekzametër.
Poezia është e një rëndësie të madhe, përbërës informativ i situatës kulturore, të nyjëzuar me emrat e shqiptarëve të shquar të shekullit XV.
Po japim më poshtë përkthimin në shqip të poezisë së Aleëks Tarketës:
O Virgjëreshë e shenjtë, burim i gjallë mëshire,
me devocion të gjithë të lutemi e të nderojmë
për mirësinë tënde e përdëllesën e pafund.
Ndërhy për ne të lutem, për mëkatin e Adamit,
kur unë mëkatoj më shenjtëro te kryqi i shenjtë
pëqr atë që çdo njeri i vetëm është në botë
me mosbesim e shpresë thërret me zë të lartë.
Këtë altar e ka bërë Aleksi i Tarketës
në Shqipëri i linduir, kapedan oborr i Baregas,
më 13 të gushtit në vitin 1480.
Sa më tepër që i mendoj shtohen të mirat
që më ke bërë mua, o Virgjëreshë e kulluar,
nëmadhështinë, nderimet e të gjithë të dashurve.
Shumë m’u lartësua figura tënde e bukur.
Në moshë të vogël u largova nga Shqipëria e erdha
te imzot i lartë, duka Françesko Sforca
te ai unë i shkreti u rrita e u lartësova,
duke i shërbyer drejt e me bijtë e tij pëherë
qeshë i nderuar me përfitim të madh
përmbi meritat e mia e të gjindjes time
për këto dhurata unë me kurajo, o Virgjëreshë,
të lutem përsëri e kur të iki nga kjo jetë
për shpëtimin tim mos më moho asgjë,
prandaj stolisa altarin me figurtën tënde
ku unë do të lexohem si Aleksi debitor.
megjithëqë kjo është shumë pak për Ty!
Nga mbishkrimi poetik mësojmë se Aleks Tarketa arriti shkallë të lartë hierarkike pranë oborrit të Françesko Sforcës.
Ky kondotier, më imadhi i kohës së tij, në Itali në 1450 e shtiu në dorë Milanon.
Midis Sforcas dhe Gjergj Kastriot Skanderbeut ka patur letërkëmbim.
Ruhet teksti i një letre që Skënderbeu i çon Sforcas më 17 shkurt 1461.
Aleks Tarketa (siç del qartë nga mbishkrimi) ishte ende gjallë kur përfundoi monumenti i tij më 13 gusht 1480.
Ai ka vdekur më vonë se kjo datë.
Nëse mund të pranojmë në mënyrë hipotetike se ka qenë afro 50-60 vjeç kur e ka bërë monumentin mund të themi se ka lindur rreth viteve 1420 – 1430.
Në moshë të vogël (për arsye që nuk i dimë) ka ardhur në Milano, ndoshta dhe me rekomandim nga ndonjë personalitet historik nga Shqipëria.
Ndryshe nuk do të futej dot në gjirin e familjes së Sforcas e të rritej me djemtë e tij.
Meritat e Aleksit janë të tilla sa ai fiton të drejtën e një dëshmie përjetësie e homazhi në katedralen e Duomos,- ku varrosen vetëm figura shumë të rëndësishme e të nderuara.
Aleks Tarketa është një shqiptar me formim intelektual ,të spikatur.
Ai ka lidhje me sferat e artit siç është arkitektura, skulptura dhe poezia.
Këto sfera të artit në këtë lak kohor janë simbole të Rilindjes Evropiane.
Aleks Tarketa është interpret i kësaj epoke madhështore të kontinentit tonë të vjetër

Bravo,nji punë me vlerë..
Aleks Tarketa quhej edhe IL SOLDATO, sepse ishte nder komandantet e shqaur te forcave te rendit te Milanos. Ai ka dhuruar shume fonde per ndertimin e Duomos. Basorielevi qe paraqet koken e tij ne murin e jashtem, tregon nje malesor te veriut te mbeshtjellur me shamine ne koke dhe mustaqe.
Ne Itali gjenden gjurme te shumta e te lashta te jetes dhe veprimtarise te bashkeatdhetareve tane. Mjafton ndermjet tjerash qe te hulumtohen botimet e shumta te arberesheve qe kane ruajtur ne shekuj gjuhen e krenarine per prejardhjen e tyre.