Gjatë fjalës së tij në Elbasan, këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama komentoi edhe deklaratën e ish-deputetit të PD-së Aurel Bylykbashi, që pati thënë e përsëritur që më 30 qershor “le të ketë vëllavrasje”. Kryeministri ishte shumë i ashpër ndaj Bylykbashit e qëndrimit të tij pro dhunës.
Në lidhje me këtë çështje, Rama tha: Ai veshgjati që thoshte nuk lejojmë të na e bëjnë prapë si na e bënë në 1944. Ai është një kokërr injoranti. Në atë kohë të cilës ai i referohet, opozita u vra. Sot opozita vret veten.
Në atë kohë u vendos asgjësimi i pluralizmit dhe ndalimi i çdo opozite. Sot është opozita që kërkojnë të marrë peng procesin politik dhe pluralizmin, për më të keqen e gjëra, për të marrë peng Shqipërinë. Ai i shkreti vdes të bëhet drejtor hipoteke.
Ç’lidhje ka ai me historinë? Me historinë e gjithë atyre socialistëve dhe demokratëve që të rrisin fëmijët e tyre këtu.
Ç’lidhje ka ai veshgjatë që del e flet sikur po ha tavë dheu me Lulin. Ai është një turp për Elbasanin, një shëmti për Elbasanin, ai është një aksident i natyrës, ai është një gabim njerëzor. Ai ai është krijuar në një moment ku Zoti nuk e ka pasur mendjen. Një brutal del e na thotë vëllavrasja çfarë problemi ka.
Një rrufe në qiellin e pastër të Elbasanit, një personazh qesharak që është e mjaftueshme ta braktisni Partinë Demokratike për sa kohë përfaqësohet nga ai. Është çehrja tipike e shpirtit të keq.
Është vemja tipike që ka ngrënë vazhdimisht trungun e kësaj politike, qysh kur Ismail Qemali ngriti flamurin.
Unë dua që të gjithë ta kenë të qartë. Nuk është çështja e Edi Ramës, e qeverisë, është çështja e dinjitetit të çdo njeriu.
As ky, as ata, as Neritani i shkretë nuk kanë faj. Faji është te 4 veta për ta bërë Shqipërinë plaçkë për të tregtuar karrierën e tyre.
e.ll./dita

Megjithese Bylykbashi e tha me ze e figure, ai perseri ne TV e perseriti. Tha i qendroj asaj qe kam thene. Shume gabim z.Bylykbashi. Populli nuk mund te vritet me njeri tjetrin per karriket e politikaneve, pavaresisht ciles parti i perkasin. Populli eshte i zgjuar. Halabaket e seiciles parti, duhet te injorohen nga populli.
Z.Bylykbashi, je ne kohe te kerkosh falje per fjalorin qe ke perdor. Robit jeten ja merr ZOTI. Ti nuk je zoti, por punonjes e militant partie. Mos i ngacmo njerezit,. Kane boll halle, per te punuar, fituar e siguruar jetesen.
Po le te vrase vellain e tij ky Bylyku meqe ja paska qejfi…
NE 1944 U VRANE DHE PERZUNE PUSHTUESIT NAZIFASHISTE DHE BASHIBOZUKET E TYRE ZOTI KRYEMINISTER !
Opozita ia mbathi me te katra nga syte kembet mbas padroneve me uniforma te
Murrme!
Nese u vrane armiq e bashkepunetore te tyre nazi- fashiste u vrane me dhjetra mijera ne mbare Evropen per krime e terror nen urdherat e pushtuesve.
Ishte vendim i Konferences se Jaltes SHBA- Britani e Madhe- BRSS i detyrueshem per te gjitha shtetet e forcat
A ka pasur teprime?
Sigurisht.
Por nuk ka dasem pa mish e lufte pa gjak thote filiozofia popullore!
Ai s`eshte elbasanas,ka ardhur nga picka sames,pas 90,nga Firi nga Devolli.PD eshte ineksistente ne Elbasan,keta qe bejne si gango,i ka tufezu lale qazimi,i ka te gjithe ne borderone e Bashkise.
A doni të dini kush është Aurel bulykderri, shoku i ngushtë i Elmaz Hamuti monstra e Gramshit, kryetari i Pd gramsh.