Veliaj: Ne s’besojmë te dhuna, besojmë te puna

Edona Llukacaj

Në takimin tij të fundit elektoral në kryeqytet,këtë të enjte, kryebashkiaku i Tiranës dhe njëherazi kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj iu drejtua me një mesazh të gjithës simpatizantëve të PD-së, LSI-së dhe të PDIU-së që iu shtuan familjes që do Shqipërinë. Veliaj nënvizoi se 30 qershori është data kur mund të votohet për më shumë dinjitet dhe për më shumë punë për ta çuar Tiranën edhe më lart.

Ai u shpreh: “Nëse nuk kemi qenë pjesë e familjes tonë, por për herë të parë sot jeni bashkuar, mund të keni qenë me PD, me LSI, me PDIU, por sot është mitingu i juaj i parë në familjen tonë, ne ju themi mirëserdhët, kjo është edhe familja juaj. Një familje që nuk i le punët në gjysmë, një familje që nuk ju tradhton, një familje patriote që do Shqipërinë mbi çdo interes tjetër. Kjo është familja jonë dhe jeni të mirëpritur.  Nëse po dëgjoni ata që mundohen që në 2019, 100 vite pas Tiranës kryeqytet, të mbjellin frikë, ne po ju themi të mbjellim shpresë.Nëse dëgjoni ata që mbjellin urrejtje ne kemi 4 vite dhe do vazhdojmë të mbjellim dashuri për njëri-tjetrin. Nëse dëgjoni ata që ju thonë të ushtroni dhunë vëlla me vëlla, të dhunojë shqiptar-shqiptarin, ne ju themi ne nuk besojmë te dhuna, ne besojmë te puna. “

Në vijim Veliaj tha se puna e ka bërë Tiranën historinë e suksesit që është sot.  Ai deklaroi: “Nëse nuk keni votuar kurrë për PS, por keni çuar fëmijën në një nga çerdhet tona, ku po trajtohet me dashuri, ku po rritet me kujdes, ku po ushqehet mirë. Siç ju kemi ndihmuar na detyroheni ndihmën me votë për PS që të bëjmë më shumë çerdhe.  Nëse nuk na keni votuar kurrë, por dilni me biçikletë, na detyroheni një votë që të vazhdojmë të bëjmë akoma më shumë korsi. Nëse nuk na keni votuar, por ecni në një rrugë që sot është me e pastër, që ka hije, pemë gjelbërim, na detyroheni një ndihmë me votë që të bëjmë më shumë pastërti, gjelbërim, infrastrukturë.  Nëse i çoni fëmijët në një shkollë të re, në shkollën “Kosova”, “Ardian Klosi”, në shkollat e reja që janë ndërtuar nëpër Tiranë, nuk ka rëndësi bindja politike, por nëse fëmija shkon në një shkollë më të mirë na detyroheni ndihmën me votë që të bëjmë më shumë shkolla.  Nëse i mbani mend si kanë qenë varrezat edhe në Tufinë, edhe në Sharrë. Asnjë nuk shkon me gëzim, por vetëm PS dhe skuadra jonë ka kthyer dinjitet nga bebja i vogël deri në momentin kur largohemi nga kjo botë. Nëse duam më shumë dinjitet, nëse ju kemi trajtuar me respekt, me dashuri, ju kemi shërbyer përulësisht, na detyroheni një votë që ta vazhdojmë këtë punë akoma m ë shumë, akoma më fort, akoma më shpejt, ta çojmë Tiranën akoma më lart”.

Në përfundim Veliaj theksoi se në këto 100 vite si kryeqytet, Tirana ka kaluar shumë sfida e peripeci, por gjithmonë ia ka dalë që të ngrihet. Ai tha: “Vitin që vjen Tirana mbush 100 vjet si kryeqyteti i gjithë shqiptarëve, me shumë sfida e peripeci, ku kemi parë lloj-lloj pushtuesish, zaptimi. Është rrëzuar, por është ngritur prapë sepse Tirana nuk e ul asnjëherë kokën. 6 muajt e fundit e kemi parë Tiranën, të ndotur, të dhunuar, të vandalizuar dhe e kemi duruar, por në 30 qershor nuk e pranojmë më dhunën, zjarrin sepse Tirana është e jona dhe e fëmijëve tanë. Kjo është Tirana jonë, e njerëzve perëndimor”.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Per cfare pune derdellis t’i o pjesë e jashtëqitjes shqiptare, për atë të betonimit të Tiranës, apo masakrimin e indentitetit historik të sajë, për cfare? Po vjen dita që nga trasta pemë e kalbur jash do t’hidhet, doni, apo nuku doni ju o mijkënetash e t’i o mizë kali. Prisni se nuku keni parë gjë akoma, kur e djeshmja dhe e sotmja superluksoze e fituar nga binjakëzimi me pandëshueshmërinë e botës se krimit dhe korrupsionit do t’u mbetet një ëndërr dhe e nesërmja e afërt po vjen minuti t’u japë një fund të turpshëm, të shpejtë e pa kthim. O mijkënetash, nuk do të keni as lekë të pisët e skenarë të pështirë brënda jashtëqitjes shqiptare prezente në politikat bastarde të Tiranës zyrtare në ditë e vite që mund t’ju shpëtojë nga ndëshkimi, o të pabrekë që ju gjeti dita e miljonerë ju bëri nata. Janë mijra nëna e gra të veshura me të zeza, si dhe mijra fëmijë të mbetur jetimë, pa harruar grabitjen e tjetërsimin e pasurisë kombëtare e pronës private që kërkon Drejtësi dhe jo lot krokodilësh për të mashtruar, sunduar dhe shqyer prenë e rradhës, pra populli e popujt. Mjaft është MJAFT. Besoni, binduni dhe ndaluni në mashtrimet e marrisë suaj dhe rrëfefuni sa nuku është vonë, që SOVRANI, SHBA, BE e Ligji dhe Zoti t’u mëshirojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *