Reagimi i PD për incidentin te Pallati i Sportit

Edona Llukacaj

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me incidentin e pasdites të së premtes në Pallatin e Sportit të Shkodrës, ku ata denoncojnë publikisht me emër një numër personash për këtë ngjarje.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Huliganë të Partisë Socialiste të qytetit verior kanë sulmuar me dhunë Pallatin e Sportit në Shkodër nën administrimin e Bashkisë, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni.
bahis.com adresi
Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion i ka ndaluar dhunuesit, ndërsa kur arrin Policia e Rendit, autorët largohen nga vendi i ngjarjes. Ata nuk janë ndaluar nga uniformat blu.

Ndërkaq, në vendngjarje janë 4 makina. Në vendngjarje është një Volkswagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Mercedes Benz CLS me targë  AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Po more Lulash,targa makinash private jane…
    Bej zamet dhe lexo komunikaten e Policise te shtetit,ku e thote dhe kete:
    JANE ANGAZHUAR DHE MAKINA PRIVATE…
    Shteti eshte I varfer,nuk ka nje automjet per cdo polic,prandaj angazhon dhe private.
    NDIHMO DHE TI POLICINE E SHTETIT,JEPI MAKINA NGA ATO TUAJAT…

    • Ke frike se mos konsiderohesh Partin e dhuneshme nnga SHBA dhe i ke nxjerre cubat me lekure delesh. Te gjithe jane te filmuar dhe do te dali genjeshtra jote, qe i ha me buke, shume shpejt. Pftuuu nduresire e felliqur. GENJESHTAR!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *