Majko : Më 30 qershor votojmë për të ndryshuar Tiranën dhe  gjithë Shqipërinë

Leda Hysa

Një nga përfaqësuesit më të lartë të PS, Pandeli Majko theksoi se 30 qershori është data kur të gjithë shqiptarët do të votojnë për të ndryshuar Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Nga mitingu përmbyllës elektoral në kryeqytet, deputeti Majko theksoi se PS nuk frikësohet as nga molotovët dhe as nga të fortët, pasi nuk ka asnjë ndalesë për të shkruar dhe për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës në Shqipëri.

“Jemi mbledhur sot këtu në këtë shesh simbolik me emrin Sheshi Europa nën hijen e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu sepse ne në 30 qershor do të jemi ushtarët e perëndimit në kutitë e votimit. Jemi ushtarët e perëndimit dhe këtë e dëgjuam edhe nga zëri i Amerikës, nga zëri i lirisë. SHBA folën qartë dhe vendosën pikat mbi i.

Data 30 qershor do të jetë data e votimeve. Jo vetëm perëndimi por edhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët janë sot të rëndësishme për cilindo. Ajo që duam të themi sot nga sheshi i Europës dhe atyre që kanë vendosur të mos marrin pjesë në votime. Duam t’ju themi si vëllezër dhe motra, ne socialistëve mund të na mundi vetëm te kutia e votimit.

Ne as kemi pyetur , as do pyesin për molotovë, forcë, të fortë dhe ndalesë për të shkuar dhe për të ushtruar të drejtën tonë kushtetuese të votës në Republikën e Shqipërisë. Ndaj vëllezër dhe motra, 30 qershori me gjithë refuzimin e një pjesë, që janë pjesë e jona janë shqiptarë,  do shkojmë për të votojmë edhe për ata për të ndryshuar  Tiranën dhe për të ndryshuar Shqipërinë”, tha Majko.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Shqiperine e ndryshoni ju vetem po te ndertoni burgje per te pakten 100mije njerez te korruptuar! Vetem atehere e keni bere detyren ,te tjerat jane pallavra!Dhe te mbushen sa me shpejt dhe jo te pritet 20 vjet!

  • Majko perderisa kerkon Tirane dhe Shqiperi te ndryshuar nuk ka nderment te votoje as Lal Erin as Ramen. Vota kunder tyre ndryshon Tiranen dhe Shqiperine.

  • Eshte zeri i diaspores ne gurmazin e rilindasit Majko.Rilindem Shqiperine tashti do Te rilindim xhuzepinen qe Te na jap plumbin ballit

  • KOLONIA ka mare urdher te veproj sikur eshte super e pavarur.
    Cili eshte qellimi i perplasjes kete radhe? Prodhimi MASIV I REFUGJATEVE?
    Ishte SKENARI i REFUGJATEVE MASIV qe u zbatua ne Shqiperi ne 1990 ?
    A do te sulmohet Italia me RFUGJAT MASIV SHQIPTAR?
    Apo thjesht kjo po ndodh qe ne Shqiperi te realizohet KOLONI PRESIDENCIALE?

  • Paske rrjedhur edhe ti more Majko .Keni 6 vjet o Majko ne pushtet ,po ju iken rinia , e keni shtuar borxhin ,me shume se Sali Larqofti , korrupsioni eshte ne ritje ,nivei i ekonomise eshte mizerabel , me pensionistet e mjere mjaft u tallet ,as edhe nje firme serioze e huaj ne keto 6 vite nuk ka investuar ,behu dreqi ta mari nje here burre ,o Majko ,se po tallen te gjithe me ju te ripjelljes ,dhe ky pa pike turpi thote , na votoni ne se do ndryshojme shqiperine ,jo per ironi , ju e keni ndryshuar vertete shqiperine ,por vetem per ritjen e sasise se droges dhe per as edhe gje tjeter ?????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *