Rama: Sulmi në KZAZ 6 nga dëshpërimi i katër aventurierëve

Edona Llukacaj

Në lidhje me situatën e krijuar në KZAZ 6 në Shkodër, ku mbetën të plagosur 3 efektivë policiedhe iu vu zjarr një shkolle nga protestuesit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në Twitter, ku e ka konsideruar këtë ngjarje si shfaqje të dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës. ai i ka konsideruar ata katër aventurierë që hapën një gropë për popullin e ku ranë vetë.

Postimi i parë:

“Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurtë me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor.”

Postimi i dytë:

“As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara?”

e.ll./dita

Share This Article
7 Comments
  • Mos harroni as SaLiken dhe krejt “ Banden e Gangstereve te tyre politike, biologjike e oturako- mediatike …qe kane vite qe ushtrojne ate zanat!
    Jane bere mjeshter te vertete te gojoreve dhe truroreve ruso- serbe !
    U befte mire ! Amen

  • Mos reago me pupla o km do vriten punonjesit shtetit. Rras ne burg lulin monen liken dhe mblidh parlamentin shpejto dhe vepro se te mbyti maskarelleku qe ushqehen nga moska. Vepro Shpejt dhe Agresiv kunder kafsheve qe djegin shkolla.

  • JO AVENTURIERE ZOTI KRYEMINUSTER !

    Terroriste …
    Talibane te Voltana Adem Ladenit dhe…
    te Saleh Ramollah Ajatollah Khomeinit .

  • Ndër hiç ara, hiç fabrika dhe hiç kantjere shkoj në kutitë e vortimit me tanga dhe kanatjere

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *