Pushime në SHBA? Ambasada tërheq vëmendjen për vizën

J L

Nëse planifikoni të udhëtoni në SHBA për pushime vere, duhet të jeni të kujdesshëm për të respektuar disa rregulla në mënyrë që të mos penalizoheni.

Ambasada amerikane mëngjesin e sotëm ka nxjerrë një mesazh dhe terheq vëmendjen që të respektohen rregullat.

“Ju nuk mund të punoni ose të shkoni në shkollë ndërsa jeni në SHBA me vizë turistike. Mosrespektimi i rregullave mund ta bëjë më të vështirë për ju që të merrni një vizë tjetër në të ardhmen”, apelon ambasada.

Mesazhi i ambasadës së SHBA

Do të udhëtoni në SHBA për pushime këtë verë? Sigurohuni që të respektoni të gjitha rregullat e vizës tuaj! Ju nuk mund të punoni ose të shkoni në shkollë ndërsa jeni në SHBA me vizë turistike. Mosrespektimi i rregullave mund ta bëjë më të vështirë për ju që të merrni një vizë tjetër në të ardhmen. Keni pyetje për çfarë është e lejuar të bëni ose jo ndërkohë që jeni në SHBA me një vizë turistike?

Më pyesni mua! #PyetAnen

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *