Disa përgjigje mbi pyetjen: Çfarë të bëjmë këtë 30 qershor

redaktor

Nga Koloreto Cukali

Vërej shumë njerëz që janë shqetësuar për 30 qershorin, çfarë të bëjmë?

Unë besoj që ka alternativa.

Më e thjeshta është që të shkojmë në plazh, të shohim detin dhe për një ditë të vetme të bëjmë sikur nuk jetojmë në Shqipëri. Them me pamje nga deti, dhe jo nga bregdeti, sepse bregdeti ka kohë që nuk është më i yni, ngastra-ngastra atë e kanë marrë bejlerët e rinj. Plazhi është një zgjidhje e mirë, por, për fat të keq, është luks i gjithnjë i më pak njerëzve.

Kam takuar shqiptarë që jo vetëm nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë kostot e plazhit, por as që të bëjnë një ditë pushim në jetën e tyre. Po u sëmurën një ditë fëmijët e tyre nuk do kenë të hanë. Kam frikë se shumë prej tyre do mbeten në shtëpi dhe do hanë televizor toksik (dhe falas, si gjithë helmet në këtë vend) me 30 qershor.

Nëse plazhi nuk është një opsion i mirë për ju, me 30 qershor do ju kisha këshilluar serialin “Narcos”. Zëre se keni parë Shqipërinë. Edhe pse Netflix, me pagesën 10dollarëshe në muaj është gjithashtu një luks për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare.

Kam frikë se shumica në vend të Narcos, do përfundojë duke parë televizoniet toksike të “lajmeve”. Ju kujtohet ai burri që thoshte në opozitë “të fala Sandrit”? Tashmë ai është bërë vetë Sandri. Sandri i Ri. Mega-Sandri. Sandër-Jong-Uni që i ka kthyer të tëra TV-të e këtij vendit në TV si të Sandrit.

Frika është se këtë 30 qershor shumë prej nesh, pa plazh e pa Narcos, do jenë të detyruar të shohin Shqipërinë, jo të vërtetën, por Shqipërinë televizive. Në këtë rast, është shumë e rëndësishme që të paktën, të shmangni ivatiçot. Janë hordhia mamluke e ekraneve shqiptare, vemjet pa integritet dhe madje dhe pa fantazi, azapët televizivë që dalin në mbrojtje të së ligës universale.

Ju kujtohet Lirak Bejko? Ndoshta dhe jo, sepse ju jeni një popull që harron shumë, pasojat anësore kur të ushqejnë me ivatiço përditë në tv.

Mua më kujtohet Liraku. I vetmi akt sublim që kemi parë në vendin e Sandër-Jong-Unit dhe ivatiçëve në këto 30 vjet.

Kur ai dogji veten, unë kam menduar që ky vend e meriton të digjet. Të digjet, për të ndërtuar diçka të re. Pata menduar që ne po krijonim heronjtë tanë të rinj. Por, heronjtë tanë rezultojnë të jenë babloku, habilajt, dakot, gjiknurët (smiley face), arbenkeshët dhe imerlalët.

Ju mund ta kishit djegur këtë vend me 30 qershor. Po nuk e digjni dot, sepse liderët kanë frikë se mos nuk marrin dot më viza për në Amerikë.

Ju dhe mund të votoni me 30 qershor.

Sikur të mos mjaftonte përdhosja e konceptit të rilindjes, 30 qershorin propaganda po tenton ta kthejë në akt antifashist, duke përdhosur edhe një term tjetër të shqipes. Unë nuk besoj se ka ofendim më të madh për inteligjencën, edhe atë mesatare të një shqiptari, por kush po pyet? Qindra ivatiçët e këtij vendi, pasi mbushën për javë me rradhë karriket e fushatës qesharake, mashtruese e të pafytyrë, mbushën dhe tv-të për të na treguar që duan të votojnë, se medemek vota e tyre qenka e shenjtë, dhe se e kanë për krenari të votojnë me 30 qershor listat e kriminelëve, të kërkuarve nga Interpoli, snajperisteve te 21 janarit dhe tutorëve të prostitutave që Rama ka kandiduar për kryetarë bashkie. Shpikën dhe argumentin që le të shkojmë të votojmë “kundër”. Të votojmë “kundër”… në listat me 1 kandidat të vetëm! Sepse gjithçka që duan është të legjitimojnë këto zgjedhje. Të legjitimojnë Bablokun, dakot, gjiknurët, arbenkeshët, lalët, kriminelët që drejtojnë e  financojnë këtë vend.

Pra, një alternativë me 30 qershor është dhe të votosh. E di, do të shkojnë për të votuar dhe ivatiçët. Janë të detyruar të shkojnë për të votuar dhe punonjësit e administratës, me dhunë, nga frika. Do shkojnë për të votuar dhe ata që mbajnë bluza me Che Guevarën; po po, do shkojnë, dhe do votojnë tutorët e prostituave të Italisë, të shndërruar në kandidatë rilindas.

Do shkojnë dhe pensionistët e veteranët, që e kanë kuptuar këtë si një luftë klasash, vetëm se klasa për të cilën po rrshtohen ëshë ajo e bejlerëve të rinj. Do të shkojë kushdo që është aq i zgjuar sa të kuptojë që në këtë vend mbijetohet vetëm duke ngjitur gjuhën pas gjërave me lesh të atij që ka pushtet në dorë. Do shkosh për të votuar dhe ti. Shqipëria është një anije jo më me vrima, por me gropa. Këtë ta vërtetojnë ata dhjetëra mijëra që rilindja dhe malavita që e ushqen atë, ivatiçot dhe Sandër-Jong-Uni, i detyruan të migrojnë në Gjermani. Shqipëria është tashmë një anije që po mbytet dhe 30 qershori është vrima e fundit në trupin e saj. Kështu që shko voto, ta zgjerosh nga pak dhe ti atë vrimë. Shko voto, anijen që po mbytet. Ti e meriton të mbytesh bashkë me të!

Shqiptarët e Gjermanisë ta bëjnë me dorë. Auf Wiedersehen.

Share This Article
28 Comments
  • CIRKU ne KOLONIN PELLAZGJIKE te kafkave superiore u INAGURUA nga Gonxhe Bojaxhi qe vendosi lule tek varri i ZOGISTIT Enver.

  • Ose Koloreto inatico, ose ivatico
    Koloreto, vota eshte bindje
    Sado te kesh inat, nuk pengon dot njeri te veje te votoje.
    Prandaj data 30 qersoshor duhet te mbahet.
    Merre fleten e votimit dhe shenoje me boje:
    JENI HAJDUTE-POSHTE IVA TICO
    Fjala nuk duhet ti zihet ne mes atij qe shkon.
    Administrata do votoje ne rresht e gjitha, sic voton administrata e Bashes ne shesh, me molotove dhe benzine.
    Problemi eshte qe duhet ti dali frika popullit: Te refuzoje krimin, dhe kjo nuk behet duke mbeshtetur huliganizmin.
    Nuk ka akoma revolucion. Nisi me studentet dhe duhet te vazhdoje nga populli.
    Dilni dhe votoni kunder PS-Rilindje: Zhgaravizni fleten: Nuk ju njohim per pushtet politik.
    Kaq eshte fillimi, vrima eshte jo e fundit, por vrime si gjithe te tjerat, se i shton nje apo i ze nje varka prape po mbytet. Ka marre uje me kohe. Eshte mbytur me kohe. Ekzistenca e shtetit eshte me kohe kompromis midis popullit dhe krimit politik.
    KA ardhur koha te prishet kompromisi.
    Hapi i pare: Zhgaravina, refuzimi i votimit..te gjitha.
    Por ama perfaqesine e popullit nuk mund ta heqesh artificialisht.
    As perfaqesimin.
    E majta ka te drejten e perfaqesise dhe te perfaqesimit.
    Nese shumica kerkon te votoje, asnje nuk ka te drejte ta pengoje.
    E djathta te kerkoje perfaqesimin e vet ne gare.
    Nese nuk fitojne dot ne votim, nuk mund te fitojne as ne tubim. Llogaria eshte e thjeshte. Vetem shpresat e te marreve dhe te revoltuarve nuk e shikojne arithmetiken e perpikte.
    Demi eshte i shqiptareve, jo i politikanve,
    Sa kohe qe huligan-opozita qendroi ne shesh shqiptaret nuk paten fuqi te flasin.
    Kerkojne vetem “normalitet”.
    Ate normalitetin e ekzistencialistit, qe vetem te ekzistoje i qete ne nje bote qe po shembet.
    Fytyrat e qeta qe kerkojne te freskohen ne det e te pine kafe frape. A mund ti shqetesojme me keto ide te frikshme revolucioni?
    He per he, nuk besoj se po

  • Shkrim inatcor , sepse dyshoj , qe nuk I ka te tera te vertetuara . Fjala vjen , cili nga kandidatet ka skede kriminale , qe ti e mer neper goje ? Njeriu qe e ka ne maje te gjuhes akuzen “kriminel ” eshte Basha dhe tutori I tij . Nuk ua ka njeri borc , t’i ofendoni njerzit , pa nje vendim gjyqesor . Emigrantet , kane bere ndonje kontravajtje ne Perendim , nga veshtiresite , per integrim . Emigrantet nuk kane jetuar ne emigracion si Basha , qe bleu shtepi , sa shkeli ne Hollande . Nuk jam dakort me dy gjera te tjera . Iva Ticon e njof nga ekrani si njeri te edukuar . Duhet te na kishe thene , pse e merr per shembell negativ . I ke meshuar idese , qe mire eshte te mos votohet . Nje gazetar , qe merr kete guxim politik , duhet te kete probleme me veten . Kush ta jep te drejten te besh kete thirrje te kamufluar me frazollogjine , qe dhe vet nuk e kupton. Ne perfundim : Ndalu bek se ka hendek ! Zgalem

  • Çfarë të bëjmë më 30 qershor ?! asgje te re o mik,
    nje pjat grosh,nje plloc me uje dhe shqep pantallonat ! Nje pordhe te madhe do bejme per ripjerdhjen socialiste.

  • Une mendoj qe e vetmja alternative e shqiptareve ,te ndershem, jo si Koloreto Cukali,qe edhe proteston se jemi te varfer edhe na thote shkoni ne plazh! Plazhi do para dhe vetem Saliu na i jepte duke thene “me ne fitojne te gjithe”! Votoni dhe largoni vrasesin Sali dhe hajdutin like edhe Ramen. Por votoni!

  • D.m.th……. po votuam fundosim perfundimisht Shqiperine , po nuk votuam si thote Luli ,Berisha dhe Meta e bejme Shqiperine nje demokraci te vertete…..ky eshte thelbi ne sgabohem i shkrimit te ketij Kuloretos….nuk e di ,me thoni ju si mendoni per kete delir

  • Ti or mik nuk paske lene asnje nga te tanishmit pa gjykuar por paske harruar te djeshmit qe e dogjen vertet shqiperine dhe jo ashtu sic po lut ti te digjet neser.Paske marre persiper te flasesh per te tjeret si ata qe flisnin ne emer te popullit. Po ti nuk ke folur per vete. O sa kollaj te kritikosh, ty cdo gje te duket e zeze.i nuk bene dot krahasime te shqiperise se 1990 me shqiperine e 2020, sepse ty ta kane fajin ata qe votojne

  • Do ti thoshija ,kesaj gazete ……. po do qe te shijoshe shurupin e embel te gazetarise te ketij populli ,,,,,mos e lesho [ Koloreton patricin e mezasheve te shkalles se larte
    te ulur aty ku dallohet sa me afer loja e skkllaverise per argetim te patricerise ].

  • Lexova titullin e artikullit, dhe nuk munda qe te mos komentoj. C’fare te bejme ne 30 Qershor?

    Pergjigjia eshte e natyrshme, ti bojkotojme, sepse e gjitha eshte nje loje dhe teater. Po te shkoni te “votoni”, do ju tallin si pjese e lojes se tyre.

    Po u bete pjese e talljes, nuk eshte faji i tyre por faji juaj qe ju ben leshko edhe njehere tjeter ne keto 30-vite.

    Mos u beni pjese e teatrit te tyre, se ata hane ne nje sahan me nje dollibash, pavaresisht se bejne sikur zihen me partickat e tyre demokratikase e pordhegresiste. Tregojuni qe manipulimi dhe lojerat e tyre nuk pine me uje, Zgjohuni o kokeloqe milet, se ju kane marre erezin per 30-vite me radhe.

    Ende nuk e keni kuptuar se e gjithe kjo mesele eshte stisur per te matur pulsin e shumices.

    Tregojuni qe vleni dhe jeni me tru ete pavarur, e jo shimpanze ne kafaz me bananen ne bythe..

  • Shkrim inatcor e i neveritshem .
    Dikur , ky I ngjyrosuri ( Koloreto ) nga Cukali , dukej si teper i emancipuar e i civilizuar , por ne thelb qenka nje provincial egoist deri ne extrem . Shkurt , nje malok .

    • Lexoni cfare shkruan “Nje qytetar”, nje qytetar i vendit me absurd ne bote, ku sot pensionistet kercejne dhe kendojne me shalle te kuq ne qafe per Enver Hoxhen, per Partine per Edi Ramen, duke harruar per pak caste, qe jetojne ne nje kapitalizem primitiv, ku te vjedhin jo vetem nga xhepat, por dhe voten dhe pastaj te ngrihet Xhemali, Isufi, Damiani a ca bandite qe as emrat nuk u mbaj mend dhe te thone: “Mos e ca k…, mod e ca b…!!!

      Dhe ky “qytetar” i Absurdistanit te ve me ne fund nofken “malok”!!!

      As ne Rusine e Revolucionit te Tetorit nuk kam pare te hidhet valle te tipit Babushka per Leninin a Brezhjevin, por ne ate Shqiperi primitive kercehen valle te tipit Ramushka dhe per Enver Hoxhen qe nuk mund te ngrihet me nga varri!!!

      Me pensione 140 dollare ne muaj, ku shumica e tyre marrin ilace pa fund, kot ose plot, kete mund ta dine mjeket, me nje gjendje te mjere ku njerezit vijne verdalle ne nje ekonomi informale, ndersa 10 vete syrsh pasurohen pa kufi duke marre tendera dhe koncesione legale a ilegale, eshte njesoj si ato mizat qe kenaqen nga bolleku por qe fluturojne rreth nje m…te madh!
      Ne nje vend ku jane larguar 300 mije a 500 mije qe as vete nuk e dine ku shkojne, vota sot per ca eshte kthyer “plumb per armikun”!!!!!

      Do te vije 1 Korriku, do te vijne ditet me pastaj dhe do te shohin se ne cfare mizerabiliteti jane dhe vete Rama do te jete ai qe nuk do ti njohe keto zgjedhje, se nuk do ti njohe askush, por qe shumica nuk e kupton qe keto palo votime i ka bere vetem per te kenaqur kryenecesine dhe Egon e tij dhe keta pleq dhe plaka i ka nxjerren ne zgjedhje duke i perdorur si vemje ashtu sic i perdori me 21 janar qe i la ne mes te rruges.

      Or ti qytetar, ose frymor i atij shteti pa shtet, ku nuk pyetet me as Presidenti dhe as Zoti a e kupton se nuk ke me gjykata, nuk ke me as institucione dhe po jeton ne nje vend ku banditet bejne ligjin dhe zgjedhje?

      As ne komunen primitive nuk ka qene kjo gjendje se dhe ate cope mishi qe e gjenin me plot mund dhe djerse duke ndjekur ndonje mamuth a derr te eger e ndanin midis tyre ne menyre te barabarte.

      Eh mo “qytetar”, sa kohe te duhet per tu bere te pkaten bujkrob se qytetar nuk je qe nuk je.

    • Qytetarit pe-leshi juglindor i duhet vene hasell-hasell nje epitet pak me modern se bujk i zene rob.

      Gjallese (njethundror digjital) do t’i shkonte me shume per shtat.

  • Auf Wiedersehen hieß es damals vor 30 Jahren, lieber Herr Cukali.

    Heute heißt es abgekürzt… LMAA.

    Dieser schwäbischer Gruß ist heute am 30.06.2019 die richtige Antwort auf die bevorstehenden Wahlen. Diese Scheinwahlen sind völlig bedeutungslos, da der Ausgang tatsächlich bereits vorherbestimmt ist.

    Nach dem Schließen der Wahllokale wird die ivatiço-Armee besonders stolz sein auf den jungtürken Mit’hat.

    Fast alle TV-Sender des ärmsten Landes Europas werden ihn heute abend als eine “Helden” feiern (yeah!), obwohl die Bevölkerung innerhalb von drei Jahren zum größeren Teil wegen der Emigration um ca. ein Fünftel geschrumft ist.

  • Qenke nje disfatist nga ata qe nuk e do as shqiperine as popullin.Dashke akoma djegie si u be mbas renies se sistemit socialist.qe u shkaterrua e u vodh tere pasuria e popullit ,.
    Ke rene ne vorbullen e thashethemevw te kriminelit Berishe e kompani.
    Por e gjithe kjo sepse ka filluar te vije njecik ere shtet dhe duhet shkuar e votuar per ta forcuar duke mbeshtetur reformen ne drejtesi e cila me ne fund do te filloje.Pastaj do flitet me fakte dhe jo te bazohemi ne shpifjet e dixhitaleve.
    Duaje vendin e shko voto por me pas te protestohet per reformen elektorale duke anulluar mareveshjen e 2008 sali-rame.

  • Replike ? Jo ! Sfide me fakte ty Laramani* i Cukalit ?

    DY DUAR PER KOKEN E…SHQIPERISE !

    – Ai nuk ka as mendesine as tagrin
    te qeverise nje opozite qe nuk
    qeverise dot vetveten !

    – Edhe Churchilli po te ringjallej do te
    rikthehej me vrap me shtepine e
    perjetshme

    – Mision i pamundur ! I vetmi
    shpetim rithemelimi!

    – Midis murit dhe shpates apo dy
    duar per nje koke …?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryeministri i Shqiperise Edvin Rama i beri thirrje, iu pergjerua, ra ne gjunje mbi 99 here tre muajt e fundit si “Romeo para Xhuljetes” …para opozites shqiptare me shkrim e me goje per te hartuar Reformen Zgjedhore, per dialog demokratik pa kushte e pa kercenime, pa shantazh e pa ultimatume “ keshtu e asesi ndryshe”…
    I ofroi edhe Karta Bianke dhe Veto asaj per ta hartuar ate dhe ata jo vetem e kthyen Altarin e demokracise Kuvendin e Shqiperise ne arene gladiatoresh, cizmesh, vezesh, boje te zeze e deri grushtash, por edhe e vetbraktisen Kuvendin dhe vetedogjen me goje e me shkrim, me vullnetin dhe vetdijen e plote te tyre mandatet e besimit te popullit te vet qe i votoi per ne Kuvend dhe jo per ta kthyer krejt Shqiperine ne arene gladiatoresh dhe molotovesh te “ Perandorise se Djallit” Putanin, Beogradit dhe Athines… dhe per thika te reja mbas shpine jo vetem ndaj Atdheut tone te vogel, por edhe kunder Kosoves e shqiptareve si komb ne teresi per integrim ne BE, ne familjen tone natyrore Evropiane !
    Edi Rama eshte zgjedhur, emeruar, votuar dhe mandatuar nga populli dhe Kuvendi i Shqiperise per te qeverisur Shqiperine.
    Edi Rama nuk ka as mendesine e as tager te qeverise opoziten. Po ta bente ose beje nje hap te tille ai vertete do te kryente nje atentat, do te go diste pluralizmin politik dhe do ta varroste demokracine.
    Edi Rama nuk eshte nga ai planet e nuk i perket atij taborri!
    Edi Rama eshte i vetmi politikan shqiptar ne keto 106 vjet qe leshoi dhe dhuroi pushtet per te bere shtet, shtetin ligjor qe Shqiperia nuk e ka pase kurre!
    Edi Rama eshte i vetmi politikan e shtetar qe rrezikoi seriozisht pushtetin dhe qeverisjen e tij tri here ne tri vjetet e fundit per te bere shtetin ligjor, qe i ka ligjet, por ka edhe SaLike Luigjet e 14 “ Ligji jam une “ pra ligj mbi ligjet…!
    Nese Edi Rama do ta kishte detyruar opoziten te braktise Kuvendin dhe te djege mandatet, atehere shumica e shqiptareve dhe mbare Bota Demokratike me nenen e saj, ate amerikane ne krye, do ta kishin percjelle ate tek autokratet.
    Ta akuzosh Edi Ramen si diktator e monokratik dhe sistemin politik shqiptar si monokraci sepse nje grusht lideresh te vetinkriminuar deri ne gryke me zerin e figuren e tyre para syve te shqiptareve dhe nderkombetareve me krime te shkalles se Hages si ai i ekzekutimit ne tortura dhe zhdukjes se kufomes se Remzi Hoxhes, shkelja e embargos se naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit e deri kanibaleve te Ruandes, te 97-es, te Grushtit fashist paramilitar serb te 14 shtatorit, te Gerdecit, te Otrantos, te 21 janarit 2011 … i ka kapluar paniku, terbimi, ankthi i ndeshkimit ligjor nga Reforma ne Drejtesi, Vetingu, SPAK-u dhe BKH-ja, eshte ti sherbesh dhe besh protektorin e SaLikekracise qe e kthyen pandeshkueshmerine ne sistem e menyre sundimi te krimit, vrasjeve seriale, korrupsionit, plackitjes dhe hajnise me cizme.
    Aq me teper kur Edi Rama me zerin e figuren e tij deklaroi para shqiptareve dhe nderkombetareve qe “SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit te filloje se pari me mua”, cka nuk e ka bere asnje politikan tjeter shqiptar deri sot .
    Do ishte varrosja perfundimtare e shtetit ligjor, e demokracise e per pasoje e krejt shtetit shqiptar, duke krijuar nje shembull te keq edhe per Kosoven e me gjere.
    Edi Rama nuk e ben kurre ate gafe vetvrasese ndaj nje opozite qe nuk ka ide, projekte, platforme, taktika as strategji konkururse, kuturu, babale, ndaj nje opozite qe nuk qeverise dot vetveten, ndaj nje opozite qe vjedh jo vetem votat e familjes se vet politike, por edhe aspiratat e idealet e perkrahesve dhe anetareve te saj me shpirt demokrati, ndaj nje opozite qe ne vend te perdore trurin perdor gomat e djegura dhe cizmet, drurin e gurin, tritolin e Molotovin, … ndaj nje opozite veteperjashtuese, veterrenuese, vetvrasese !
    Kete opozite nuk do te mund ta drejtonte e aq me pak ta udhehiqte e qeveriste as Winston Churchilli po te ringjallej e ringrihej nga varri…
    Sa te ndeshej me Tritolin e Molotovet e saj do te rikthehej me vrap ne banesen e fundit !
    E vetmja rruge per ringjalljen e saj do te ishte rikrijimi, rithemelimi i saj nga e para, nga hiri i saj si Feniksi !
    Edi Rama eshte nga nje planet tjeter me plot gabime e faje… Por sic thote sovrani: Kush punon gabon !
    U zgjati te dy duart jo nje por mbi 99 here ne keto 5 + vjet, por… por ata i kerkuan koken!
    Nuk i lane asnje shteg pervec murit dhe shpates !
    Ai zgjodhi ate qe thote vete filozofia e sovranit- Dy duar per nje koke!
    Me shume se koken e vet, koken e Shqiperise qe te mos futej ne nje rruge pa krye, ne rrugen e theqafjes se saj te mbi 16-te ne keto gati 30 vjet

    * Mos e merr per fyerje.
    Nje nder zanatet e mia te forta eshte perkthimi.
    Kam perkthyer per mbreter, per presidente, per kryediplomate, … per agjenci ligjzbatuese, gjykata, shkolla, spitale, per refugjate lufte e azilante demokraturash e diktaturash… per ke mos.
    Edhe emrin tim otoman Hamdi e kam perkthyer e kthyer ne shqip ligjerisht e me vullnetin e lire timin dhe me bekimin e nenes sime Xhemile, drite paste, bije Hoxhe me 4 klase fillore, vetem 20 vjec kur me lindi, qe kishte qajtur kur ma vune ate emer kunder deshires se saj pa e pyetur as tim ate,
    Ishte ajo qe me emrin filozofik me nje fjale SOCIAFIKJA i beri radiografine socializmit stalinist shqiptar qysh me 10 qershor 1974.
    Me teper se perkthim emri eshte perkthim i karakterit dhe psikologjise tende te deshperuar, cmiranjoze, djallezore, inatcore per deshtimet tua qe vetem te zhyt me thelle ne batakun tend te shfrimit te dufit e mllefit dhe te eshte kthyer ne nje top bore qe duke u rrokullisur kthehet ne nje ortek qe te ka kapluar dhe don te fshish e rrenosh gjithcka te del perpara, perfshi edhe veten tende….
    A ka deshmi me te forte per kete prirje, per kete semundje vetvrasese, veteasgjesuese tenden se perzgjedhja jote si idhulli e nje vetvrasesi, vetdjegesi si Lirak Bejko, qe do ti bashkengjisja edhe djaloshin 19- 20 vjecar te nje ish- deputeti socialist te vrare ne deren e shtepise se vet qe vrau veten pasi i kishin vrare shpirtin e zemren e tij, babain e vet, vrasesit seriale te shqiptareve dhe te Shqiperise tash e 27 vjet, vrasesit edhe te ketij 30 qershori dhe te vetvetes njekohesisht .
    Pata shkruar atehere nje analize me titull “Kur do te mesojme ne shqiptaret te vrasim veten !?”
    Pse!?
    Sepse midis Lirakut dhe ketij djaloshit nuk do te zgjidhja si ti asnjerin e as tjetrin !
    Idhujt e mi jane Vasil Laci, Vojo Kushi, … Xheve Lladrovci, qe kur ia kositi autoblinda serbe shokun e saj te jetes e idealit Fehmi Lladrovci u versul mbi te si shqiponje me automat e me granata e sot te gjithe ata jane heronj te popullit e kombit shqiptar .
    Ideali im e shembulli per tu ndjekur kur behet fjale per lirine e demokracine e popullit tend jane Heroi Kombetar Adem e krejt familja Jasharaj te Prekazit te Eperm Flakadani dhe Pararendesi i lirise, i pavaresise dhe shtetit te Kosoves.
    A e di Laraman se cfare ka deklaruar ish- Guvernatori I Perkohshem I Kisoves dhe ish – Ministri i Jashtem i Frances, Bernard Kushner per kete akt !?
    “Nese do te ekzistonte nje Cmim Nobel per Lirine ne Bote askush nuk do ta meritonte ate si e sa Adem e familja Jasharaj “
    Ketu ndahemi ti dhe une…
    Te uroj vellazerisht sherim te shpejte !

  • Ok ore pirdhu langaraq gazetar,(nga mbiemri je nga cukali)e di ate shprehjen. Shkodrane .”zogu ne zadrome,zogu ne cukal”je ushqyer keq ne Vogel I prandaj ke zhvillim te manget .se ne cukal vetem gure ka .

  • ju kujtohet sa te gezuar ishim kur bertisnim poshte komunizmi,poshte ky e ai deri edhe komunistet ne litar…
    mirpo doli nje kryekomunist qe na e hoqi gjithe gezimin.
    doli nje vampir si saliu qe na e ngriu shpresen dhe nga varferia komuniste ku hante buke edhe me dembeli,edhe sot ti na thua qe ka njerez qe nuk kane te hane….
    atehere mut ateher dhe me mut sot…..
    hoqem nje pale bllokmen dhe na u bene ca sheike si saliu e shume brekgrisur pijanece llafazane mashtrus hajdute qe nuk kane punuar nje dite por vetem ham ham ham

  • Ja edhe koqekomentuesit edviniste beqire tregojne edukaten dhe kulturen e tyre te sumes.

  • Është në të drejtën e tyre që drejtues partish të mos regjistrojnë subjektin e tyre në zgjedhje,por kjo nuk do të thotë që automatikisht i hiqet e drejta qytetarëve votues të atij subjekti,të cilët duhet të shprehin vullnetin e tyre me votëVota është një e drejtë ekskluzive e qytetarit.Është derdhur shumë gjak për ta fituar,nuk ja kanë falur.

  • Shume turp qe permend emrin e nje gazetareje qe nuk mund te mbrohet tashme, se cfaredo qe te thote me pas nuk do munde te laje kete qe shkruan ti. Eshte e cuditshme si ne kete vend, asnje nuk arrin te beje dicka e te kenaqet me fushen e vet! Pse nuk vazhdon te besh skenaristin a te merresh me kinemane se e ben shume mire o Kolo?? Pse nuk arrin te mbash nje profil te qarte prej profesionisti qe te eshte dashur shume mund e pune ta arrish? Se sigurisht qe ke te drejte te shprehesh, por nese nuk arrin ta besh pa pergojuar shemtueshem, me mire hesht! Turp te te vije!

  • Bravo Ngjyroreto! Një mendim që duket ndryshe, por me një përputhje qidpërqind me të vrasësve në 21 janar, në Gërdec, me mendimin e hajdutit të miliardave të rrugës së kombit e hajdutllëqeve të pafundme. Mendimi i Ngjyroretos duket një mendim ndryshe, nxjerrë nga bodrumet e urrejtjes medemek të kulturuar por thellësisht të njëanshme, të rreshtuar me më të keqen e më antushqiptaren që ka parë Shqipëria ndonjëherë.

  • Kur shikon te shkruajne djem si Koloreto Cukali e Adrian Thano kupton se populli ka nerv per te mbijetuar ndaj te keqes Berisha,Meta,Rama qe se shpejti po arrijne 45 vitet e Enverit.
    Respekte z. Cukali.

  • “Ju kujtohet Lirak Bejko? Ndoshta dhe jo, sepse ju jeni një popull që harron shumë, pasojat anësore kur të ushqejnë me ivatiço përditë në tv.

    Mua më kujtohet Liraku. I vetmi akt sublim që kemi parë në vendin e Sandër-Jong-Unit dhe ivatiçëve në këto 30 vjet”
    Këjo është sentenca Juaj zoti Koloreto apo jo?.
    Atëhere ji i ndershëm dhe referoju të vërtetës në cilin regjim u dogj Lirak Bejko i shkretëSi quhesh me emër e mbiemër Sandër-Jong-Uni .
    Me gjithë kulturën që ke,fatkeqësisht kombi ynë ka mbetur në këtë nivel falë intelektualëve të nivelit Tënd që kanë raport të gënjeshtër me të vërtetën për hir të interesave të tyre.
    Nuk je racional prandaj nuk mund të jesh intelektual.Të paktën në raport me sentencën e mësipërme.
    Dhe pres për sa sipër një replikë prej Teje zoti Koloreto Cukali.

  • Ti Bojaxhiu i Cukalit! Paske mardha te madhe me Iva Ticon! Po mundohesh po nuk e konkuron dote ate. Detyra jote, ta bojatisesh mire qoftlargun dhe shpuren e tij, por sado ta bojatisesh me bojra te “ndriteshme” te zezen nuk ja heqe dote! Respekt per Iva Ticon!

  • Sa te kaloje beqarine, pastaj nuk do kemi me Iva Tico. Shpresojme we dhe Rama mos I perzieje me lakrat. Nje lloj parimesie qe te nakatos zorret. Besoj qe dhe Veliaj do beje me shume Pune dhe me pak dalje televizive, se dhe kjo ta prish midene.

  • me vjen keq qe komentuesit e zene kohen me sharje ndaj Koloretos. qe nuk thote asgje qe s’e dime, por nuk duam ta themi me ze te larte. Dhe ajo qe duhet te themi me ze te larte eshte se keto zgjedhje jane te shpifura, si per Ramen qe i beri ne 30 se ashtu i do menderja, si per ata qe nuk i duan tani se ashtu ua do menderja. Si per ata qe po zgjidhen, ashtu dhe per ata qe zgjedhin te vetmen dele nga forma, por ujk nga permbajtja. James Hillman e ka perdorur i pari termin “intoksikim hermetik” E kish fjalen per lajmin digjital, sivellaun e “qytetarit digjital”. boten e madhe digjitale qe me ritem frenetik hedh ne eter lajme pafund, te rreme dhe te verteta, pa bere fare dallimin mes tyre. Ne boten e miteve Hermesi ishte lajmetari i zotave, kurse sot hermesin e ka zevendesuar fejsbuku, twiteri, portalet me lapsa dhe paramanda a merimanga dhe padyshim nga gjeneral Televizionet e Sanderve.Keta prodhojne debate pafund dhe lajme sipas vaktit. Tamam si ne nje eksperiment psiqik, ku ne varesi te suhqimit gjindja ndryshon sjelljet, Kot nuk e quan Rama kazan, se ia di midene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *