Rama: Nënë Tereza, krenari për popullin e vogël të gruas së mrekullive

anazapta

Në 10-vjetorin e lumturimit të Nënë Terezës, kryeministri Rama e kujtuar shqiptaren më të njohur në botë me një mirënjohje të shprehur në profilin e tij në rrjetet sociale. Rama e cilëson lumturimin e Nënë Terezës si një krenari për të gjithë shqiptarët.

“Plot 10 vjet nga Lumturimi drejt Shenjtërimit, i Nënë Terezës, krenari për popullin e vogël të gruas së mrekullive. Qoftë me ne bekimi i saj”, shkruan Rama në Facebook.

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza e Kalkutës, nobeliste e paqes, u lumturua më 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II. 19 tetori është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare prej vitesh.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *