Engel për situatën në Shqipëri: Jo dhunës, t’i hapet rrugë dialogut

Bora Basholli

Kreu i Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan, Eliot L.Engel, ka bërë një deklaratë sot në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Engel shprehet i shqetësuar për situatën në vendin tonë. Ai thotë se palët politike nuk duhet që t’ia lejojnë vetes dhunën, kurse shton se duhet me patjetër që t’i hapet rruga dialogut.

Deklarata e Eliot Engel:

Shqipëria ka bërë hapa të mëdha që prej viteve të saj nën diktaturën e Enver Hoxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë për të parë rrënjët e demokracisë së tyre.

Marrëdhënia e fortë dhe e ngrohtë e SHBA-Shqipëri ka ndihmuar në nxitjen e këtyre zhvillimeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *