A është Maria Liza e rrëmbyer në Kansas City në 2011?

editor

Maria, vajza bjonde e gjetur në një kamp romësh në Greqi mund të jetë një vajzë amerikane e zhdukur tre vjet më parë nga shtëpia e saj në Kansas City.

Daily Mail shkruan se prindërit e Lizës, të rrëmbyer në vitin 2011 vetëm disa muajsh, kanë kontaktuar me autoritetet greke pasi një artist arriti të vizatojë një portret se si mund të ishte Lisa sot.

Ngjashmëria mes foshnjes së humbur dhe fëmijës së gjendur në Greqi është e madhe dhe prindërit Jeremy Irwin dhe Deborah Bradley po kërkojnë që të verifikojnë shpresën e tyre për gjetjen e vajzës, e cila u mor nga shtëpia tre vjet më parë.

 

************

rom2

Policia greke është duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të identifikuar një vajzë 4 vjeçe, e cila është gjetur duke jetuar në një kamp të romëve, me njerëz që nuk janë familja e saj. Policia ka gjetur vajzën, e cila mban emrin Maria, gjatë një operacioni për zbulimin e lëndëve narkotike në kampin e romëve pranë qytetit Farsala.

Burri dhe gruaja rome, të cilët janë paraqitur si prindërit e saj, kanë dhënë dëshmi kundërthënëse. Në fillim, kanë thënë se janë prindërit e vërtetë të vajzës, por pas testit të ADN-së, i cili ka treguar mungesë të plotë të përputhshmërisë mes tyre dhe vajzës, ata kanë pranuar se nuk është fëmija i tyre, porse e kanë gjetur në një supermarket.

Çifti rom është arrestuar dhe mund të përballet me akuza penale. Vajza, ndërkaq, është vendosur në një qendër të kujdesit për fëmijë.

Policia ka shpërndarë foton e vogëlushes Maria dhe kërkon ndihmën e komunitetit për gjetjen e prindërve biologjikë të saj.

Share This Article
10 Comments
  • Pse s’i jane tiparet rome?!! Eshte njesoj sikur te gjendej nje femije bjond kokelaker ne fshatrat e Malesise se madhe dhe te huajt te thonin ” bah , s’ka tipare shqiptare”. Boll me klishera s’e nuk eshte e hijshme. lajmi se u be testi adn dhe nuk kombinon me prinderit eshte i mjaftueshem. Jua shkruaj kete si gazete se vete ne shqiptaret jemi viktima klisheshe ne europe (shqiptaret mafia keshtu e ashtu) dhe nuk na takon te vazhdojme paragjykime per te tjeret qofshin rome. nuk ka komunitet kriminogjen, ka njerez individe qe behen kriminele. GB

    • Po si jane romet pyet ti: Po te përgjigjem une: Me lekure te zeshket. Nuk ka rome bionde. Dhe natyrisht ky fakt e ka bere te dyshoje policine. Dhe sa per romet, kane histori ne shekuj per rrembim te femijeve qe i perdorin qe nga lypes, neper cirqe ( kur i kishin), etj. etj. Natyrisht dhe ata kane ndryshuar me civilizimin e Shoerise, por kuptohet se ke midis tyre( po ashtu si midis nesh e cdo populli tjeter) qe vazhdojne zanatet e vjetra.
      Sa per Shqipetaret, sidomos ata qe kane tendence te jene kriminele, i dalloj une nga larg, jo me europeanet. Dhe kur i them njerezve qe jam Shqipetar, habiten. E di pse, se nga lajmet dhe neper rruge njohin ate kategori qe krijon “trazira”. Ne qe jemi normale, punojme gjithe diten dhe nuk kemi kohe te vime verdalle, dhe fytyra dhe sjellja jone nuk na shpreh “idiotizmin” qe shprehin ata qe jane te implikuar me fushen e krimit.
      Hajt tung GB!

  • C’shikim i trishtuar!Të vret në zemër! Ajo di dicka vet, por nuk mundet sepse mosha,koshjenca fëminore e pengon!Vet sytë e saj flasin! Besoj se do t’i gjej prinderit e saj!ADN një arritje e madhe kontrolluese! Lexova se Nokia ka shpikur per internetin,gjetjen e ADN, kontrollin e semundjeve te zemrës, bile,bile po e them se gratë a burrat nuk do e tradhetojne dot me njeri tjetrin!Separi ka shpikje për kycjen seksuale, kodi PIN i të cilit drejtohet vetem nga partneri dhe me rjetin internet kuptohet kur tradhetohet!GPS tradmeton tradhëtinë nese seksualisht tradhetohet…i bie zile e kuqe bashkshortit,bashkshortes! Duhet bërë me parë ndarja,heqja e kodit PIN me dorzim dokumentesh dhe pastaj vjen liria seksuale! Shkenca triumfoi dhe ne bllokimin e seksit! Ka gjetur dhe ADN të kesaj vajze me sy tepër të trishte!Uroj të gjej familjen e vërtetë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *