Rama ironi me Kryemadhin: Flet me zotin në telefon

Bora Basholli

Kryeministri Edi Rama nga Vora ku po mban fushatë elektorale ka bërë ironi me kryetaren e LSI Monika Kryemadhin.

Rama tha se kjo opozitë nuk ka lidhje me popullin, por do të dalë mbi popullin dhe mbi ligjin. Ai shtoi po me ironi se “fallxhorja s’do t’ia dijë për popullin, sepse ka lidhje drejtpërdrejtë me Zotin”.

“Këta duan të dalin mbi popullin, mbi drejtësinë, por nuk ka më, mbaron kjo hsitori sot. Kryemadhi ka lidhje të drejtpërdrejtë me Zotin. Ajo flet me Zotin, as me popullin, me askënd.

Fiqo e di se çfarë ka heq me Lulin për të luftuar kundër vjedhjes së votës, kundër korrupsionit, kundër të këqijave se këta në fakt kanë ardhur nga hëna.

Ikën votat Monika na i morën. Cfarë është ky tmerr. Nuk vazhdohet më me karnavale. Më 30 qershor numëroni të gjitha të zezat që kanë një nga një dhe zhysni votën bam.

Gimi nuk është doktor shkencash. Na doli edhe Neritani thotë iu shpërlaftë shejtani. Ka luajt mendsh. I hodhi në erë fallxhorja, i tërboi. T’i lëmë në dhimbjet e tyre, në frikën e tyre.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ajde Skizo ik! E forta eshte kur ben sikur nuk degjon, se me llafe me keq se ato grate e keqe. Dhe e dobta eshte qe keto qe thone i duken argumenta. Ah po jane edhe ca qe tundin koken dhe thone po keto po qe qenkan argumenta se “ata qe as s’i degjojne e as ato qe s’shofim” nuk kane fare argumenta (ose s’kane te drejte te kene argumenta)
    Kalkulim amatoreskesh / ose ashtu siç ja kane dhene fleten dhe i thone ja shiko keto jane kalkulimet, mjafton t’ia pohoje me koke qe dalin pozitive.

  • Mona flet me Zotin kriekaqoli flet me veten e e konsideron veten Zot. Kohe cmendurish e te cmendurish

  • Ironiku i modh kish qellu ky qerrata. Lum si ne qe duke u mare me politike edhe gajasemi e nuk harxhojme pare per te pare komiket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *