Partia Demokratike ka reaguar sërish për ngjarjet e ndodhura në KZAZ 6 në Bushat të bashkisë së Vaut të Dejës, ku u dëmtuan materialet zgjedhore dhe u plagosën 3 policë.
Në deklaratën e PD thuhet se ky është një skenar kriminal i kryeministrit dhe se Tom Doshi, shef i shtabit politik për Shkodrën, është emblema e qeverisë për 30 qershorin, duke kujtuar se ai është në listën e zezë të SHBA-së.
PD, gjithashtu, shpreh keqardhjen për policët e lënduar dhe i inkurajon ata të bëjnë publik çdo informacion që zbulon planin e Ramës për përplasje civile.
Deklara e Partisë Demokratike:
Partia Demokratike dënon skenarin kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë.
Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur.
Duke qenë se e ka dërguar si përfaqësues në KZAZ për të dhënë direktiva për 30 qershorin, për të bërë herë si politikan, herë si gangster, herë si shef policie, le ta ngarkojë edhe si prokuror që të shpallë armik atë që ka caktuar partia.
Partia Demokratike shpreh keqardhjen për policët e dëmtuar sonte, si dhe i inkurajon ata të bëjnë publik çdo informacion që zbulon planin kriminal të Edi Ramës për përplasje civile.
e.ll./dita

Kesaj i thone mbama pak dobicin ti moj dobicmadhe. Keta qenkan te pafytyre. Edhe Hitleri pasi e dogji Rajshtagun, akuzoi komunistet dhe me kete rast jo vetem qe erdhi ne pushtet por edhe i shtypi te majtet liberale te asaj kohe. Vetem sot nuk ka me si atehere, sot do vene ne ps nga lulushja, floriri, cizmja, shpellari dhe gjithe ata qe i ndjekin. Degjohemi ne 1 korrik.
Tom doshi do plumbin kokes.