Pandeli Majko voton te Liceu Artistik: Procesi i qetë, pjesëmarrje normale

Leda Hysa

Ministri i Shtetit për Diasporën dhe një nga figurat kryesore të socialistëve, Pandeli Majko votoi para pak çastesh në qendrën e tij të votimit në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Pasi ushtroi të drejtën e tij të votës, ai vlerësoi procesin e qetë të votimit, ndërsa theksoi faktin se deri më tani ka një pjesëmarrje të madhe votuesish.

“Është një ditë e qetë, normale. Gjërat janë në pikëpamje të pjesëmarrjes të plota”, tha Majko.

I pyetur  lidhur me zgjedhjet e para viteve 90 Majko u përgjigj: “Ata që kundërshtonin zgjedhjet para 1990 futeshin në burg”.

Ai theksoi se pas votimeve palët duhet të ulen përballë njëra – tjetrës për të biseduar dhe për të nisur një mënyrë tjetër të vepruari. “Shpresoj që pas kësaj date, duke nisur nga 1 korriku të gjithë të ulemi e të shikojmë një mënyrë tjetër për të vepruar përballë njëri tjetrit. Procesi më duket i qetë dhe normal”, tha Majko.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ty zoti Majko tani pas fitores se padiskutueshme te 30 qershorit te duhet te vihesh ne pune urgjent per implementimin e planit mafioz te Rilindjes per votimin e emigranteve!!
    Keshtu do ti sigurosh liderit global nje mandat te trete !!
    Per mandatin e katert te shohim !!
    Gjithe kreditet politike qe kishe nga koha qe ishe kryeminister te kane mbaruar,tani te mbetet te besh çfare te thote Edvin droga per me tutje.
    Mos harro se edhe Hitleri nuk erdhi dhe nuk ndejti i vetem ne pushtet por i rethuar me figura si ,,,,
    Ti je njeri prej tyre !
    Nuk e di si perballon takimet me socialistet e thjeshte jo ata te PPP-ve .zoti te ndihmofte !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *