Dështon seanca ndaj Habilajve te Krimet e Rënda

Leda Hysa

Është shtyrë seanca gjyqësore për grupin e Habilajve në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Shkak për këtë shtyrje të seancës është bërë fakti se nuk janë njoftuar të gjithë të pandehurit e çështjet.

Aktualisht letër porosi kanë ardhur vetëm për Nazer Seitin, Moisi Habilajn, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn.

Të katër këta të pandehur ndodhen në Itali, ku edhe u dënuan për trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali në kuadër të grupit kriminal.

Banda kriminale e Habilajve është shkatërruar nga policia italiane, gjatë një aksioni të koduar “Rosa dei Venti”, dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *