Basha mbërrin në ambientet e Presidencës, 20 minuta takim me Metën

J L

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pranuar festën e kreut të shtetit Ilir Meta për t’u takuar në Presidencë. Ai ka mbërritur për të zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me Presidentin.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është treguar i përpiktë, duke mbërritur fiks në orën 9:00 në zyrën e kreut të Shtetit në takimin e thirrur për krizën politike.

Një ditë më parë, Presidenca njoftoi se Meta ka thirrur në një takim palët politike, për të dialoguar e për të gjetur një zgjidhje.

I vetmi që iu përgjigj pozitivisht ftesës së Metës është kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, Kryeministri dje njoftoi se refuzon të shkojë, pasi është i zënë me takime.

Takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha ka zgjatur rreth 20 minuta.

Kreu demokrat është larguar pa dhënë një prononcim për mediat.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *