3 ditë para 30 qershorit situata e rendit në qendrat e votimit dhe KZAZ në kryeqytet paraqitet e qetë, por gjatë një vëzhgimi, vihet re se ka mungesë të theksuar interesimi nga ana e qytetarëve për të gjetur emrin në lista. Por, nga ana tjetër edhe vendosja e listave në vende të padukshme pengon edhe ata që duan të votojnë t’i gjejnë emrat.
Ndryshe nga qytetet e tjera, situata në qendrat e votimit dhe KZAZ-të e Tiranës paraqitet kryesisht e qetë për sa i përket rendit, por gjatë një kontrolli në shkollat që do përdoren si qendra votimi evidentohen problematika teknike.
Shqetësuese në disa nga qendrat e votimit janë listat me emrat e zgjedhësve, të cilët janë vendosur në vende të padukshme apo vështirësish të kontrollueshme nga qytetarët. Rasti i kësaj gruaje në shkollën “Musine Kokalari” e cila detyrohet të ngjitet në dritare shpjegon vështirësinë për të gjetur emrin në listat e zgjedhësve.
E njëjta problematikë shfaqet dhe në shkollën “Lasgush Poradeci”, ku listat janë të vendosura në dritaret e shkollës. Disa prej banorëve shprehen për se nuk e kanë gjetur emrin e tyre në listat e afishuara në disa nga shkollat, shkruan Ora news.
Një pjesë e qytetarëve thonë se nuk do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, kurse një pjesë tjetër nuk janë të vendosur ende.
Gjatë vëzhgimit, në qendrat e votimit ka një interes të ulët për procesin apo dhe kontrollimin e emrit në listat e zgjedhësve.
Që nga data 19 qershor KZAZ-të në Tiranë së bashku me materialet zgjedhore janë marrë në mbrojtje nga policia të cilët po i mbajnë në vëzhgim, deri në momentin që të bëhet shpërndarja e tyre për në qendrat e votimit.
b.b/dita

Tallava Shqiptare.