Unë votoj JO, sepse përballem

Leda Hysa

Brizida Gjikondi

Birgit Berg Khoshnavaz thotë me ironi që “zgjedhësit cdo 4 vjet bëjnë kryqin e tyre (tek subjekti që zgjedhin) pastaj ju duhet ta mbani këtë kryq mbi shpinë. “Ndërkohë unë me vetëdije kam zgjedhur ti jap një kryq të madh gjithë fletës së votimit, dhe pikërisht këtë kryq të dukshëm ndaj kësaj kaste politike të kalbur dhe këtij sistemi antikombëtar zgjedhor, jam e gatshme ta mbaj me durim mbi shpinë sic kam vite që e mbaj, por të paktën unë u përballa.

Mospjesëmarrja në votim, nuk e cënon absolutisht ligjshmërinë e procesit zgjedhor, edhe 3 shqiptarë të vetëm të shkojnë të votojnë ky proces quhet i ligjshëm. E njëjta gjë është në Itali Francë, Gjermani etj, vetëm Maqedonia e Veriut e ka të domosdoshëm përqindjen e pjesëmarrjes për të legjitimuar procesin. Mospjesëmarrja në votim, nuk përbën statistikë as impakt as ndikim dhe as revolucion në këtë amok korruptiv që ka bllokuar zhvillimin e Shqipërisë. Sipas Kodit Zgjedhor shqiptar vetëm për referendumet duhet përqindja e pjesëmarrjes që ta bëj të vlefshëm procesin zgjedhor.

Por në Shqipërinë e kësaj epoke po ndodh një tragjikomedi fatale, votimi me opinione në rrjetet sociale po kërkon të zëvendësojë votimin kushtetues (këtu e kam fjalën dhe për anulimin me kryq të votës), ndërkohë që dihet që votimi virtual nuk sjell asnjë pasojë për mirë a për keq ndër jetët e shqiptarëve, përkundrazi, shton qaramanët e sipërfaqshëm dhe heronjtë e tastierës që kurrë nuk i dhanë fytyrë, zë dhe paanësi ekzistencës, rebelizmit dhe ardhmërisë së tyre.

“Vota është thika ime”- shkruan David Lloyd George, dhe unë jam totalisht dakord me të, jam dakord sepse unë këtë sistem hipokrit nuk e vras me heshtje vdekatarësh oportunistë që hanë bukë në çdo krah, as duke u zhytur në det, as duke ngrënë fara ose duke mallkuar në monologje harrese, unë këtë sistem që më ka vrarë nga shumë jo nga pak cdo ditë dhe shpresë të jetës time e vras me prezencë, me kurajo me përballje duke i vënë një kryq mu në zemrën e sistemit, në votën e tij. Ky sistem i kalbur vlerash ekziston dhe është fuqizuar falë të heshturve.. pasi sic thotë Gramshi.. “Indiferenca vepron fuqishëm në histori, vepron në mënyrë pasive por vepron, ajo që vjen nuk ndodh sepse shumica duan që të ndodh por sepse shumica janë indiferentë”

Shqipëria tani ka nevojë për pozicionime të qarta, largpamëse, sidomos largpamëse, pavarësisht interesave të ngushta të mbijetesës personale, është qorr kush nuk e sheh dritën që vjen nga perëndimi dhe është shurdh kush nuk dëgjon këngën e fundit të mjellmës në gojën e politikës shqiptare.

Unë votoj Jo, që vota ime mos humb, unë votoj JO sepse ekzistoj, unë votoj Jo pasi unë e neveris këtë klasë politike por ama nuk e kam frikë. Unë votoj sepse kam shpresë, sepse linda dhe do vdes me dëshirë këtu.

Pavarësisht histerisë që ka përfshirë jo më kot klasën politike shqiptare e cila me dashje dhe në bashkëpunim e solli situatën këtu ku është sot dhe pavarësisht se thirrjet e saj janë mirëfilltazi vepër penale që dënohen deri në dy vjet burg, unë jam e bindur se shqiptarët e kuptojnë që kjo që po shkruhet këto ditë të nxehta vere është shume më shumë se një votim i cunguar, se një kandidaturë e munguar.. ata e ndjejnë se mbas 30 qershorit gjërat do jenë totalisht ndryshe, Kushtetuta, Ligji Zgjedhor, Parlamenti dhe Qeverisja sidomos, më keq s’do jenë, më keq se kaq nuk ka, më mirë po. Dhe do vijë ai moment që populli nuk do votoj kë e drogon me dhunë dhe me propagandë por atë që kujdeset realisht për të. Dhe në këtë rrugëtim unë isha, qoftë dhe minimalisht, por isha.

 

 

 

Share This Article
20 Comments
  • Ti bej si te duash, vetem ske pse e deklaron se ça do besh me fleten tende. Tani se po votohet per me pak opsione kjo ishte zgjedhja e PD-se dhe e ca sateliteve te saj. Po mos u qa per standartet se ne nje kohe tjeter, kutive u behej zbor me flete te futura ekstra.me tufa
    Nese nuk te kujtohet duhet te kesh probleme me memorien.

    • Drini ti nuk kupton ca thua, as cfare thote ajo.
      Nuk po diskutohet per memorien por per shprehjen e qendrimit popullor ndaj klases kriminale politike
      Dhe une ne vote ate bera: Kryq te gjitheve.
      Shkrova: Jeni te gjithe KRIMINELE
      SHPORRUNI

  • Si te votoj PRO edhe te votoj JO mua ky pushtet sundimtaresh,ky kryebashkiak mashtrues dhe harbut njelloj me perbuz,me poshteron me VJEDH VOTEN!
    Por mbi te gjitha kryebashkiaku Veliaj,qe nga shume tru shplare mbahet si me i sukseseshmi nder vite per mua eshte HAJDUT njelloj si te tjeret para tij!
    Veliaj ne 4 vitet qe kaluan me VODHI gjene me te shtrenjte e me jetike qe une kam:ME VODHI PUSHTETIN E VOTES TIME!
    Me mashtroi duke me premtuar se do jete ne sherbimin tim,por as me degjoi e as me njohu kurre si i tille!
    Me premtoi se do do jem fytyra e ligjit,drejtesise,demokracise,por u suall si anti ligji,anti drejtesia dhe anti demokracia!
    Me vodhi pensionin me taksa te pa ligjeshme,i vodhi femijve taksat vendore per pastrim gjelberimin,por as pastroi e as mbolli qofte edhe nje peme a lule aty ku banoj!
    Na vodhi taksat per infrastrukturen arsimore por ketu ku banoj une nuk ka ndertuar asnje cerdhe,asnje kopesht,asnje kend lojrash,asnje biblioteke etj per disa mijra femije!
    Veliaj na mashtroi se nuk punoi per te gjithe qytetaret e bashkise njelloj,por disa i trajtoi si te “nenes” e disa si te “njerkes”,pra na ka diskriminuar!
    Kush e kontrollon kete njeri qe ka investuar vetem atje ku i bojatisej imazhi i tij mashtrues?
    Asnje nuk e kontrollon se edhe kryeministri eshte me keq se ai,se nuk e ka vene kot Veliajn aty,se eshte njelloj si ai:ANTIPOPULL!

    • Votat nuk ti vjedh njeri po he, boll u qate.
      Shkoni dhe shkruani:
      KRIMINELE – MERITONI NDESHKIM
      Mesazhi jepet dhe kuptohet
      Eshte me mire se te rrish si pllazem e padegjuar dhe e pa llogaritur nga “ata”
      Te pakten keshtu do perballen direkt me mendimim tend. Dhe do fillojne te kene frike nese te gjithe do kene kete mendim

  • Don’t cry for me Argentina
    The truth is I never left you
    All through my wild days
    My mad existence
    I kept my promise

  • Brizida Gjikondi,

    Kete JO! te guximshme patriotike e thane dhe e deklaruan solemnisht prinderit tane shume vite me pare, por pas JO!-se se tyre gjerat nuk shkuan fare per mire, por shume keq, sepse e hengren tullumin dhe xhelatet e Enverit filluan t’i torturojne dhe t’i thyejne kockat e trupit nje nga nje, psedrisa disa prej tyre thane PO! dhe votuan per Frontin Demokratik te Partise se Punes, te tjeret si Loni Adhami, sekretari i Pare i Ambasades amerikane ne Tirane dhe prinderit e intelektualit dhane shpirt me fjalet:

    JU URREJME JU DHE REGJIMIN TUAJ SATANIK!

    Po cfare ndodhi me pas? Ja ta thote intelektuali o guximtarja e fjales se lire, Brizida Gjikondi qe me JO!-ne tende patriotike do te thyesh regjimin e Edvin Droges dhe te Bashkim Ulajt&Lukuni? Ja cfare ndodhi pas JO!-se se intelektualeve properendimore shqyptare:

    VOTIMET ME GOGLA:

    “Pasi kishte vendosur pushtetin e saj me armë, Partia Komuniste e kishte të nevojshme ta legjitimonte dhe ta pudroste atë me “zgjedhje të lira”; kjo sipas modelit jugosllav. Këta të fundit kishin vendosur të mbanin votimet më 11 nëntor 1945, ndërsa në Shqipëri u caktua data 2 dhjetor 1945. Ato njihen si “votimet me gogla”, për arsye të goglave që u përdorën në zgjedhjet e para. Votimet u zhvilluan në një situatë terrori dhe pas një fushate elektorale, ku merrte pjesë vetëm Fronti Demokratik. Rezultati ishte i paracaktuar, pasi komunistët i kishin marrë masat e duhura, dhe votimet do të ishin një hap tjetër i rëndësishëm në instalimin e diktaturës.

    PAS VOTIMIT ME GOGLA:

    Me 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake shpalli vendimin e dënimit me vdekje të grupit të Deputetëve të Legjislacionit të parë të zgjedhur me vota në vitin 1945 dhe te shumë intelektualëve të tjerë, te cilësuar si bashkëpunëtorë të Imperializmit. Trupin gjykues e caktoi Komiteti Qendror i PKSH-së. Prokuror i përgjithshëm ishte Josif Pashko, ish-zv/komisar gjatë luftës dhe kryetar i gjyqit Niko Çeta , kreu nr. 2 i Sigurimit të Shtetit, me shkollë fillore dhe me profesion Furrxhi. Të dënuarit me varje, pushkatim, tek-tuk edhe me burgime të rënda ishin të gjithë personalitete dhe përfaqësues të elitës intelektuale me prirje perëndimore në Shqipërinë e pas luftës qe nuk u pajtuan me instalimin e MURTAJES bolshevike ne Shqypni sepse ekzekutimi i deputetëve dhe intelektualëve bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme si prolindore me Bashkimin Sovjetik në krye. Për këtë arsye kërkohej eliminimi i intelektualëve me kulturë perëndimore e veçanërisht të Deputetëve që mund të votonin me JO! kundër Konventave Sovjetike e Jugosllave qe do të mund të rrezikonin ratifikimin e tyre.

    TE DENUARIT:

    Shefqet Beja deputet, pjesëmarrës aktiv në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, dënohet me vdekje, me varje. Sheh Ibrahim Kurbunara deputet, një ndër firmëtarët e Shpalljes së Pavarësisë, dënohet me vdekje, me varje. Dr. Enver Sazani deputet, Drejtor i Spitalit Ushtarak, dënohet me vdekje, me pushkatim. Salaudin Toto deputet, themelues i Institutit të Shkencave Shqiptare dhe kryetar i parë i këtij Instituti, dënohet me vdekje, me pushkatim. Irfan Majuni deputet, nëpunës në Tiranë, dënohet me vdekje, me pushkatim. Sulo Ismail Klosi, i diplomuar në Fakultetin e Gjeologjisë së Naftës në Strasburg, kryeinxhinier në Rubik, dënohet me vdekje, me varje, u torturua me thyerje kockash se tallej me Enverin si njeri debil qe nuk mesonte dot kurgje, pas vdekjes lidhet per disa jave i varur ne uren mbi lumin Mat dhe pastaj trupi i tij hidhet ne nje grope septike. Riza Alizoti diplomuar në Oksford, specializuar për shfrytëzimin e minierave në Strasburg, dënohet me vdekje varje. Salim Kokolari pedagog në Liceun Francez në Gjirokastër, mbështetës i Luftës Nacionalçlirimtare, dënohet me vdekje, me pushkatim. Muhamet Prishtina, djali i patriotit Jahja Prishtina, dënohet me vdekje, me pushkatim. Tefik Deliallisi me profesion mësues, dënohet me vdekje, me pushkatim. Hysen Shehu djali i Sheh Ibrahim Kurbunarës, dënohet me vdekje, me pushkatim. Beqir Çela me profesion mësues, dënohet me vdekje, me pushkatim. Abdyl Kokoshi diplomuar për Drejtësisë, dënohet me vdekje, me pushkatim. Pertef Karagjozi me profesion nëpunës Tiranë, dënohet me vdekje, me pushkatim. Agathkli Xhitami, dënohet me vdekje, me pushkatim.”

    Te gjithe keta MARTIRE te Demokracise se vertete shqyptare iken per dhjame qeni, si edhe Loni Adhami dhe prinderit e intelektualit se i thane JO! me vendosmeri dhe balle-perballe zgjedhjeve jugosllavo-sovjetike te Enver Hoxhes, shume prej tyre kishin qene shoke si studente me Diktatorin ne France dhe e njihnin mire kapacitetin e tij te ulet intelektual, por nuk llogariten djallezine e lindur te Monstres per te perfituar nga cdo situate drejt konsolidimit te pushtetit te tij absolut dhe per kete iken per “dhjame qeni” Ja se cfare shkruan njëri prej tyre, i njohur me emrin Tefik Deliallisi, qe gjatë procesit të tij gjyqësor para trupit gjykues do të deklaronte:

    “…Ne dyshonim që me forcat tona do të mund t’i futeshim kryengritjes se armatosur, por vetëm kishim besim në ndihmën e anglo-amerikanëve. Fillimi i kryengritjes ishte vetëm sa për të gjetur pretekst për të ndërhyrë me armë, në mënyrë që të paraqisnim në Botën e jashtme se në Shqipëri gjendja është e turbullt…”

    CFARE NDODHI ME TEJ?

    Anglo-amerikanet certifikuan zgjedhjet, heshten per vrasjet dhe ekzekutimet mizore te Enverit duke likuiduar totalisht intelektualet dhe inteligjencen properendimore shqyptare dhe duke e zevendesuar ate me katunare gdhe dru me pre, spiuna te Sigurimit dhe qe spiunonin vazhdimisht njeri-tjetrin me urdher te Partise qe ne fund falimentuan ekonomine me tollona dhe bunkere dhe kur ra Muri i Berlinit dhe komunizmi ngordhi si nje Dinosaur Prehistorik ne te gjithe Boten, keta spiune te sigurimit te Enverit, ndryshuan ngjyre dhe u bene te gjithe ithtare te NATOS dhe te Imperializmit, harruan ne cast rrezikun anglo-amerikan per Shqypnine dhe kapluan Shtetin tone pa fat per te vjedhur edhe ate qe kishte mbetur pas Enverit,

    dhe:

    JA KU ARRITEM DERI ME SOT:

    Qe eshte njesoj atje ku ishin dje ne vitin 1945, qe po te dalesh nga anonimiteti ashiqare dhe t’i thuash JO! zgjedhjeve te Edvin Droges te vijne menjehere ne shtepi apo atje ku gjendesh ne moment specialistet-socialiste te Trustit te Lulelakres se Rilindjes dhe t’i fusin KOQET ne morsen e Partise dhe presin derisa te thuash PO! megjithese kjo gje nuk eshte aspak patriotike,

    njashtu:

    SIC E CILESON TI NE KETE SHKRIM MBRESELENES NE GAZETEN E NERUME DITA.

    • Nasqaroi “intelektuali” qe me mire te kishe ngrene nje mut behari se flet si pllasme pazari. Ngeli neper gazeta duke bere hosana andej nga i vjen bereqeti keti, muti e rrace muti. Po m. s’beht pipeq kurre! Ik se bie ere e rende gazeta!

  • Ja ka dhi te gjitheve Lideri suprem.
    Sot ka votuar me fustan trecereksh per synetlluk.
    Firmat e Modes botnore per sezonin-vere vjeshte 2019 FALIMENTUUUUN.
    Sot e diele 30 qershor 2019,Surreli eshte qendra e modes botnore.
    Maloku ka shku ne Viene,Nuk digjen Etapat or malok.Nuk behesh qytetar,pa kalu 4 breza,pa ndrru 7 lekure.

  • Kjo pule e ardallosur me tru prej glase,nuk ja ka pertuar te bej kaposhin pa fare duke na cituar thenie personalitetesh,qe me veprimin e saj u ben glasen me ere.
    Por cfare specie je moj tru glase dhe sy qorruar,qe nuk do te shikosh ate qe gjithe bota moderne demokratike perendimore dhe qytetaret ,e kane pare dhe e kane prekur dhe e jetojne,se cfare ka bere kryetari i bashkise se Tiranes,ne kryeqytetin tone.
    Je vec nje shtrige,qe ndjen nje kenaqesi prej sadisteje antinjerzore dhe antishqiptare ne shtrigerine tende te trurit dhe te pamjes.

  • Brizida Gjikondi te lumte per sinqeritetin dhe protesten tende ndaj ketij llumi ku na futi nje klase politike hajdute, e etur per pushtet, kokeforte dhe antipopullore. Neser do te kemi si rezultat te shumten 20 perqind pjesemarrje ne votime dhe bashkite ku behet votimi do te kene ne krye nje keshill bashkijak te nje partije. Do kemi nje demokraci origjinale shqiptare e prodhuar nga klasa e jone politike e sotme dhe kokefortesia e saj. Kush do ti çertifikoje dhe pranoje keto rezultate?! Pas ketyre zgjedhjeve PS do te gjendet ne nje pozite shume te rende pasi do te akuzohet qe ka ndertuar nje shtet monist.

  • Jam me Briziden 100 per 100.
    Kete kam shprehur qe ne fillim si menyre proteste ndaj pushtetit politik te hajduteve e krimineleve.
    Dhe per ata qe kane zene shtetin, dhe per ata qe kane zene sheshet dhe nuk lene fryme e hapesire per shqiptaret e ndershem te protestojne kunder krimit dhe korrupsionit shteteror.
    Kjo eshte protesta.
    Zhgaravisni gjithe kandidatet dhe shkruaniL
    Kriminele-Burgu ju pret
    Eshte proteste: Eshte vullnet i popullit per drejtesi.

  • Para 2013 kisha votuar vetëm një herë , për PD, për të shporrur pijanecin sharlatan të buzuqeve, Fatos Nano. Në 2013 votova për të hequr qafe mashtruesin, kriminelin dhe hajdutin Sali Berisha, votova për PS dhe Edi Ramën, duke besuar që do t’na bënin shtet, që do ti tregonin vëndin hajdutërisë, krimit, korrupsionit duke u gjetur vendin kapobandave Sali Berishës dhe Ilir Metës. Por , mbasi mori pushtetin, Edi Rama haptazi fali realisht vrasësin e urryer të Gërdecit dhe 21 janarit. Në mënyrë poshtëruese hajdutin më të urryer të shqipëtarëve, shkakun e 21 janarit, Ilir Metën dhe partinë e tij i bëri bashkpuntor në qeverisje duke e lejuar që të shumfishonte shifrat e bllokut me zë e figurë në mënyrë marramëndse nëpërmjet njerëzve të tij si ministri i komunikacionit dhe i bujqësisë. Mbas këtyre Edi Rama nuk vonoj por ngriti çmimin e energjisë elektrike nga 7,5 në 9,5 lekë për kwh për 80% të popullsisë duke e ulur nga 13 në 9,5 për njerzit që konsumonin mbi 300 kwh në muaj që ishin njerzit më të pasur, më mirë nga gjëndja. Dhe kur të thotë, në mënyrë tej përbuzëse, që vetëm budallenjtë s’e kuptojnë që çmimi i energjisë elektrike është ulur, përfundimi i parë është se ky njeri për të cilin votova me besim, është i marrë nga mëndja sepse tallet haptazi me populline tij, e dyta ky është armik i fuakrenjëve dhe pensionistëve, u ve pa pik mëshire shqelmin në fyt atyre duke favorizuar ata që janë më të pasur. Dhe t’më thoni në cilin vend të botës një taksë mund të rritet 120%, mund të rritet 1,2%, ja edhe 12%, por të bëhet taksa e TV shqipëtar nga 500 në vit në 1200 lekë të rinjë në vitë,të rritet 2,2 herë, nuk është kjo vjedhje haptazi, me ligj, ashtu siajo e energjisë elektrike? Njerëz , Admir Murati dhe banda e tij vodhën 6 miljonë dhe janë shumë të rrezikshëm, por ata janë një grimcë e papërfillshme në krahasim me banditin Edi Rama që , pa kallashnikov, po vjedh jo një bankë ,por një popull të tërë, pa maskë, madje duke e jargavitur me talljet e tij poshtëruese. Dhe ky hajdut ordiner parash dhe votash këtë kërkon sot, njerzit të venë të votojnë sot qoftë edhe kundër, sepse, fletën e votimit të gazetares Gjikondi me kryq, anëtarët e bandës profesoiniste të krimit zgjedhor të Dibrës, Damjan Tërmeti, Pjerin Ndreu e të tjerë të komisioneve zgjedhore, mbasi të shkojnë në WC, me kulturë do ta përdorin këtë flet me kryq dhe do ta zëvëndësojnë, duke këputur ndonjë shaka të fjalorit të tyre rrugaçëror, me fletën plotsuar si e duan ata. Ata duan sa më tepër votues sot se fletët i rregullojnë vetë si duan banda zgjedhore e Dibrës e kapobanditit, hales së kombit, dordolecit me rroba me zhgarravina e me 30 në lule të ballit.
    Gjikondi , po nuk pate votuar , mos shko, ata do të tallen me votën tënde dhe me ty. Unë do të votoj vetëm kur një ligj i ri zgjedhor do tu pres kthetrat e krimit zgjedhor të kërmave të kombit, PD,LSI, PS , kur të lind një parti e re e shqipëtarve për Shqipërinë, pa përbindsha të marrosur nga sëmundja psiqike e kleptomanisë të llojit Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta,Edi Rama në udhëheqie të tyre. Njerëz , në qoftë se nuk keni votuar mos shkoni, po të doni që vota juaj të mos shpërdorohet nga rrugeçërit gojë hale të krimit zgjedhor të PS.

  • MOS SE NA E FIKE SHQIPERINE !

    Pa voten tende neser do te shuhet Dielli i Shqiperise
    Mos bre Brazda e brezit te humbur !

    • Burime pjeserisht te besueshme bejne te ditur se dje ke mejhonet e njujorkut u kap mat nje degar i permrenshem duke rrufitur si i babezitur pace plenci… 😉

      Nje grua qe u gjend aty rastesisht e keshilloi miqesisht qe t’i fuste nje lavazh special gojes se po kundermonte era perc, por degari i mrenshem, i egersuar me teper dhe prej zakoneve prapanike dhe kanunit, nuk e permbajti dot veten duke shperthyer si i cakerdisur ne ofendime kunder saj.

  • Analize e perkryer, e bazuar ne nje te vertete te hidhur, te cilen fabrikat mendore (think-tanks) ua mbajne fshehurazi jo vetem çobanëve te menderosur por krenare te Bënçes, por edhe qytetareve te vendeve me te zhvilluara te botes se civilizuar.

    E kam thene dhe perseritur me dhjetra here te tjera ne kete forum te nderuar, se e keqja me e madhe eshte te mos votosh (bojkoti eshte helmi per demokracine!)

    Ne mungese te alternatives shpresedhenese per te patur dikur ne krye nje grupim politik qe eshte i preokupuar seriozisht per te vene themelet e shtetit ligjor, si kusht vendimtar per zhvillimet globale dhe afrimin e shpejte drejt strukturave te BE-se, e keqja me e vogel eshte te marresh pjese ne votime, thjeshte per t’i futur nje zhgarravine kryq e terthor fletes se votimit, si shprehje e qarte e mosbindjes civile perkundrejt politikes me kthetrra te pastra te zorzopeve te te gjitha ngjyrave.

    Nje bravo te madhe zonjes per kurajon dhe angazhimin e saj ne sherbim te vendit dhe shoqerise.

  • Si unë mendojnë mbi 80% e popullsisë. Te Dega jote e kalbur nuk mund të mbahet Edi Rama për të shpëtuar. Një njeri që haptazi me bandën e tij mirë organizuar vjedh në mënyrë kriminale votat si në “tërmetin” zgjedhor të Dibrës me të cilën ai haptazi , në mënyrë sfiduese dhe përbuzëse , mburret në mitingun përmbyllës në Vlorë, një njeri që duke vjedhur votat, bën krimin më të urryer ndaj popullit, vjedh si thesi me para i Admir Muratit, qeverisjen e vëndit, është njeriu më i rrezikshëm aktualisht i kombit, më i rrezikshëm se kërmat politike që ti i anatemon me shumë të drejtë. Alban, në qoftë se Edi Rama do të ishte njeriu i premtimeve të vitit 2013, do të ishte njeriu më i respektuar i kombit madje shpëtimtar i kombit nga fatkeqsia që na ka pllakosur, jemi bërë kombi më i përbuzur në Europë. Alban , po të ishte të paktën normal në kuptimin e qënies njerzore ky njeri, Edi Rama, do ti kishte bërë veprat e Sali Berishës dhe Ilir Metës një kujtim të hidhur e tragjik në memorjen e kombit, por ai , me qeverivjedhjen e tij paskrupull, ringjalli, riklicoj në politikë kërmat PD, LSI dhe na solli në këtë gjëndje. Urrejtja për Salinë kthehet tek ty në një kaleidoskop që satanaj i pështir Edi Rama të duket si ëngjëll shpëtimtar. Alban a nuk e shikon se si debati i burrave tanë të shtetit shëndrrohet në një letër mjerane presidenciale dhe në një kundërpërgjigje të zhytjes sfiduese kryeministore në një pishinë pranë presidencës? Më thuaj, Alban Dega, kur janë mbledhur ndonjëherë këta hale burra të politikës sonë që në mënyrë shkencore të debatojnë për plane ekonomike e politike për të ardhmen e shtetit, vëndit dhe kombit tonë?
    E vërteta nuk varet nga dëshirat dhe preferencat tona dhe e vërteta është që PS me në krye Edi Ramën është kthyer në në një plehër të pariciklushme në skenën politke sikurse PD dhe LSI dhe këtë të vërtetë nuk e ndryshojnë as mijra komente tonat. Ajo nuk përfaqson ndonjë shtresë të majtë por një grusht njerzish të korruptuar të administratës që janë ulur këmbkryq rreth tepsisë së vjedhjeve dhe nëpërmjet tërmeteve zgjedhore të të Damjan e kompani s’duan që këtë tepsi tua rrëmbejnë hajdutët e PDdhe LSI.

  • A e di ti VTPPA që anëtarët e komisioneve të qëndrave të votimit dhe të numrimit që janë kthetrat e partive në komisionet zgjedhorë nuk duan tja dinë fare për fletat e votimit dhe i numrojnë ato sipas dinamikës së shitblerjeve të tyre në pazarin partiak të kafshëve zgjedhore. Më thuaj pse i mbajnë sekret shpesh emrar e tyre dhe paprimas i ndrrojnë në vepramtari e sipër, sepse pazari për blerjen e kafshëve të komisioneve është më i shtrenjtë dhe më agresiv e joshës se i kafshëve të thjeshta votuese. A e di që pothuaj gjithmonë antarët e PS, PD dhe PS në komisione ndajnë fletët votuese pro partive të vogla,për partitë e tyre në marrveshje të plotë me njëri tjetrin?
    I nderuar VTPPA, fleta me zhgarravinë kryq e tërthor protestuese ndaj establishmentit aktual politk e gazetares Brizida do të kishte vlerë në një komision zgjedhor suedez apo finlandez, por jo në duart e katilave të komisioneve zgjedhore të PD, LSI dhe PS, aq më tepër po të bjerë në duar të komisionit të përbër vetëm me kukuthat zgjedhor të PS që u jehon akoma në vesh thirrja drejtuar tyre në mitingun përfundimtar nga kryebanditi i krimit zgjedhor të Dibrës Edi Rama që haptazi mburri Damjanin dhe pjellën e tij ” tërmetin” përbindësh zgjedhor në këtë qark. Kjo mburrje e një krimi a nuk është vija e sjelljes së komisionerëve të PS në këtë proces zgjedhor? Njerëz, sa të jenë proceset zgjedhore të mbrthyera në kthetrat e PD, LSI dhe PS edhe nëqoftse nuk do të vini të kërcënuar si mësuesët vemje të Dibrës ose si kafshë votuese të blera në pazarin partiak zgjedhor, por do të vini me vullnet të plotë për të hedhur votën kundër, ata me tërmetet e tyre do ta zëvëndësojnë votën e pavleshme pa ndonjë vështirësi në një votë pro tyre madje në marrveshje të plotë me njëri tjetrin. Po të kthehet mënçuria si komb në një shumicë aktive, bojkoti total është zgjidhja deri në formimin e partis antipod i kërmave PD,LSI dhe PS,dhe deri sa një kod zgjedhor i ri të pres pa mëshir metastazat partiake që po shkatrrojnë pa mëshir aftësin shtet formuese të kombit ton që në çdo krizë bëhet kavje për eksperimentet tallse të të huajve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *