Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane, është revoltuar me faktin që në letrën që kryeministri Edi Rama u dërgonte drejtuesve të partive parlamentare opozitare, emri i tij shkruhej Leonard. Ndoka thotë për GSH se atë nuk e quajnë Leonard, por pushteti e ka turbulluar “Rilindjen”.
“Stafi i “Rilindjes” të ndryshon edhe emrin. Po i fal se kam qenë bashkë me ta në opozitë. I ka turbulluar pushteti”, tha Ndoka. Këtë deklaratë të z. Ndoka e kanë ironizuar qytetarë në rrjetet sociale duke shprehur “Kur e ke emrin Nard në dokumenta, nuk quhesh Leonard”. Mezi po presim deklaratën e radhës të z. Leonard, oops! Nard 🙂

o nardi përgjigju dhe ti flak për flak, kur emrin e ke Edi në dokumenta, nuk quhesh Edvin
Mirë e ke nard? Emri leonard nuk është emër, është kapistall. Nard është kapistall politikani pra më i mirë se kapistalli leonard!
C’do emer ka nje kuptim..Leon{h}ard-zemerluan,.mendoj.
Ka dhe shembuj te tjere, emra qe i mbajne idiotet shpellar, e therresin Sal, kur emrin e ka Sali, si e ka lejuar dhe nuk ben ham ham ne facebook dora vete sb. ha ha ha ha .