Jenifer Lopez ndahet nga i dashuri

anazapta

Jennifer Lopez është ndarë nga Casper Smart pas dy vitesh lidhjeje. Çifti me diferencë të madhe në moshë i ka dhënë fund romancës “pas debateve të forta” mes tyre. Sipas revistës “Star”, këngëtarja 44-vjeçare e ka përzënë nga shtëpia balerinin 26-vjeçar, ndërsa media të tjera publikojnë se çifti nuk është ndarë, por do të ndahet së shpejti. “Gjërat nuk po shkojnë mirë për momentin. Është e qartë që ata janë të acaruar me njëri-tjetrin”, tha një burim tjetër për ‘E!’. Jennifer Lopez u lidh me Casper Smart vetëm 3 muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Marc Anthony ne vitin 2010.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *