Rama: Do t’i japim Fierit detin, s’keni parë gjë akoma me lumin

Edona Llukacaj

Mbrëmjen e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama është në Fier, ku po mban fushatën elektorale të radhës. Ndër të tjera ai u shpreh se Fieri është kryeqyteti i socialistëve.

Rama tha se sfida e katër viteve të ardhshme për këtë bashki ishte t’i jepej Fierit bregdeti, plazhi

“Kudo që kemi drejtuar bashkitë, veprat e katër viteve flasin më shumë se të gjitha fjalët që i themi. Para 4 vitesh ky nuk ishte shesh për qytetarët. Por kryq makinash dhe rrethuar nga ngrehina të shëmtuara. Unë iu thashë para 4 vitesh jepjani votën Armandos dhe do të shikoni ndryshimin. Ja ku jemi sot, për këdo që ka mendje dhe do të arsyetojë. Në 4 vjet kemi bërë sa për të gjitha vitet e tjera së marra së bashku.

Transformimet në qytet janë të jashtëzakonshme. Në 4 vitet e ardhshme do të flasim më shumë me vepra.

Ky është vetëm fillimi dhe s’keni parë asgjë akoma dhe me lumin.

Sfida e 4 viteve që vijnë është që Fierit t’i japim bregdetin, që rivalitetin me Vlorën të jetë më i fortë. Do të shtojmë Fierin në hartën turistike të Shqipërisë. Një cun më doli rrugës dhe i thashë o cun ti nuk e di se po shkoj në kryeqytetin e socialistëve.”, tha Rama.

e.ll./dita

Share This Article
6 Comments
  • KOLONIA ka mare urdher te veproj sikur eshte super e pavarur.
    Cili eshte qellimi i perplasjes kete radhe? Prodhimi MASIV I REFUGJATEVE?
    Ishte SKENARI i REFUGJATEVE MASIV qe u zbatua ne Shqiperi ne 1990 ?
    A do te sulmohet Italia me RFUGJAT MASIV SHQIPTAR?
    Apo thjesht kjo po ndodh qe ne Shqiperi te realizohet KOLONI PRESIDENCIALE?

  • Ky eshte kryeministri me karagjoz .Jo per ndonje gje ,ky fal si patishah Dete e oqeane .Ore eshte normal ky djale mere lidheni ju te PS , se ju felliqi .O Rame ,fali Fierakeve bregdetin ne detin Jon , se ai eshte i klasit te pare ,apo e do per veheten tende ,qe po nderton nen emrin e S MANES gjoja me 1 euro m2 ,ne perlen e jonit ,tamam si ne malle te babes .Ja ke kaluar edhe Enver Hoxhes ,per falje detesh e oqeanesh ,o patishahu i jone i madherishem .

  • Edhe gomarin tend te lidhesh ne fier, te votojne

    se jane popull injorant, keshtu qe jepi cfare te

    te vije per mbare mashtro.

  • Cfare do japesh ti o karagjoz.Detin Shqiperise ja ka falur natyra.E ka krijuar perle te vertete ne duar te njeresve maskarenj qe e kane shnderruar ne FERR.
    Cfare do besh ti?Experimente me ndarje administrative,,Do te fusesh qytetet,bashkite,prefekturat ne sherre kush te marre me shume det?
    Rri urte se s`je zoti permbi toke,qe ndan detet dhe oqeanet.Ruaj mos i japesh ndonje cope Greqise,se ata ta kane blere koken.GREKET E DIJNE MIRE,QE PAS CDO MEGALLOMANI,QENDRON NJE IDIOT..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *