Michelle Obama letër falënderimi këngëtares shqiptare

Elena Tase

Ish- zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama i ka dërguar një letër këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha. Pak javë më parë Bebe ka performuar në një koncert të organizuar nga Michelle Obama.

Bëhet fjalë për “2019 College Singing Day”, që është pjesë e një fushate të cilën Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkujaruar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.

Pas performancës së Bebes, Michelle Obama i shkroi një letër asaj duke e falënderuar për përkrahjen që i dha këtij eventi. Këtë në e ka treguar vetë kënëgtarja me orogjinë shqiptare duke postuar një foto në rrjete sociale të letrës.

Duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të kenë mundësi të punojnë së bashku, Michelle dhe Barack Obama i urojnë më të mirat Bebe Rexhës.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *